“Megalomania kriminale e një burreci që ka shkatërruar Durrësin 3 mijëvjeçar”, është fjalia e parë që shkruan ish-kryeministri Sali Berisha kur poston në “Facebook” një video e cila tregon situatën e përmbytjeve në Durrës.
Lideri historik i PD-së thekson me forcë se Durrësi përmbytet sepse kryetari i bashisë Vangjush Dako ndan paratë me bandat mafioze.
Në video tregohen pamjet e njerëzve që ecin në ujë i cili shkon deri në gju, por më pikante është video brenda një autobusi urban i cili është i mbushur totalisht me ujë.
Postimi i plotë i Sali Berishës
Megallomania kriminale e nje burreci qe ka shkaterruar Durresin 3 mijevjecar. Nje qytet qe permbytet sepse Dako ndan parate me bandat mafioze! sb