Policia e Stambollit ka zbuluar së fundmi një magazinë, që përdorej për mbjelljen e kanabisit, nga “Eskobari shqiptarë”.
Operacioni në fjalë vjen pas disa ditësh hetim, ndërsa më parë autoritete turke sekuestruan 1.1 ton kanabis të trafikantit shqiptarë Met Kanani.
Sipas CNN turk pas thellimit te hetimeve policia gjeti gjithashtu magazinën e Kananit në Stamboll. Në të ishin të mbjella 218 rrënjë kanabis, ndërsa trafikantët kishin krijuar të gjitha kushtet për rritjen e lëndës narkotike.
Po ashtu autoritetet turke kanë arrestuar edhe dy persona të tjerë që kishin lidhje me Met Kananin.
Nuk përmendin emra, por shkruajnë se Met shqiptari (Met Kanani) ka lidhje të forta me politikanë të fuqishëm shqiptarë.