Temperaturat e ulëta do të pësojnë një rritje të lehtë. Lajmin e mirë e japin meteorologët, sipas të cilëve fundjava sjell rritje graduale të temperaturave në territor ndërsa rritje të ndjeshme sjell dita e hënë në të dy ekstremumet termike ditore.
Shqipëria mbetet me kthjellime dhe vranësira kalimtare më të shpeshta në zonat veriore gjatë fundjavës, duke rrezikuar nga reshje të pakta dhe të izoluara dëbore.
Edhe dita e hënë, vijon me kthjellime dhe vranësira të shpeshta në territor, më të dukshme në Veri – Qendër ndërsa mesjava që vjen sjell reshje të konsiderueshme në pjesën më të madhe të Shqipërisë, por kryesisht shira.
Rrjedhimisht, temperaturat e mëngjesit do variojnë nga -2 në 3°C në zonat malore; në 4 – 7°C mëngjesi në bregdet dhe zonat e ulëta, ndërsa mesdita e së hënës do të ngjisë maksimumet termike në 8 – 9°C në zonat malore dhe mbi 15°C, në zonat e ulëta dhe bregdetare.