E martë, 7 Dhjetor, 2021
7.5 C
Tirana

Kukësi mposht Vllazninë mes polemikash, mbijetesa “bukuria” e Superiores (Video)

Vllaznia ka dalë pa pikë nga “Zeqir Ymeri”, pasi është mundur nga Kukësi me rezultatin e pastër 2-0. Një humbje që djeg shumë për shkodranët të cilët tashmë janë vetëm një pikë më shumë se Teuta e cila ndodhet në vendin e parafundit. Nuk ka shpëtuar pa polemika edhe kjo sfidë, ku momenti më i diktueshëm është momenti ku Alla bën një ndërhyrje të ashpër ndaj Sukajt në zonë, por që nuk akordohet asgjë nga arbitri. Shameti dhe Musolli, dy futbollistë me karakteristika të theksuara mbrojtëse, bënë “sulmuesin” në këtë takim, duke siguruar tri pikë të vyera për kampionët në fuqi.

Të dyja skuadrat luajnë në mbrojtje në fillim të takimit, pasi Vllaznia kërkon mbijetesën, ndërsa kampionët në fuqi nuk duan të lëshojnë vendin e dytë. Është Ylli Shameti i cili zhbllokon rezultatin pas një krosimi mjaft të mirë të Donjet Shkodrës, mbrojtësi gjirokastrit i vetëm përballë portierit Sherri e ka mjaft të lehtë ta dërgojë topin në rrjetë. Vllaznia detyrohet të shohë më shumë nga sulmi, madje në fund të pjesës së parë i afrohet barazimit me Sukajn, që përballë Frashërit nuk arrin ta dërgojë topin në rrjetë.

Rast tepër i dyshimtë në zonën e Kukësit në minutën e 63-të. Alla ndërhyn ndaj Sukajt në mënyrë të parregullt, por për Hamitin nuk kemi të bëjmë me 11-metërsh. Një episod që lë shumë vend për diskutim. Pas rastit të humbur nga Ribaj në të 67-ën, vjen goli i dytë i Kukësit, që shënohet pas një kundërsulmi të shpejtë nga kapiteni Musolli.

Xhevahir Sukaj nuk arrin të shënojë, por bëhet protagonist me një karton të kuq në fundin e takimit. Sulmuesi shkodran i rrëmben topin nga duart portierit Frashëri dhe kërkon të shënojë në minutën e 88’. Por arbitri Hamiti i tregon kartonin e dytë të verdhë për këtë veprim dhe e dërgon jashtë fushës akoma pa u mbyllur takimi. U mbyll 2-0 ky takim, që e kthen Vllazninë në një pozitë të vështirë, me vetëm një pikë më shumë se Teuta.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

“Njeriu njihet kur ceket interesi personal”, Basha flet për Berishën

“E vërteta është që kam patur një bashkëpunim shumë të ngushtë. Ne kemi patur një marrëdhënie shumë të ngushtë me njëri-tjetrin gjatë kohës që...

Clinton nderon kryeministrin Rama me çmimin “Vital Voices Global”

Kryeministri Edi Rama u nderua gjatë vizitës së tij në Nju Jork, me çmimin e “Inovatorit të nderuar global” nga organizata e themeluar nga...

Ukraina fuçi baruti

Perëndimi i forcon krahët Ukrainës. Për shkak të rritjes së tensioneve ushtarake me Rusinë, SHBA, Franca, Britania e Madhe, Italia dhe Gjermania kanë mbështetur...

Gjici shfrenon fantazinë: As Gjermania s’i ka bërë investimet që ka bërë Kukësi

Kryebashkiaku i Kukësit, Safet Gjici, ka surprizuar me deklaratën e tij publike, duke thënë se as Gjermania nuk i ka bërë investimet që ka...

Foltorja dhe Prefekti, nuk janë hallet e shqiptarëve

Nga: Artur Ajazi Në një kohë kur gjithë bota merret me problemet e pandemisë, apo rritjes së mirëqenies, zgjidhjen e krizave dhe shuarjen e vatrave...