Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

Mjekësia shqiptare po vdes; Të rinjtë arratisen drejt Gjermanisë

8 vjet ago
in Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha
Mjekësia shqiptare po vdes; Të rinjtë arratisen drejt Gjermanisë

Gjermania vendi më i preferuar për rininë e Shqipërisë të diplomuar në mjekësi. Ambasada gjermane në Tiranë ka dhënë gjatë vitit 2017 viza pune për 3.500 qytetarë nga Shqipëria. Në Qendrën Goethe të gjermanishtes në Tiranë, partnere e Institutit Goethe, është rritur me ritme të shpejta kërkesa për të mësuar gjuhën gjermane. Drejtorja e kësaj qendre Petra Behlke-Campos thotë për DË se numri i kursantëve është dyfishuar që nga viti 2013 , kurse numri i pjesëmarrësve në provime është trefishuar.Ligji gjerman, që hyri në fuqi në janar të vitit 2016, sipas të cilit qytetarët e vendeve të Ballkanit Perëndimor, mund të marrin leje qëndrimi për të punuar dhe jetuar legalisht në Gjermani, nëse kanë një kontratë pune me nje kompani private apo strukturë publike hapi mundësi të mëdha për të emigruar në Gjermani.

Kurse gjermanishteje për mjekë

Efekti i tij i menjëhershëm është rritja e jashtëzakonshme e kërkesave për të mësuar gjemanishten si një parakusht për të siguruar një  kontratë pune. Burime zyrtare nga Ambasada gjermane në Tiranë pohojnë për DË se gjatë vitit 2017 kjo ambasadë ka dhënë viza pune për 3.500 qytetarë nga Shqipëria. Ligji i sipërpërmendur i shoqëruar me njoftime në mediat gjermane për  vende të lira pune, sidomos për mjekë dhe infermierë, po ushqejnë tek rinia shqiptare e diplomuar në mjekësi dëshirën për të emigruar dhe punuar në Gjermani- shkruan Deutche Welle.Gjermania – vendi i preferuar për emigrim të ligjshëm  

Në kursin e gjermanishtes të nivelit C në Qendrën Goethe në Tiranë po zhvillohen orët e fundit të mësimit për 2017-ën. Në  janar pjesëmarrësit në këtë kurs do të japin provimin. Kush e merr do të pajiset me diplomën e gjuhës, që njihet edhe në Gjermani. Kush kërkon të emigrojë dhe përpiqet për një kontratë pune ka me këtë diplomë në dorë një armë të mirë. Në këtë kurs bisedoj me tre vetë të dipolomuar në Tiranë. Të ndryshëm, por me ëndrrën e përbashkët për të emigruar dhe punuar në mënyrë legale në Gjermani. 

Nëse më shkon mbarë …

Aurora Likani është nga Fieri dhe po specializohet si mjeke për analizat klinike-biokimike në Laboratorin e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë. Për specializimin dyvjecar ajo paguan rreth 1000 euro në vit.

“Dua të shkoj në Gjermani sapo të marr diplomën si mjeke specialiste laboratori. Laboratori ku bëj specializimin i është dhënë vitin e kaluar një kompanie private me koncesion, e cila ofron shërbimin me fondet shtetërore, fondet publike dhe ka akses të plotë tek aparaturat dhe personeli mjekësor.

Aurora Likani

Për fat të keq, ajo që ndodh në këtë laborator është përdorimi i kiteve me cilësi të ulët për të bërë analizat, pasi kështu kompania nuk harxhon shumë para nga fondet e marra prej shtetit dhe i ngelet më shumë fitim. Por ka analiza që kërkojnë kite me cilësi të lartë. Nëse kundërshton, kompania të pushon nga puna dhe specializimi ndërpritet. Kjo më ka demotivuar shumë dhe është bërë shkas që të mendoj për të emigruar në Gjermani dhe për të kërkuar një kontratë pune në një strukturë shëndetësore gjermane. Nëse më shkon mbarë do të marr edhe familjen time, prindërit dhe vëllain dhe nuk do të kthehem në Shqipëri. Nëse nuk më shkon, mbarë do të kthehm dhe me dijet e përvojën e fituar dhe do të ngre një laborator analizash bio-kimike” tregon Aurora planet e saj.Dua të kontriboj për vendin tim

Ndryshe nga ajo është projektuar Romina Berellari nga Tirana.  Ajo është diplomuar në mjekësi në Universitetin Katolik italian „Zoja e Këshillit të Mirë”, diploma e të cilit njihet në Itali dhe në të gjitha vendet anëtare të BE-së. ” Kam bërë specializim në Itali por nuk kam mbetur e kënaqur.

Romina BerellariTeknologjia është më e përparuar se në Shqipëri por mjeku specializant ngarkohet edhe me përgjegjësi të tjera dhe ka pagën shumë të ulët, 1.200 euro. Dua të shkoj në Gjermani dhe të specializohem për mjeke dermatologe ose kirurge. Familja do të më mbështesë financiarisht. Pasi të specializohem dua të kthehem në Shqipëri, të kontriboj këtu, në vendin tim”.

Në Gjermani në mënyrë të ligjshme

Edhe Johan Haviari nga Tirana është diplomuar në Universitetin Katolik „Zoja e Këshillit të Mirë” dhe ka studiuar atje për 6 vjet. “Prindërit e mi kanë bërë një sakrificë të jashtëzakonshme duke paguar një tarifë prej 4. 500 eurosh për çdo vit akademik. Kur isha student vajta tre muaj në  Këln dhe më pëlqeu shumë mjedisi i punës dhe sjellja e mjekëve. Pres të jap provimin e gjuhës në janar dhe të aplikoj për të bërë specializimin në kirurgji të përgjithshme në Këln. Për mua sistemi shëndetësor në Shqipëri është i pareformuar.

Johan HaviariNëse bën specializim duhet të punosh 10 orë në ditë, edhe të shtunave, me një page prej 270 euro në muaj, të paguash edhe 1000 euro në vit tarifë për specializimin. Pas specializimit, Ministria e Shëndetësisë, të cakton vendin e punës. Nëse nuk shkon, të hedhin në gjyq. Funksionon ende nepotizmi, lidhjet familiatre dhe miqësore, gjë që është një problem i madh.  E kam vendosur të shkoj në Gjermani dhe të specializohem për kirurgji të përgjithshme. Dua të jetoj dhe punoj në Gjermani në mënyrë të ligjshme. Në Shqipëri ndofta kthehem pas 20 vitesh, ndofta jo” – thotë Johani.

Dukuri pozitive?

Qeveria e Tiranës e konsideron dukuri pozitive emigrimin e ligjshëm të rinisë së shkolluar në universitetet vendase. Dija dhe përvoja e tyre në vende në avanguardë si Gjermania i vlen zhvillimit të vendit, nëse një pjesë e tyre do të kthehet. Nga ana tjetër ky emigrim frenon emigrimn e parregullt dhe azil kërkimin, që mbetet ende problem.

Tags: arratisënGjermaniamjekesiashqiperiaStudentëttë rinjtë

TË LIDHURA

Kush e shpiku lajmin se kryebashkiaku u infektua me SIDA? Flet avokati i Flamur Golemit
Aktualitet

Kush e shpiku lajmin se kryebashkiaku u infektua me SIDA? Flet avokati i Flamur Golemit

21:29 | 20/04/2026
Prokurorët dhe hetuesit e SPAK takim zyrtar në Departamentin e Drejtësisë në SHBA
Aktualitet

Prokurorët dhe hetuesit e SPAK takim zyrtar në Departamentin e Drejtësisë në SHBA

21:22 | 20/04/2026
Peshkopi, u tërhoq 500 metra zvarrë nga kali, humb jetën 67-vjeçari
Aktualitet

Peshkopi, u tërhoq 500 metra zvarrë nga kali, humb jetën 67-vjeçari

21:18 | 20/04/2026
Next Post
Shkon për Vitin e Ri te vëllezërit, 53-vjeçari i jep fund jetës me fotoksinë

Shkon për Vitin e Ri te vëllezërit, 53-vjeçari i jep fund jetës me fotoksinë

Marijuana, biznesi i ri i Mike Tyson

Marijuana, biznesi i ri i Mike Tyson

Kosovë/Lufta ka mbaruar, qytetarët jetojnë të “mbuluar” nga armët

Kosovë/Lufta ka mbaruar, qytetarët jetojnë të “mbuluar” nga armët







JU REKOMANDOJMË

”Ka bërë s*ks me konkurrentët”- Arjan Konomi e demaskoi? Shqipe Hysenaj: Ta di atë sekretin e vogël

”Ka bërë s*ks me konkurrentët”- Arjan Konomi e demaskoi? Shqipe Hysenaj: Ta di atë sekretin e vogël

21:54 | 18/04/2026
Pamje dramatike nga zjarri në Tiranë, nëna largohet nga flakët me foshnjen në duar

Pamje dramatike nga zjarri në Tiranë, nëna largohet nga flakët me foshnjen në duar

17:32 | 14/04/2026
Sherr i madh në studio/ Grida Duma nxjerr nga studio Alfred Lelën: Gishtin fute ku të duash

Sherr i madh në studio/ Grida Duma nxjerr nga studio Alfred Lelën: Gishtin fute ku të duash

22:18 | 16/04/2026
Rëndohet bilanci në Rrugën e Kombit: Shkon në dy numri i viktimave, disa të plagosur

Rëndohet bilanci në Rrugën e Kombit: Shkon në dy numri i viktimave, disa të plagosur

16:27 | 17/04/2026




TË FUNDIT

Sara Hoxha për Ledion Liçon: “Është fituesi i çdo sezoni të Big Brother-it”
Showbizz

Sara Hoxha për Ledion Liçon: “Është fituesi i çdo sezoni të Big Brother-it”

by mirseda
23:53 | 20/04/2026
0

Në festën e organizuar nga Top Channel pas përfundimit të "Big Brother VIP 5", Sara Hoxha, drejtuesja...

Argjira largohet nga “She’s On Top”, ja kush e zëvendëson…

Argjira largohet nga “She’s On Top”, ja kush e zëvendëson…

21:52 | 20/04/2026
Kush e shpiku lajmin se kryebashkiaku u infektua me SIDA? Flet avokati i Flamur Golemit

Kush e shpiku lajmin se kryebashkiaku u infektua me SIDA? Flet avokati i Flamur Golemit

21:29 | 20/04/2026
Kupa e Shqipërisë, katër skuadra synojnë finalen e madhe

Kupa e Shqipërisë, katër skuadra synojnë finalen e madhe

21:27 | 20/04/2026
“Kjo nuk është lojë”, Magyar thirrje Zelenskyt: Tubacioni Druzhba duhet të hapet

“Kjo nuk është lojë”, Magyar thirrje Zelenskyt: Tubacioni Druzhba duhet të hapet

21:24 | 20/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com