Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

VIDEO/Heroinë në kamion në Durrës, flet shoferi: Nuk kam dijeni…

8 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha
VIDEO/Heroinë në kamion në Durrës, flet shoferi: Nuk kam dijeni…

Policia ka bllokuar një sasi prej 11.4 kg heroinë në pikën kufitare të portit të Durrësit, e cila po tentohej të trafikohej drejt Italisë. Droga u zbulua në një kamion që priste të ngarkohej në tragetin e linjës Durrës-Ankona, ndërsa sinjalin e lëshoi fillimisht skaneri. Policia arrestoi në flagrancë drejtuesin e automjetit Bujar Shazivari, 63 vjeç, banues në Durrës, që dyshohet të jetë edhe poseduesi i heroinës. Sipas Policisë, gjetja e lëndës narkotike u bë gjatë kontrollit në vijë të dytë nga Policia Kufitare në kamionin me targa AA 943 OO, me destinacion qytetin e Firences në Itali.

Kamioni ishte ngarkuar me konfeksione, me rreth 15 koli me qese plastmasi, ndërsa sasia e heroinës ishte fshehur në kabinën e kamionit, konkretisht poshtë krevatit të shoferit, i cili përdoret nga drejtuesi i mjetit në raste pushimi, raporton Panorama.

“Me datë 11.02.2018, shërbimet e Policisë Kufitare të Portit Durrës, në vijim të kontrolleve intensive për parandalimin dhe goditjen e trafikut të lëndëve narkotike, si dhe bazuar në informacionet e marra në rrugë operative në bashkëpunim me agjencitë e tjera ligjzbatuese, gjatë kontrollit në vijën e dytë të kamionëve rezultoi se: Në kabinën e kamionit “MAN”, me targë AA 943 OO, nën krevatin e shoferit në një vend të fshehtë, pas kontrollit të imtësishëm me qenin antidrogë dhe fibroskop, u gjetën disa pako me lëndë të dyshuar heroinë. Kamioni drejtohej nga shtetasi Bujar Shazivari, 63 vjeç, banues në Durrës”, sqaruan burime nga Policia e Durrësit.

Sipas bluve, nga kontrolli i imtësishëm u gjetën 10 pako të mëdha dhe një pako e vogël, ku brenda tyre kishte lëndë narkotike e dyshuar heroinë, e cila është sekuestruar në cilësinë e provës materiale dhe më pas u krye peshimi i plotë i saj.

Kamioni me ngarkesë 15 koli me qese plastmasi, sipas të dhënave, kishte destinacion Firencen në Itali. Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje, identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë trafik. Njëkohësisht, është shkëmbyer informacion në kohë reale me homologët italianë për të zhvilluar hetime të përbashkëta në lidhje me këtë rast. Agjentët e Antidrogës, të pozicionuar me detyrë në portin e Durrësit, kishin siguruar informacione në rrugë operative për tentativën e trafikimit të lëndës narkotike nga Shqipëria drejt Italisë dhe në momentin që kamioni ka kaluar për kontroll në vijën e dytë të sigurisë, urdhëruan drejtuesin të futej në zonën e kontrollit për verifikim të imtësishëm, që do të kryhej edhe me ndihmën e qenit antidrogë.

Falë këtij të fundit, u zbulua lënda narkotike që ishte fshehur shumë mirë në një pozicion të vështirë për t’u pikasur nga Policia dhe strukturat e tjera ligjzbatuese në Pikën Kufitare. Drejtuesi i kamionit ka mohuar të kishte lidhje me lëndën narkotike, duke theksuar se ishte vetëm shofer dhe puna e tij ishte të drejtonte kamionin drejt destinacionit të parashikuar, pra në qytetin e Firences.

“Nuk kam asnjë lidhje me lëndën narkotike. Detyra e shoferit është të drejtojë kamionin drejt destinacionit. Shoferi e merr të plumbosur kamionin, s’ka lidhje fare me ngarkesën”, mësohet të jetë shprehur fillimisht 63- vjeçari durrsak në momentin e zbulimit të lëndës narkotike, ndërsa është shoqëruar për t’u marrë sërish në pyetje në komisariatin e Policisë së Durrësit, me qëllim zbardhjen e plotë të kësaj tentative të trafikimit ndërkombëtar të lëndëve narkotike. Ndërkohë, Policia ka sekuestruar telefonat e tij celularë dhe po verifikon thirrjet telefonike dhe sms-të e nisura dhe të pritura nga këta aparate telefoni që dispononte shoferi, Bujar Shazivari.

Tags: fletheroinenë Durrësnë kamionNuk kam dijenishoferi

TË LIDHURA

Seanca për Ballukun, socialistët i paraprijnë me mbledhje grupi në Parlament
Politikë

Seanca për Ballukun, socialistët i paraprijnë me mbledhje grupi në Parlament

22:05 | 11/03/2026
Protesta e opozitës: Parlamenti blindohen me gardh metalik
Aktualitet

Protesta e opozitës: Parlamenti blindohen me gardh metalik

20:53 | 11/03/2026
Skandal ushqimor në Tiranë: Bllokohen 738 kg pulë dhe 329 kg djathë
Aktualitet

Skandal ushqimor në Tiranë: Bllokohen 738 kg pulë dhe 329 kg djathë

20:21 | 11/03/2026
Next Post
Nëna e 2 fëmijëve vdes nga gripi, refuzoi të mjekohej

Nëna e 2 fëmijëve vdes nga gripi, refuzoi të mjekohej

Basha: Gjendja e arsimit, kulturës dhe drejtësisë; fajin e ka Rama!

Basha: Gjendja e arsimit, kulturës dhe drejtësisë; fajin e ka Rama!

Foto/Viktimat e tragjedisë ajrore ruse, mes tyre fëmijë dhe të rinj

Foto/Viktimat e tragjedisë ajrore ruse, mes tyre fëmijë dhe të rinj







JU REKOMANDOJMË

Donald Trump nuk ndalet: Pas Iranit, radhën e ka…

Donald Trump nuk ndalet: Pas Iranit, radhën e ka…

11:27 | 06/03/2026
Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

18:19 | 07/03/2026
Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

18:04 | 07/03/2026
Vritet 57-vjeçari në Krujë

Qëlloi veten me armë zjarri, vdes 47-vjeçari në Tiranë

22:14 | 09/03/2026




TË FUNDIT

Izraeli: Kemi filluar sulme në shkallë të gjerë në periferi të Bejrutit
Bota

Izraeli: Kemi filluar sulme në shkallë të gjerë në periferi të Bejrutit

by mirseda
22:46 | 11/03/2026
0

Izraeli njoftoi këtë të mërkurë në mbrëmje se ka filluar një valë sulmesh në shkallë të gjerë...

Gjendet në Dresden një bombë 250 kg nga Lufta e Dytë Botërore, evakuohen rreth 18 mijë banorë

Gjendet në Dresden një bombë 250 kg nga Lufta e Dytë Botërore, evakuohen rreth 18 mijë banorë

22:17 | 11/03/2026
Seanca për Ballukun, socialistët i paraprijnë me mbledhje grupi në Parlament

Seanca për Ballukun, socialistët i paraprijnë me mbledhje grupi në Parlament

22:05 | 11/03/2026
BE ndan 100 milionë euro ndihmë humanitare për Libanin

BE ndan 100 milionë euro ndihmë humanitare për Libanin

22:05 | 11/03/2026
Iftar masiv i shqiptarëve në Turqi me 4500 persona

Iftar masiv i shqiptarëve në Turqi me 4500 persona

21:57 | 11/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com