Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

613 kg kokainë/Rama e Tahiri e njihnin dosjen e Çekajt, pse heshtën para 3 vitesh?!

8 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha
613 kg kokainë/Rama e Tahiri e njihnin dosjen e Çekajt, pse heshtën para 3 vitesh?!

Kapja e sasisë së kokainës duket se nuk është një rast krejtësisht i izoluar, pasi  edhe në të kaluarën kompania “Arbri Garden”, rezulton se ishte përfshirë në trafikun e kokainës.

Përfshirja e kompanisë  në trafikun e lëndëve narkotike, ishte e njohur edhe më parë, pasi konkretisht 3 vite më parë, Policia e Durrësit  kishte referuar materialet në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, në lidhje me sekuestrimin e 90 kg lëndë narkotike të llojit kokainë.

Ndërkohë kujtojmë se ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri dhe kryeministri Edi Rama kishin informacion për kompaninë në fjalë. Sekuestrimi i 613 kg kokainë, është konsideruar si aksioni më i madh dhe sasia më e madhe e kapur ndonjëherë nga policia.

Gjithashtu sa për aksionin dhe autorësinë e kapjes së drogës, është polemizuar dhe ka patur mospërputhje deklaratash në nivel politik.

“Drejtoria e Policisë Qarkut Durrës. Seksioni për narkotikët, me datë 21.12.2015, referoi materialet hetimore në Prokurorinë për Krime të Rënda Tiranë, për vlerësim, sepse më datë 23.11.2015, në Guayaquil, Ekuador, në një kontenier me banane, është sekuestruar 90 kg. lëndë narkotike e llojit Kokainë, të destinuara për në Shqipëri, për subjektin “Arbri Garden”, me adresë Maminas, Durrës, me pronar shtetasin Arbër Selim Çekaj, i datëlindjes 05.04.1980, banues në Tiranë”-shkruan Faktor.al.

Në Ministrinë e Brendshme, ka një dosje të posaçme për aktivitetin kriminal të Arbër Çekaj të përpiluara nga ish-drejtuesit e Policisë së Shtetit, jo vetëm komunikatat operative, por edhe dosje të posaçme të pasurive të këtij grupi. Kryeministri Rama, më saktë zyrës ZOS i është dërguar në 2015 i njëjti material.Krerët e shtetit, ish-ministri i Brendshëm Sajmir Tahiri dhe kryeministri Edi Rama kanë qenë në dijeni për akrivitetin kriminal të narkotrafikantit Arbër Çekaj.

Faktor.al ka prej ditës së ngjarjes që shkruan se ky person nuk është i panjohur për policinë e Shtetit dhe prokurorinë e Durrësit.  Arbër Çekaj prej më shumë se dy vjetësh është njeri me probleme me drejtësinë shqiptare. Ai njihej nga policia dhe prokuroria prej vitesh.

Burime për Faktor.al bëjnë me dije se, më datë 23.07.2016, Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Durrës hapi një hetim për shtetasin Arbër Selim Çekaj, i datëlindjes 05.04.1980, banues në Tiranë, me arsim 12 klasë, pasi në Maminas, qeni i tij raca “Kano Kors”, kafshoi shtetasin Reshat Zenel Metaliu, i datëlindjes 28.03.1962, banues në Maminas, me arsim 12 klasë, i cili pas mjekimit në spital u largua në banesë, raporton Faktor.al

Pronari i kompanisë “Arbri Garden” u shpall person në kërkim lidhur me sasinë rekord prej 614 kg kokainë me vlerë 180 milionë euro, që u sekuestrua mbrëmjen e 27 shkurtit në Durrës. Lënda narkotike hyri në Shqipëri për llogari të  kompanisë shqiptare, që merret me importin e frutave nga Amerika Latine. Ky biznes është në pronësi të Arbër Çekaj, personi ky që tashmë është shpallur në kërkim nga policia.

Tags: ÇekajdosjenheshtënkgkokainenjihninparapseramaTahirivitesh

TË LIDHURA

Përkeqësim i motit në Durrës, reshje intensive nga e premtja. SHMU bën thirrje për masa
Aktualitet

Përkeqësim i motit në Durrës, reshje intensive nga e premtja. SHMU bën thirrje për masa

21:47 | 05/02/2026
ARRSH: Qarkullimi në Qafë Thore i hapur, por rrezik nga ortekët
Aktualitet

ARRSH: Qarkullimi në Qafë Thore i hapur, por rrezik nga ortekët

21:15 | 05/02/2026
Vlorë, digjet një automjet në lëvizje te Uji i Ftohtë, bllokohet përkohësisht qarkullimi
Aktualitet

Vlorë, digjet një automjet në lëvizje te Uji i Ftohtë, bllokohet përkohësisht qarkullimi

20:45 | 05/02/2026
Next Post
Oblak dorëzohet para të majtës “magjike” të Messit (Video)

Oblak dorëzohet para të majtës “magjike” të Messit (Video)

Qeveria malazeze “harron” të investojë në Ulqin

Qeveria malazeze “harron” të investojë në Ulqin

Pse Prishtina nuk flet për njohjen e Kosovës nga Serbia?

Pse Prishtina nuk flet për njohjen e Kosovës nga Serbia?







JU REKOMANDOJMË

Sherr masiv në Tiranë, të rinjtë përplasen fizikisht me njëri-tjetrin

Sherr masiv në Tiranë, të rinjtë përplasen fizikisht me njëri-tjetrin

19:29 | 04/02/2026
Tragjedi! Tre motra u hodhën nga kati i nëntë i pallatit, më e vogla vetëm 12 vjeç

Tragjedi! Tre motra u hodhën nga kati i nëntë i pallatit, më e vogla vetëm 12 vjeç

09:25 | 05/02/2026
Negociatat në Abu Dhabi, Putin vendos kushtin e ri për paqen në Ukrainë: I japim fund luftës vetëm..

Negociatat në Abu Dhabi, Putin vendos kushtin e ri për paqen në Ukrainë: I japim fund luftës vetëm..

11:25 | 05/02/2026
Thellohet konflikti në Aeroportin e Vlorës/ Pacolli: Po më marrin duty free-t dhe shërbimet e tjera

Thellohet konflikti në Aeroportin e Vlorës/ Pacolli: Po më marrin duty free-t dhe shërbimet e tjera

21:38 | 02/02/2026




TË FUNDIT

Zelensky: Raundi i ardhshëm i bisedimeve të paqes Rusi-Ukrainë mund të mbahet në SHBA
Bota

Zelensky: Raundi i ardhshëm i bisedimeve të paqes Rusi-Ukrainë mund të mbahet në SHBA

by mirseda
22:51 | 05/02/2026
0

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka deklaruar se raundi i ardhshëm i bisedimeve të paqes me Rusinë...

‘Babi e dëboi mamin prej shtëpisë’/ DJ Gimbo i rrëfen Selinit për ndarjen e prindërve të tij

‘Babi e dëboi mamin prej shtëpisë’/ DJ Gimbo i rrëfen Selinit për ndarjen e prindërve të tij

21:53 | 05/02/2026
Përkeqësim i motit në Durrës, reshje intensive nga e premtja. SHMU bën thirrje për masa

Përkeqësim i motit në Durrës, reshje intensive nga e premtja. SHMU bën thirrje për masa

21:47 | 05/02/2026
Leonora Jakupi përballet me një incident serioz, hajdutët i futen në banesë

Leonora Jakupi përballet me një incident serioz, hajdutët i futen në banesë

21:40 | 05/02/2026
Selin flet për raportin me DJ Gimbon: Kur jam më të, jetoj!

Selin flet për raportin me DJ Gimbon: Kur jam më të, jetoj!

21:34 | 05/02/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com