Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Politikë

Balla pyet Bashën: Kush është Biniatta Trade që paguan për ty? Publikon pagesën

7 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha
Dosja e CEZ kthehet për gjykim, Balla: Të merret në pyetje Shkëlzen Berisha dhe…

Kryetari i grupit parlamentar të PS-së nuk ka lënë pa komentuar deklaratat e Bashës për pagesat mijëra dollarësh të njerëzve si pa të keq të SHBA-së.

Teksa i është referuar ish-nënkryetares së PD-së Jozefina Topalli se “Luli të rren dhe kur e pyet për orën”, Balla ka kërkuar nga Basha të shpjegoje kush është Biniatta Trade që paguan për të.

Madje zbardh për herë t parë një pagesë të kësaj kompanie për kreun e PD-së.

Postimi i plotë i Ballës:

Jozefina Topalli ka të drejtë kur thotë se “Luli t’rren edhe kur e pyet sa është ora”.

Sonte gënjeu se paratë për lobing i paskan paguar disa shqiptarë zemërgjërë në Amerikë.

Po mirë Lulzim, këta “vëllezër” dashamirës që paguajnë edhe fatura 500 mijë dollarë për ty dhe PD-në që e more në qafë, pse duhet t’i bënin pagesat me emrin e një kompanie jorezidente në SHBA, por nga Belize apo Edinburgu?! Gënjeve Lulzim!

Lulzim! Kush është Biniatta Trade që paguan për ty? Kush janë pronarët e saj?

Sa për Ekim Alptekin, edhe për të gënjeve.

Po kush është Biniatta Trade?

Në një investigim të hollësishëm nga “Birn Albania” thuhet se në prag të fushatës elektorale për zgjedhjet parlamentare të 25 qershorit, Partia Demokratike e udhëhequr nga Lulzim Basha lidhi dy kontrata me lobistin  e saj në Uashington, ‘Stonington Strategies’, në mënyrë që të siguronte takime të nivelit të lartë me administratën e Presidentit Donald Trump.

Të dhënat e siguruara nga BIRN tregojnë se pagesat për kompaninë e lobimit u bënë nëpërmjet dy kontratave të lidhura në fund të marsit nga Partia Demokratike dhe një kompani guackë e regjistruar në Skoci me emrin “Biniatta Trade LP”- të cilat kapin një vlerë totale prej 675 mijë USD dhe ku përfshihen tarifat mujore të firmës si dhe pagesat për shpenzimet e saj.

Kontrata e drejtpërdrejtë e PD-së me “Stonington Strategies” është raportuar në Departamentin e Drejtësisë në SHBA që në muajin mars, ndërsa kontrata me “Biniatta Trade LP’ është mbajtur e fshehur për disa muaj dhe është raportuar në mesin e muajit nëntor.

Nëpërmjet këtyre pagesave të majme, “Stonington Strategies” ka kërkur dhe planifikuar takime për lidershipin demokrat me zyrtarë të stafit të presidentit amerikan, Donald Trump, anëtarë të Kongresit si dhe ka ndërmarrë kontakte në median amerikane – përfshirë një intervistë të kreut të PD-së, Lulzim Basha me portalin e “Breitbart Neës”.

Më 14 nëntor 2017, “Stonington Strategies” raportoi në Departamentin e Drejtësisë se ka marrë dy pagesa nga Partia Demokratike me vlerë totale 525 mijë USD dhe një pagesë të tretë nga “Biniatta Trade LP” në vlerën e 150 mijë USD.

Asnjëra prej këtyre pagesave nuk rezulton e deklaruar në raportin financiar të dorëzuar nga PD në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për zgjedhjet e 25 qershorit, çka ngre dyshime serioze për origjinën e parave.

Gjithashtu, mbetet e paqartë se cila është marrëdhënia mes Partisë Demokratike dhe kompanisë ‘Biniatta Trade LP,’ e cila është në pronësi të një zinxhiri kompanish të regjistruara në Belizë- nje shtet i Amerikës Qendrore i njohur si parajsë fiskale.

Përveç dy kontratave të lidhura me ‘Stonington Strategies,’ gjatë të njëjtës periudhë PD ka lidhur edhe një kontratë me kompaninë lobiste “Barnes and Thornburg LLP” në fillim të prillit me vlerë 150 mijë USD.

Në total, shpenzimet e Partisë Demokratike për lobistët në Uashington për periudhën mars- qershor kapin vlerën e 825 mijë USD- më e lartë se të ardhurat totale që Partia Demokratike deklaroi në KQZ.

E pyetur nga BIRN për kontratat e mësipërme, Partia Demokratike mohoi si pagesat në vlerën e 525 mijë USD për “Stonington Strategies” ashtu edhe çdo marrëdhënie financiare me kompaninë guackë “Biniatta Trade LP”.  PD i tha BIRN se kishte paguar 125 mijë USD gjithsej për kontratat e saj të lobimit.

Pavarësisht se Shqipëria është një vend i vogël me ekonomi të dobët, partitë politike shqiptare nuk kursehen në pagesat e tyre të majme për lobistët e Uashingtonit. Njësoj si Partia Demokratike, edhe Partia Socialiste apo Lëvizja Socialiste për Integrim kanë pasur kontrata lobimi aktive gjatë vitit 2017, me vlerë qindra mijëra dollarë.

‘Stoningon Strategies’-lobuesi i padeklaruar nga PD në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve është pjesë e kompanisë lobuese ‘Muzin Capitol Partners’ – e regjistruar në Maryland të SHBA-ve.

Muzin Capitol Partners LLC është themeluar nga Nicolas Muzin, një këshilltar strategjik dhe zëvendës-shef shtabi për senatorin Republikan, Ted Cruz gjatë fushatës së tij për President në vitin 2016.  I trajnuar si mjek dhe jurist, Nick Muzin ka punuar gjithashtu si shef stafi i senatorit Tim Scott, kur ky i fundit ishte në pozicionin e kongresmenit.

Më 22 Mars, gjatë njërës prej vizitave të tij në Uashington, lideri i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka firmosur një kontratë me kompaninë e lobimit “Stonington Strategies” me vlerë 25 mijë USD në muaj për një periudhë tre mujore.

Sipas të dhënave të deklaruara nga “Muzin Capital Partners LLC” në Departamentin e Drejtësisë në SHBA, qëllimi i kësaj kontrate ishte “projektimi dhe implementimi” i fushatës së Partisë Demokratike për zgjedhjet parlamentare; promovimi i qëllimeve të Partisë Demokratike në media dhe pranë bizneseve dhe figurave politike në SHBA. Gjithashtu “Muzin Capitol Partners” raporton se do ta ndihmojë Partinë Demokratike në krijimin e një lëvizjeje konservatore në Shqipëri.

Pavarësisht se “Muzin Capital Partners LLC” ka raportuar në Departamentin e Drejtësisë pagesa 525 mijë USD nga Partia Demokratike, kjo e fundit i tha BIRN se e kishte paguar këtë lobues me vetëm 25 mijë USD.

Tags: ballaBashenBiniatta Tradeështëkushpagesënpaguanpublikonpyet

TË LIDHURA

Iu nënshtrua një ndërhyrje kirurgjikale dentare, ndërron jetë shtetasi italian në Tiranë, Prokuroria nis hetimet
Aktualitet

Iu nënshtrua një ndërhyrje kirurgjikale dentare, ndërron jetë shtetasi italian në Tiranë, Prokuroria nis hetimet

11:17 | 24/05/2025
Makina të shumta në radhë, rihapet tuneli i Llogarasë, do të jetë pa pagesë gjatë sezonit veror
Aktualitet

Makina të shumta në radhë, rihapet tuneli i Llogarasë, do të jetë pa pagesë gjatë sezonit veror

11:16 | 24/05/2025
Të shtëna me armë zjarri në Fushë-Krujë, policia nis hetimet
Aktualitet

Zbulohet serë me kanabis në Thumanë, arrestohet 28-vjeçari në kërkim

10:56 | 24/05/2025
Next Post
Presheva në heshtje parazgjedhore

Presheva në heshtje parazgjedhore

Shefi i prostitucionit “Tata” lihet në burg, dorëhiqet gjyqtarja e çështjes

Shefi i prostitucionit “Tata” lihet në burg, dorëhiqet gjyqtarja e çështjes

Ambasada e SHBA në Tiranë përplaset me qeverinë për Jerusalemin

Ambasada e SHBA në Tiranë përplaset me qeverinë për Jerusalemin

JU REKOMANDOJMË

Lala zbulon kandidatin socialist në ‘telashe’ nga hetimet

Lala zbulon kandidatin socialist në ‘telashe’ nga hetimet

19:15 | 17/05/2025
Tmerr nga ajri/ Aeroplani bie mbi lagje, banesa në flakë

Tmerr nga ajri/ Aeroplani bie mbi lagje, banesa në flakë

16:04 | 22/05/2025
‘Kili’ i kokainës bënte namin në Durrës/ Si kishte ndërtuar laborator droge pranë hotelit të tij

‘Kili’ i kokainës bënte namin në Durrës/ Si kishte ndërtuar laborator droge pranë hotelit të tij

18:58 | 21/05/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019




TË FUNDIT

Iu nënshtrua një ndërhyrje kirurgjikale dentare, ndërron jetë shtetasi italian në Tiranë, Prokuroria nis hetimet
Aktualitet

Iu nënshtrua një ndërhyrje kirurgjikale dentare, ndërron jetë shtetasi italian në Tiranë, Prokuroria nis hetimet

by mirseda
11:17 | 24/05/2025
0

Një shtetas italian, D. S., 63 vjeç, me banim të përkohshëm në Tiranë, ka ndërruar jetë mëngjesin...

Makina të shumta në radhë, rihapet tuneli i Llogarasë, do të jetë pa pagesë gjatë sezonit veror

Makina të shumta në radhë, rihapet tuneli i Llogarasë, do të jetë pa pagesë gjatë sezonit veror

11:16 | 24/05/2025
Të shtëna me armë zjarri në Fushë-Krujë, policia nis hetimet

Zbulohet serë me kanabis në Thumanë, arrestohet 28-vjeçari në kërkim

10:56 | 24/05/2025
Grabiti 4 biznese brenda natës, arrestohet 28-vjeçari në Fier

Grabiti 4 biznese brenda natës, arrestohet 28-vjeçari në Fier

10:17 | 24/05/2025
Na ka bekuar Zoti por na mallkoi historia”, Rama

Na ka bekuar Zoti por na mallkoi historia”, Rama

09:47 | 24/05/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com