Gjykata e Apelit të Durrësit la në “arrest me burg” Olesia Dukën, e cila akuzohet se ka përfituar shuma të mëdha monetare me anë të mashtrimit.
Apeli i Durrësit la në fuqi masën “arrest me burg” për Dukën duke mos pranuar apelimin, pasi është bërë nga person i pautorizuar, raporton ABCNews.
Olesia Duka, me profesion stomatologe u arrestua nga policia (në 25 Shkurt) se kishte mashtruar një biznesmen në Durrës, duke i marrë 900 mijë euro.
Stomatologia u denoncua në polici në 27 Janar nga biznesmeni me inicialet Idlir Hoxha, i cili pretendonte se ajo i kishte zhvatur paratë nëpërmjet mashtrimit.