Ministri i Brendshëm ka habitur mbrëmë në emisionin “Studio e Hapur”, teksa deklaroi se fundi i tij politik do të ishte Reforma në Drejtësi. Jo vetëm kaq, por Fatmir Xhafaj nuk ngurroi ta pranojë publikisht se ishte fati i keq që e kishte sjellë në atë post, ndërsa u rrëfye shpesh kishte debate me familjen për këtë gjë.
“Besoj dhe kam informacion kur e nisa reformën. Unë them kini durim. Kjo është e treta e vërteta. Këto do t’i shihni ndoshta në ditët në vijim. Se di kur do të nisë gjykimi. S’e kisha menduar që do bëhesha ministër i Brendshëm dhe do punoja me policinë. Kisha vendosur dhe i kisha dhënë familjes time se s’do të punoja këtu. Fati i keq më solli këtu. Për mua dhe për familjen time nuk ishte dëshirë. Askush s’të merr me zor, por rrethanat të bëjnë që të pranosh. Unë doja ta mbyllja me Reformën në drejtësi”, tha Xhafaj.
Vasili: Cilat ishin rrethanat?
Ky është diskutim i madh. Me familjen vazhdon ky diskutimi. Më kërkojnë që të largohem nga politika pasi besoj se gjithkush hyn në….unë si e shoh, në politikë hyn për të bërë një shërbim. Kam bërë mjaftueshëm për politikën.