Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur pamje magjepsëse nga Divjaka për të uruar gjithë ndjekësit e tij në “Facebook”, për një ditë të mbarë.
“MIRËMËNGJES ?dhe me këto pamje marramendëse të albumit të udhëtimit në linjën e sapokrijuar të varkave në Parkun Kombëtar të Divjakës, ju uroj një ditë të mbarë ???”, shkruan Rama, teksa poston edhe një galeri fotosh me pamje që do t’u befasojnë.
Por, komentuesit, nuk i ndahen, duke i kujtuar marrëveshjen për detin dhe e pyesin sërish të sqaroje se çfarë u bë me të. Dikush tjetër, pasi sheh fotot, i shkruan “jepja edhe këtë grekut”.