Moderatori i njohur Arjan Çani në emisionin “Studio e Hapur” ka deklaruar se situata me ndryshimet e kufijve në Ballkan nuk është e rastësishme dhe pa asnjë qëllim. Ai deklaroi se një dorë e fshehtë po përgatit trazira të tmerrshme në rajonin e Ballkanit, ndërsa shtoi se kjo do të ndodhë shumë shpejt.
“Dua të projektoj një të ardhme që ndoshta s’është edhe aq e largët. Ca po ndodh, është rastësi që fiks në këtë moment po flitet për ndryshim kufijsh jo vetëm këtu, por gjithandej, Kosova, Serbi, Bosnja, Turqi”-tha ai.
Pyetja ime është a do ketë luftë në këtë vend?
Këto janë rastësi apo një dorë e padukshme që ne të gjithë e dimë se kush është, është duke gatuar një çorbë që një ditë të plase e të mos kemi sbpëtim asnjë. S’më duket rastësi që ky debat po bëhet në gjithë Ballkanin përreth. Atëherë ca po ndodh me Ballkanin?
Unë s’besoj shumë te rastësia kur ndodh në të njëjtën kohë. Unë se kam përgjigjen, kam thjesht dyshime. Përgatitemi për luftë? A do ketë një trazirë të tmerrshme në Ballkan apo duke e konsideruar thjesht një luftë për pushtet që bëjnë aktorët për vendet e tyre?”
Në të njëjtën linjë me Çanin ishte edhe publicisti Arjan Curi, i cili tha se janë fuqitë e mëdha që kanë interesa në rajonin e Ballkanit.
“Janë edhe shumë fuqi të mëdha që synojnë Ballkanin, SHBA, Turqi, bota ruse, ka një dorë që sikur i ndez, që ka një skenar. Janë 3 qytetërime të mëdha që përplasen”-deklaroi Curi.