Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Vetëm Berisha e hedh në rrugë Edi Ramën

8 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha
Makijazhi politik që fsheh mafien e pronave

Nga Andi Bushati/Lulzim Bashës nuk i kanë mbetur shumë rrugëzgjidhje në qorsokakun ku është futur. Megjithëse po sillet sikur ka në duar disa opsione për të ndërmarrë betejën radikale që ka shpallur për fillimin e vitit të ardhshëm, ai është i dënuar të ndjekë vetëm një linjë, atë të vetë sakrifikimit. 

Nga tre skenarët që kreu i PD-së i ka shpalosur popullit demokrat, as ai i betejës desktruktive në parlament dhe ai ai i bojkotit të përkohshëm, nuk do të kenë efekt.

Të dyja këto variante të bejejës radikale PD i ka përdorur edhe gjatë mandatit të parë të Edi Ramës dhe në fund pati rrezultatin që dihet.

Përballë këtij pushteti që ka bërë për vete të gjithë oligarkët, që po ndan me ta edhe pasuritë e fundit që i kanë mbetur vendit, që sipas përgjimeve ndërkombëtare ruan lidhje të nëndheshme me të gjithë eksponentët e botës së krimit dhe që së fundi ka kapur mbi 90% të mediave tradicionale, aq sa xhaxhi Edi dhe lali Eri na jënë bërë si njerëz të shtëpisë, PD ka pak alternativa. Ajo nuk e ka luksin të ndërmarë asnjë aksion që është më pak sesa pretendimet e çadrës.

Nëse në pranverën e vitit të shkuar Basha vlerësonte se gjendja ishte aq alarmante sa PD-ja mund të mos hynte në zgjedhje, sot që sipas fjalëve të tij, vjedhja e votës është provuar, lidhja e Rilindjes me drogën është çertifikuar, e përpos tyre Edi Rama ka rrëmbyer edhe ShISH-in dhe prokurorinë, përse PD-ja do t’i hynte një aksioni që parasheh më pak sesa asgjesimin e fasadës së një parlamenti pluralist?

Pikërisht për këtë arsye nga tre vesionet e radikalizimit të aksonit politik që ka shpallur lideri demokrat, më i arsyeshmi, më logjiku dhe ndoshta më efikasi është ai i propozuar nga Sali Berisha: djegia e mandateve të opozitës dhe braktisja e Ramës në parlamentin një ngjyrësh ku ai gjithësesi bën çfarë do që t’i duhet.

Kjo rrugë do të kishte disa avantazhe. Së pari ajo do të griste fasadën e një vendi normal ku, megjithëse me vështirësi, demokracia funksionon. 

Një regjim pa opozitë, një klikë kleptokratësh pa alternativë do të jepnin pamjen reale të një vendi, ku politikanët e dyshuar mbrohen me votat e shumicës, ku kryeprokurori zgjidhet duke deformuar kushtetutën, ku projekti 1 miliard eurosh shërben për të grabitur shumicën në emër të një grushti klientësh të pushtetit, ku boom-i ri i betonizimit (300 milionë Euro parashikohet sipas buxhetit të bashkisë të investohen këtë vit në Tiranë) do të financohet nga paraja e zezë dhe fare pak nga bankat.

Së dyti, një parlament një ngjyrësh do të tërhiqte edhe vëmendjen reale të ndërkombëtarëve ndaj Shqipërisë. Fatet e demokracisë të këtueshme nuk do të mbeteshin vetëm peng i raporteve dhe mesazheve që i paraqesin qendrave të tyre disa qahallarë të korruptuar.

Aksioni i para një viti i çadrës tregoi se interesimi ndërkombëtar për Shqipërinë e tejkaloi ku e ku nivelin e ambasadorëve.

Të dërguarit që erdhën nga Europa dhe nga përtej Atalantikut i njohën shumë mëkate qeverisë dhe i bënë shumë koncesione opozitës të cilat do të kishin qenë të paimagjinueshme për mendjen e diplomatëve lokalë.

Prandaj një krizë e parlamentit do të ishte vitrinë më e mirë për krizën reale të vendit. Së treti djegja e mandateve dhe braktisja e kuvendit do të shërbente sadopak për të arrnuar besueshmërinë e leckosur të Bashës.

Nëse një vit më parë ai e përdori vetmohimin e militantëve në çadër dhe mirëbesimin e personazheve publike që e mbështetën atë, për të bërë një pazar okult me Ramën, tani është ai që duhet të kthejë reston.

Tani është ai dhe grupi i deputetëve që e mbështet që kanë radhën të vetësakrifikohen, për të rifituar besimin që një vit më parë e morën gratis. Edhe për këtë ata duhet t’i dorzojnë solemnisht mandatet, nëse duan vërtet të bindin njerzit se e kanë me tërë mend përleshjen me këtë regjim.

Së katërti edhe duke e parë, jo vetëm nga gjërësia e interesit publik, por thjeshtë nga interesi vetjak i PD-së, Bashës i bën mirë ta shkrijë grupin parlamentar të puthadorëve të tij.

Vetëm kështu duke i rivënë në të njëjtin stad të gjitha figurat e PD-së, ai do të ketë mundësinë të rregullojë gafën prej fikacaku të përjashtimit të të gjithë kundërshtarëve të tij në PD.

Dhe vetëm duke krijuar këtë premisë të një opozite të bashkuar, ai mund të ketë shpresë të rivalizojë në të ardhmen me koalicionin, Rama + oligarkë + trafikantë + media të regjimit.

Ja pra pse, pavarësisht se sillet sikur ka para vetes shumë opsione, Lulzim Basha është i dënuar të ndjekë një alternativë të vetme: hartën e rrugës që i ka vizatuar Berisha.

Sepse çdo opsion tjetër do të ishte një zvarritje e pavlerë që vetm do të përforconte idenë se pakti i tij okult me Edi Ramën vazhdon. (Lapsi.al)

Tags: bashaBerishabetejenEdi RameneurohedhParlamentPDrruge

TË LIDHURA

Gonzato: Shqipëria ka bërë përparim të jashtëzakonshëm, por sulmet ndaj SPAK-ut duhet të ndalojnë
Aktualitet

Gonzato: Shqipëria ka bërë përparim të jashtëzakonshëm, por sulmet ndaj SPAK-ut duhet të ndalojnë

09:47 | 20/02/2026
“Isha në takim me Bardhin dhe Vokshin”, McAllister: Berishën nuk e takoj dot sepse…
Aktualitet

“Isha në takim me Bardhin dhe Vokshin”, McAllister: Berishën nuk e takoj dot sepse…

13:56 | 18/02/2026
Koçiu me gjuhë të ashpër: Protestë me militantë të paguar që të krijohet ideja e revoltës!
Të Gjitha

Koçiu me gjuhë të ashpër: Protestë me militantë të paguar që të krijohet ideja e revoltës!

13:07 | 11/02/2026
Next Post
Robert Elsie lë dy vepra për shqiptarët, së shpejti promovimi në Londër

Robert Elsie lë dy vepra për shqiptarët, së shpejti promovimi në Londër

“Lufta” mes SHBA-ve dhe Rusisë për Ballkanin, Serbia epiqendra

"Lufta" mes SHBA-ve dhe Rusisë për Ballkanin, Serbia epiqendra

“Gjykata Speciale”/Thaçit i hyn frika në palcë: Padrejtësi historike për Kosovën

“Gjykata Speciale”/Thaçit i hyn frika në palcë: Padrejtësi historike për Kosovën







JU REKOMANDOJMË

LAJMI I FUNDIT/ Hidhet nga ura e Babrroit, ndërron jetë i riu

LAJMI I FUNDIT/ Hidhet nga ura e Babrroit, ndërron jetë i riu

12:16 | 20/02/2026
U vetëplagos me armë zjarri, ndërron jetë 27-vjeçari në Tiranë

U vetëplagos me armë zjarri, ndërron jetë 27-vjeçari në Tiranë

20:53 | 20/02/2026
Nuk iu bashkua banorëve në festimet e Pavarësisë së Kosovës, Brikena zbulon arsyen

Nuk iu bashkua banorëve në festimet e Pavarësisë së Kosovës, Brikena zbulon arsyen

20:35 | 17/02/2026
“Të fortët e Ballukut kanë kërcënuar dëshmitarët”, prokurori Prençi përgënjeshtron Bardhin

“Të fortët e Ballukut kanë kërcënuar dëshmitarët”, prokurori Prençi përgënjeshtron Bardhin

14:32 | 23/02/2026




TË FUNDIT

Ishte larguar nga banesa një ditë më parë, gjendet i mbytur në një përrua 49-vjeçari në Librazhd
Aktualitet

Makina përplaset me motorin në Tiranë, plagosen dy të rinj, një në gjendje të rëndë

by mirseda
09:54 | 24/02/2026
0

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm te Selvia në Tiranë, ku një automjet është...

U shtrua në spital pas një ataku në zemër, i burgosuri bën një arratisje spektakolare në Selanik

U shtrua në spital pas një ataku në zemër, i burgosuri bën një arratisje spektakolare në Selanik

09:49 | 24/02/2026
GJKKO thërret Noizy për t’u bërë pjesë e procesit ndaj Laert Haxhiut

GJKKO thërret Noizy për t’u bërë pjesë e procesit ndaj Laert Haxhiut

09:46 | 24/02/2026
Vengu dhe ministri hungarez i Mbrojtjes rikonfirmojnë bashkëpunimin

Vengu dhe ministri hungarez i Mbrojtjes rikonfirmojnë bashkëpunimin

09:40 | 24/02/2026
Shembjet në aksin Librazhd-Prrenjas, rëndohet situata tek Arrat e Gurrës

Shembjet në aksin Librazhd-Prrenjas, rëndohet situata tek Arrat e Gurrës

09:37 | 24/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com