Karabinieri ka shkatërruar një bandë e cila merrej me trafikimin e lëndëve narkotike. Në pranga janë vënë 11 persona, 2 prej të cilëve janë shqiptarë. Aksioni është zhvilluar në orët e para të mëngjesit të sotëm, ku shqiptarët e arrestuar janë identifikuar si Policia italiane ka arrestuar në orët e para të mëngjesit të sotëm një organizatë trafikantësh droge. Elio Cela 31 vjeç dhe Marigen Abdurramani 38 vjeç.
11 anëtarë të bandës janë arrestuar, 7 prej tyre në arrest me burg mes të cilëve dhe dy shqiptarët. ndërsa 4 të tjerë në arrest shtëpiak.
Akuza ndaj tyre është trafik droge e tipit kokainë, e marijaunë si dhe armëmbajtje pa leje.
Operacioni i koduar “Sta senz’ pensier” ka zbardhur se kjo organizatë trafikonte drogë në rajonet e Kampanjës, Abruzzo e Marke.
Gjatë operacionit janë sekeustruar 2 kg kokainë, 4 kg hashash, 1 kg marijaunë, disa gramë metanfetamina , 9 590 euro cesh, një pistoletë me numër kalibri të fshirë e 230 lumba të kalibrave të ndryshme.
Lënda narkotike trafikohej me automjete të vogla nga rajoni i Kampanjës në Abruzzo e Marke e më pas shpërndahej në lokalet e natës të frekuentuara sidomos nga të rinjtë.
Shqiptarët e arrestuar janë rezidentë në Itali. Marigen Abdurramani në komunë e Martinsicuro, në rajonin e Aruzzos, ndërsa Elio Cela në Grottammare në provincën e Ascoli Picenos në rajonin Marke.