Tre persona janë dënuar nën akuzën e vrasjes, pas një procesi gjyqësor që nisi pas vdekjes së një shqiptari teksa ishte në punë e sipër.
Bëhet fjalë për vdekjen tragjike në punë të shqiptarit Mustafa Meco, i cili humbi jetën në një kantier, kur në mënyrë të papritur një mur u shkëput dhe e zuri poshtë, shkruan larena.it.
Ngjarja ka ndodhur në vitin 2008 dhe që prej asaj kohe familja nisi betejën ligjore. Shqiptari me grua dhe fëmijët jetonte në mënyrë të ligjshme në Zero Branco.
Gjykata ka dënuar tre përgjegjës të kantierit dhe të firmës, ata janë A.V. nga Padova, A.P. nga Martellago dhe F.R. nga Treviso.
Ndërkohë që gjykata vendosi dëmshpërblim për familjen. 50 mijë euro u vendos për bashkëshorten dhe nga 25 mijë euro për dy fëmijët.