Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria

Rama pezullon ligjin “7501” vetëm për pronat në bregdet, 12 bashki në ‘hall’

8 vjet ago
in Shqipëria, Të Gjitha
Qeveria miraton ndryshimin e pagës minimale

Kryeministri Edi Rama dje nga Elbasani njoftoi se qeveria do të pezullojë përkohësisht ligjin “7501”. Ky dendim i qeverisë u kundërshtua fort nga deputet dhe ish-ministra të opozitës duke e quajtur atë antikushtetues.

Ndërkohë sonte është zbardhur vendimi i Këshillit të Ministrave i cili thotë të pezullojë procedurën e kalimit në pronësi të tokës bujqësore të ish-ndërmarrjeve, të ndara me ligjin 7501, në 12 bashki të vendit.

E thënë më thjeshtë Qeveria do të bllokojë procesin e dhënies së tokave bujqësore për fermerët që i kanë ato në përdorim dhe kjo do të zbatohet kryesisht në zonat me përparësi zhvillimin turistik.

Nga ky vendim i qeverisë ato që do të prekën më shumtë, janë pronat të cilat ndodhen në zonat bregdetare dhe me përparësi zhvillimin turistik.

Këshillit të Ministrave ka vendosur që këto prona do të grupohen në një regjistër të posaçëm dhe do të shpronësohen me qëllim ofrimin e tyre ndaj investitorëve strategjikë. Nga vendimi do të preken qytetarët që presin të përfundojnë brenda vitit, plotësimin me tapi për pronat e ish-ndërmarrjeve bujqësore, ligj që është në fuqi deri në 31 dhjetor të vitit 2018.

Nga VKM-ja e publikuar sot, ky vendimi i pezullimit të procesit të ndarjes së tokave të ish-NB-ve do të zbatohet në Bashkinë Shkodër, Lezhë, Kurbin, Durrës, Kavajë, Rrogozhinë, Divjakë, Fier, Vlorë, Himarë, Sarandë dhe Konispol.

“Pezullimin e përkohshëm të vijimit të procedurave të kalimit në pronësi të përfituesve të tokës bujqësore të ish-ndërmarrjeve bujqësore dhe të regjistrimit të akteve të marrjes së tokës në pronësi, në zonën me rëndësi për fondin e mbështetjes së investimeve strategjike, sipas hartës bashkëlidhur këtij vendimi, publikuar edhe në Gjeoportalin Kombëtar, të administruar nga Autoriteti Shtetëror për Informacionin Gjeohapësinor (ASIG), deri në krijimin e Fondit të Pasurive të Paluajtshme për Mbështetjen e Investimeve Strategjike, sipas nenit 31, të ligjit nr.55/2015, “Për investimet strategjike në Republikën e Shqipërisë”, thekson pika e parë e vendimit të qeverisë.

Me këtë vendim, urdhërohen katër ministri që të marrin masa për të pezulluar procesin. “Ngarkohen Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Ministria e Financave dhe Ekonomisë, Ministria e Drejtësisë, Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, Zyra Qendrore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, zyrat vendore të regjistrimit të pasurive të paluajtshme dhe bashkitë Shkodër, Lezhë, Kurbin, Durrës, Kavajë, Rrogozhinë, Divjakë, Fier, Vlorë, Himarë, Sarandë dhe Konispol për zbatimin e këtij vendimi”, thekson VKM e qeverisë.

Disa javë më parë, Qeveria miratoi një tjetër vendim që shkon në favor të investitorëve strategjikë, kryesisht në zonat bregdetare. Qeveria miratoi një Task-Forcë, e cila do të evidentojë të gjitha pronat shtetërore, të cilat ndahen deri në 1.5 kilometra nga vija bregdetare dhe këto prona do të përdoren për të afruar investitorë strategjikë.VKM për pronat

VENDIM PËR PEZULLIMIN E PËRKOHSHËM TË PROCEDURAVE TË KALIMIT NË PRONËSI TË PËRFITUESVE TË TOKËS BUJQËSORE TË ISHNDËRMARRJEVE BUJQËSORE DHE TË REGJISTRIMIT TË AKTEVE TË MARRJES SË TOKËS NË PRONËSI, NË ZONËN ME RËNDËSI PËR FONDIN E MBËSHTETJES SË INVESTIMEVE STRATEGJIKE

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 7, të ligjit nr.171/2014, “Për përfundimin e procedurave ligjore të kalimit të tokës bujqësore të ish-ndërmarrjeve bujqësore në pronësi të përfituesve”, të ndryshuar, të nenit 9, të ligjit nr.9948, datë 7.7.2008, “Për shqyrtimin e vlefshmërisë ligjore të krijimit të titujve të pronësisë mbi tokën bujqësore”, të ndryshuar, të neneve 25 e 45, të ligjit nr.33/2012, “Për regjistrimin e pasurive të paluajtshme”, të ndryshuar dhe të neneve 27 e 31, të ligjit nr.55/2015, “Për investimet strategjike në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, të ministrit të Financave dhe Ekonomisë, ministrit të Drejtësisë dhe të ministrit të Turizmit dhe Mjedisit, Këshilli i Ministrave

VENDOSI:

  1. Pezullimin e përkohshëm të vijimit të procedurave të kalimit në pronësi të përfituesve të tokës bujqësore të ish-ndërmarrjeve bujqësore dhe të regjistrimit të akteve të marrjes së tokës në pronësi, në zonën me rëndësi për fondin e mbështetjes së investimeve strategjike, sipas hartës bashkëlidhur këtij vendimi, publikuar edhe në Gjeoportalin Kombëtar, të administruar nga Autoriteti Shtetëror për Informacionin Gjeohapësinor (ASIG), deri në krijimin e Fondit të Pasurive të Paluajtshme për Mbështetjen e Investimeve Strategjike, sipas nenit 31, të ligjit nr.55/2015, “Për investimet strategjike në Republikën e Shqipërisë”.
  2. Njësitë e vetëqeverisjes vendore, zyrat vendore të regjistrimit të pasurive të paluajtshme, territori administrativ i të cilave përfshihet në hartën e përmendur në pikën 1 të këtij vendimi, të pezullojnë procedurat e kalimit në pronësi të tokës së ish-ndërrmarrjeve bujqësore dhe të regjistrimit të akteve të marrjes së tokës, në zonën me rëndësi për fondin e mbështetjes së investimeve strategjike, pavarësisht nga faza procedurale, menjëherë me hyrjen në fuqi të këtij vendimi.
  3. Ngarkohen Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Ministria e Financave dhe Ekonomisë, Ministria e Drejtësisë, Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, Zyra Qendrore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, zyrat vendore të regjistrimit të pasurive të paluajtshme dhe bashkitë Shkodër, Lezhë, Kurbin, Durrës, Kavajë, Rrogozhinë, Divjakë, Fier, Vlorë, Himarë, Sarandë dhe Konispol për zbatimin e këtij vendimi.
Tags: 12 bashki7501bregdetligjinpezullonpronatramavetem

TË LIDHURA

SPAK lëshon 7 urdhër arreste, RENEA në kërkim të Ervis Matodoshajt! Çfarë po ndodh në Vlorë
Aktualitet

SPAK lëshon 7 urdhër arreste, RENEA në kërkim të Ervis Matodoshajt! Çfarë po ndodh në Vlorë

09:08 | 07/03/2026
RENEA “zbarkon” në Vlorë, dhjetëra efektivë aksion blic në zonën e Ujit të Ftohtë,
Aktualitet

RENEA “zbarkon” në Vlorë, dhjetëra efektivë aksion blic në zonën e Ujit të Ftohtë,

08:12 | 07/03/2026
Hoxha mbledh shtabin për Lindjen e Mesme: Prioritet siguria e shqiptarëve
Aktualitet

Hoxha mbledh shtabin për Lindjen e Mesme: Prioritet siguria e shqiptarëve

22:25 | 06/03/2026
Next Post
Financimet e paligjshme/Shkelja e ligjit dhe “loja e fshehur” e PD-së

Dokumenti/Shifra që ka deklaruar PD-ja në KQZ për lobimin në SHBA

Kalendar historik/Çfarë ka ndodhur më 15 Mars?

Kalendar historik/Çfarë ka ndodhur më 15 Mars?

Shtypi i ditës, 15 mars 2018

Shtypi i ditës, 15 mars 2018







JU REKOMANDOJMË

Irani: Goditëm me raketa zyrën e Netanyahut! Fati i Kryeministrit izraelit…

Irani: Goditëm me raketa zyrën e Netanyahut! Fati i Kryeministrit izraelit…

12:00 | 02/03/2026
Alarmi nga mediat azere: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

Alarmi nga mediat azere: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

20:13 | 02/03/2026
“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

19:05 | 04/03/2026
Rogerti bën deklaratën e papritur për Argjira Spancën, reagon kjo e fundit

Rogerti bën deklaratën e papritur për Argjira Spancën, reagon kjo e fundit

13:02 | 03/03/2026




TË FUNDIT

Irani kërkon falje, presidenti Pezeshkian: Nuk do të sulmojmë fqinjët, nëse nuk e bëjnë ata
Bota

Irani kërkon falje, presidenti Pezeshkian: Nuk do të sulmojmë fqinjët, nëse nuk e bëjnë ata

by mirseda
09:43 | 07/03/2026
0

Presidenti i Iranit, Masoud Pezeshkian, përmes një videomesazhi në televizionin shtetëror, theksoi se vendi i tij nuk...

SPAK lëshon 7 urdhër arreste, RENEA në kërkim të Ervis Matodoshajt! Çfarë po ndodh në Vlorë

SPAK lëshon 7 urdhër arreste, RENEA në kërkim të Ervis Matodoshajt! Çfarë po ndodh në Vlorë

09:08 | 07/03/2026
RENEA “zbarkon” në Vlorë, dhjetëra efektivë aksion blic në zonën e Ujit të Ftohtë,

RENEA “zbarkon” në Vlorë, dhjetëra efektivë aksion blic në zonën e Ujit të Ftohtë,

08:12 | 07/03/2026
Kaos në tregun e naftës: Çmimi në nivelin më të lartë të dy viteve

Kaos në tregun e naftës: Çmimi në nivelin më të lartë të dy viteve

22:46 | 06/03/2026
SHBA-të paralajmërojnë rritje të sulmeve ndaj Iranit, bëjnë gati bombarduesin më të madh amerikan

SHBA-të paralajmërojnë rritje të sulmeve ndaj Iranit, bëjnë gati bombarduesin më të madh amerikan

22:32 | 06/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com