Negociatat e Shqipërisë dhe Greqisë janë shoqëruar me diskutime të shumta, ndërsa ka patur edhe dyshime për tradhti kombëtare pasi ka munguar transparenca nga pala shqiptare.
Pas LSI-së edhe PD-ja ka reaguar në lidhje me plotfuqishmërinë e Presidentit të Republikës dhe drejtimin e negociatave me Greqinë. Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu, ka komentuar deklaratën e Ramës të bërë nga Prishtina për aktin e plotfuqishmërisë së presidentit Meta.
Shehu përmes një postimi në rrjetet sociale shkruan se Rama tenton të rregullojë marrëdhëniet që prishi për katër vite me Greqinë, ndërsa po kërcënon presidentin për aktin e dhënies së plotfuqishmërisë.
Postimi i plotë i ish-kryetarit te PD:
Z.Rama nga Prishtina na shpjegon pse i prishi per kater vite dhe pse po i “rregullon” sot maredheniet tona me Greqine; kjo mbasi dje “kercenoi” po prej aty Presidentin per aktin e Plotfuqishmerise!!Pyetja e pare eshte pse ky teatralitet rezervohet te behet nga Prishtina, kur festohet aty Pavaresia e Kosoves?
“Shpjegime” te tilla mund te beheshin ne Tirane, ne Kuvend, ne Komisionin e Jashtem etj, ne vende te pershtateshme per te tilla diskutime.Se dyti per here te pare ai pranon se me koshience e vullnet i perkeqesoi keto maredhenie strategjike per Shqiperine….per te “bere presion” mbi Greqine!!!!
Dhe tashti vendosi te rregulloje gjithecka…qe nga problemet iluzive te mbetura prej 1914-tes dhe deri te ato qe ai vete i krijoi qe nga 2010-ta!!
Rol te madh prej “Zoti te Plotfuqishem” po i jep vetes Z.Rama…duke imituar te tjere autokrate.Por dhe ketu gabon, per shume aresye dhe ne kete “terren” ai nuk mund te krahasohet as me autokratet e kaluar e as te sotmit te Lindjes…
Aq me pak me demokratet dhe Perendimoret kjo.Sidoqofte nqs e gjithe kjo “loje” nuk eshte nje “kakofoni” apo nje “cakordim” i ri mendimesh e idesh, dicka tjeter me e rrezikeshme fshihet nen ate!!