Një shqiptar në Australi, është falënderuar për gjestin e tij. Mediat e huaja shkruajnë se ai ka gjetur çante me 6 mije dollarë, të cilën një grua pensioniste e harroi në tren, në të cilin po udhëtonte edhe shqiptari Adem Gashi.Gruaja mësohet se kishte tërhequr nga llogaria shumën, e kishte futur në çante dhe do të shkonte të paguante për varrin e të shoqit të ndjerë. Por teksa ka zbritur e ka harruar.
Gashi e ka parë, e ka marre çantën dhe ka vendosur të ndjeke gruan 72 vjeçare për t’ia dorëzuar. Ai gjeti adresën e zonjës dhe ia ktheu, ajo u befasua, pasi nuk mendonte se do ti gjente me kurrë paratë e saj.
Ai ka treguar se: “Në mëngjes, duke udhëtuar me tren kam gjetur një çantë me 6250 $. Pastaj kam kontaktuar me televizionin “Channel 7″ dhe së bashku me ta kemi gjetur adresën e asaj gruas, së cilës i kishte humbur çanta dhe ia kam kthyer çantën me gjithë paratë”-thotë ai.