Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria

Vdekja e djalit të Tinka Kurtit, deputetja: Çdo shqiptar duhet t’i kthejë aktores…

8 vjet ago
in Shqipëria, Të Gjitha
Vdekja e djalit të Tinka Kurtit, deputetja: Çdo shqiptar duhet t’i kthejë aktores…

Deputetja e PD, Grida Duma ka reaguar përmes një statusi në Facebook për vdekjen e djalit të vetëm të aktores Tinka Kurti në Kanada për shkaqe natyrale. Deputetja thotë se Tinka Kurti është aktorja epike e roleve të nënës dhe na ka dhënë të gjithëve një pjesë të botës tonë të shpirtit.

“Është momenti kur çdo shqiptar duhet t’i kthejë Tinkës atë që ajo i ka dhënë, duke ndaluar një çast, duke u lutur a menduar secili në mënyrën e vet që kjo grua, sot e përkulur nga dhimbja, të përballojë humbjen më të madhe në këtë jetë”– thotë ndër të tjera Grida Duma.

Statusi i plotë:

“Yjet e netëve të gjata” është filmi prej të cilit shumë prej nesh kujton Nënë Pashakon. Për këdo që është rritur me kinematografinë shqiptare, filmi i pashlyeshëm për madhësinë e dhimbjes së një nëne e cila mohon të birin e vdekur për të mbrojtur idealen e një kombi, shfaqet me pamjen e të madhes Tinka Kurti.
Shkruhet që fati i njerëzve si Kurti shkrihet me veprën e tyre.
Kur rikthehesh në rolet e Tinkës e të duket se jo rrallë ajo ka vënë në skenë fatin e jetës së saj. Tek mjeshtrat ndodh që fati i jetës reale herë i pararend në vepër, e herë ua ndjek veprën nga pas.
Kur ajo shfaqej, në kinema apo teatër, roli bëhej qendror sic ndodh me cdo aktor të madh që s’ka dritëhije kohe, veç pauzë madhështie për këdo që e sheh.
Pak kohë më parë takova Tinkën bashkë me Margarita Xhepën, shkëmbyem më shumë se fjalë, nënkuptime të brendshme për thuajse gjithçka. Mendova më pas për një tjetër bekim të tyre, që këto dy gra të mëdha, aktore të mëdha, kishin një miqësi të madhe dhe ndanin me njera-tjetrën problemet e veta.
Jam e bindur që miqtë e shumtë të Tinka Kurtit janë pranë saj në këto momente humbjeje të madhe.
Nuk di sa mundet një nënë, sa mundet edhe një grua e madhe si Tinka, të gjejë ndonjë shkëndijë dritë në këto momente terri. Asnjë nënë nuk pranon të ikë para fëmijës nga kjo jetë. Asnjë nënë, e jo më një grua që ka dhënë ndjenja sa për një komb.
Dyzet e shtatë vite e ndoshta të gjitha vitet më pas, miliona shqiptarë kanë ndjerë madhështinë e dhimbjes së “nënë Pashakos” ndërsa përhumbej duke shikuar yjet në errësirën e netëve pasi i biri i personazhit dergjej i vrarë. Në ato kohëra regjia s’mund të lejonte të imagjinohej a lutej drejt qiellit një Nënë Pashako.
Tinka Kurti ka humbur djalin e vetëm.
Kjo grua e madhe, kjo aktore epike e roleve të nënës, na ka dhënë të gjithëve një pjesë të botës tonë të shpirtit. Është momenti kur çdo shqiptar duhet t’i kthejë Tinkës atë që ajo i ka dhënë, duke ndaluar një çast, duke u lutur a menduar secili në mënyrën e vet që kjo grua, sot e përkulur nga dhimbja, të përballojë humbjen më të madhe në këtë jetë.

 

Tags: aktoresdeputetjadjalitduhetkthejëshqiptarTinka Kurtitvdekja

TË LIDHURA

Zjarr i madh në tregun e “5 Majit”, digjen mbi 50 magazina
Aktualitet

Zjarr i madh në tregun e “5 Majit”, digjen mbi 50 magazina

22:06 | 08/01/2026
Zjarri shkatërron tregun “5 Maji”, ushtria në vendngjarje
Aktualitet

Zjarri shkatërron tregun “5 Maji”, ushtria në vendngjarje

21:45 | 08/01/2026
Flakët përfshijnë magazinat e tregut të rrobave në Tiranë; rritet perimetri i sigurisë
Aktualitet

Flakët përfshijnë magazinat e tregut të rrobave në Tiranë; rritet perimetri i sigurisë

21:20 | 08/01/2026
Next Post
Frikë për hetimet e rrugës Tiranë-Elbasan? Haxhinasto: I gatshëm të verifikohem

Frikë për hetimet e rrugës Tiranë-Elbasan? Haxhinasto: I gatshëm të verifikohem

Spaho flet me emra: Do ketë luftë në Kuvend! Dy gra prishën provat për Tahirin

Spaho flet me emra: Do ketë luftë në Kuvend! Dy gra prishën provat për Tahirin

Detaji/Ja kriteri që nuk përmbush Veliu si Drejtor i Policisë së Shtetit

“Emërimi i Ardi Veliut me shkelje të rënda, u shpërblye nga Xhafaj dhe Rama për shërbimet”







JU REKOMANDOJMË

Doktor Edi Tushe jep këshillat e tij për ushqimin e të sapolindurve

Doktor Edi Tushe jep këshillat e tij për ushqimin e të sapolindurve

16:59 | 20/03/2021
Reshjet e dendura në Kukës/ Përmbyten rrugë dhe lagje në qytet, banorët të izoluar

Reshjet e dendura në Kukës/ Përmbyten rrugë dhe lagje në qytet, banorët të izoluar

09:08 | 06/01/2026
Trump: Rusia dhe Kina kanë frikë nga SHBA-të; Amerika do të jetë gjithmonë me NATO-n

Trump: Rusia dhe Kina kanë frikë nga SHBA-të; Amerika do të jetë gjithmonë me NATO-n

16:20 | 07/01/2026
“Mashkull pervers, zhigolo”, babai i Selinës ‘shpërthen’ ndaj Mirit: Nuk dua t’i…

“Mashkull pervers, zhigolo”, babai i Selinës ‘shpërthen’ ndaj Mirit: Nuk dua t’i…

14:45 | 08/01/2026




TË FUNDIT

Zjarr i madh në tregun e “5 Majit”, digjen mbi 50 magazina
Aktualitet

Zjarr i madh në tregun e “5 Majit”, digjen mbi 50 magazina

by mirseda
22:06 | 08/01/2026
0

Zjarr apokaliptik duket ky që ka përfshirë mbrëmjen e sotme mbi 50 magazina që tregtojnë veshje në...

Zjarri shkatërron tregun “5 Maji”, ushtria në vendngjarje

Zjarri shkatërron tregun “5 Maji”, ushtria në vendngjarje

21:45 | 08/01/2026
Flakët përfshijnë magazinat e tregut të rrobave në Tiranë; rritet perimetri i sigurisë

Flakët përfshijnë magazinat e tregut të rrobave në Tiranë; rritet perimetri i sigurisë

21:20 | 08/01/2026
Lotët e Mateos prekën publikun: Historia e dhimbshme pas shpërthimit emocional në Big

Lotët e Mateos prekën publikun: Historia e dhimbshme pas shpërthimit emocional në Big

21:04 | 08/01/2026
Zjarr i madh në një fabrikë në Gjakovë, dëme të konsiderueshme materiale

Zjarr i madh në një fabrikë në Gjakovë, dëme të konsiderueshme materiale

20:59 | 08/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com