Para ditës së dytë të takimit mes ministrit të Jashtëm, Ditmir Bushati me homologun grek, Kotizas, para hotelit ku qëndron diplomati greke janë mbledhur në protestë, Shoqëria Civile dhe familjarët e Pëllumb Marnikollajt, i riu qe vdiq në një komisariat në Greqi në 2016.
Me pankarta në duar ata bëjnë thirrje dhe kërkojnë hetim për rastin në fjalë, për zbardhjen e ngjarjes dhe nxjerrjen e përgjegjësve para drejtësisë.
Kujtojmë se 29-vjeçari Pëllumb Marnikollaj ndërroi jetë në gushtin e dy viteve me parë teksa ishte ne komisariatin e policisë “Kato Patisia” në Athinë.
Trupi i tij ishte me shenja dhe fraktura dhe familja bëri akuza të forta për vrasje duke kërkuar drejtësi.
Një ditë më parë, Ministri i Jashtëm Nikos Kotzias u takua me monistin tonë, Bushati, pikërisht në Korçë, ne vijim të takimeve për zgjidhjen e problemeve qe ka ende mes dy vendeve.