Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

(VIDEO) Skandal! Në filmin “Nëntori i Dytë” thirret: Rroftë Enver Hoxha!

8 vjet ago
in Kryesore, Të Gjitha
(VIDEO) Skandal! Në filmin “Nëntori i Dytë” thirret: Rroftë Enver Hoxha!


Shumëkush e ka parë filmin “Nëntori i Dytë” i cili bën fjalë për shpalljen e pavarësisë së Shqipërisë më 28 nëntor 1912.  Por, si duket asnjë nuk e ka pikasur përfshirjen e diktatorit Enver Hoxha, në filmin e prodhuar në vitin 1982 dhe që përshkruan peripecitë e Ismail Qemalit deri në shpalljen e pavarësisë.

“Nëntori i Dytë” është një nga prodhimet më të rëndësishme të kinematografisë shqiptare në historinë e saj. Por, ashtu si shumë filma të tjerë as ky prodhim kinematografik nuk i ka shpëtuar dot propagandës së regjimit komunist edhe pse përshkruan vitin 1912 dhe udhëtimin e Ismail Qemalit drejt Vlorës për të ngritur flamurin kombëtar.

Pikërisht në këtë udhëtim, në film përfshihet kolona zanore e këtij filmi me këngën përkatëse “Cili je ti more burrë?”.

Në pjesët ku kënga flet për marrjen e trojeve shqiptare për t’i bërë pjesë të shtetit shqiptar, dëgjohet një thirrje: Rroftë Enver Hoxha!

“Filmi trajton një nga ngjarjet më të rëndësishme të historisë së popullit shqiptar – shpalljen e pavarësisë së kombit Shqiptar. Personalitetet më të famshëm të kombit të udhëhequr nga patrioti Ismail Qemali pas shumë pengesash arrijnë të ngrenë flamurin shqiptar dhe të shpallin kështu Pavarësinë e Shqipërisë në Vlorë në 28 Nëntor 1912”, thuhet në përshkrimin e filmit “Nëntori i Dytë”.

Megjithatë, propaganda komuniste përmes përfshirjes së diktatorit Hoxha ka dashur ta jetësojë atë edhe tek “Nëntori i Dytë”, ashtu siç gjendet tek shumica e filmave të prodhuar nga “Kinostudio Shqipëria e Re”.

Jetësimi i diktatorit me 28 nëntorin e vitit 1912 del edhe në një pikturë me sfond historik, ku paraqitet vetë Hoxha, Skënderbeu dhe Ismail Qemali.

Sipas ish-drejtorit të Arkivave në Ministrinë e Brendshme, Kastriot Dervishi piktura u porosit nga Komiteti Qendror në vitet ’70 dhe u vendos në një prej zyrave kryesore të tij.

“Diktatori i Shqipërisë kishte dëshirë ta lavdëronin në dy gjëra: se po bënte shtet (realisht një shtet i dështuar si në organizim dhe në funksionim), si dhe të gënjehej se ishte figura më e denjë që i takonte të merrte shpatën e Skënderbeut. Dy “stacione” të tjera historike përmendeshin vitet 1912 me pavarësinë dhe 1924 me grushtin e shtetit të këtij viti. Gjysmën e pikturës e zënë partizanët dhe shefi i tyre Enver Hoxha, por mungojnë këtu Miladin Popoviçi dhe Dushan Mugosha. Si rezultante e gjithë historisë së Shqipërisë dilte Enver Hoxha”, shkruan ai.Kjo shpjegon edhe përfshirjen e diktatorit Hoxha në filmin “Nëntori i Dytë”, i cili është realizuar në vitin 1982 nga regjisori Viktor Gjika nën skenarin e Dhimitër Shuteriqit dhe Kiço Blushit, si dhe me muzikën e Kujtim Laros.

Ajo çfarë i dha suksesin këtij filmi nuk është vetëm subjekti por edhe kasta e aktorëve të zgjedhur me kujdes nga regjisori Gjika.

Pavarësisht realizimit të arrirë artistik të këtij filmi, si shumë prodhime të tjera as ky film nuk i ka shpëtuar propagandës komuniste, duke bërë personazh të vitit 1912 vetë diktatorin Enver Hoxha.

Ndërkaq, para disa muajsh drejtori i Institutit të Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit, Agron Tufa së bashku me studiuesit Jonila Godole dhe Erald Kapri hodhën në opinionin publik tezën e ndalimit të transmetimit të filmave me përmbajtje propagandistike enveriste. Ndërsa listës së shumë filmave me këtë përmbajtje i shtohet edhe “Nëntori i Dytë” që pakkujt mund t’ia merrte mendja se edhe ky film do t’i nënshtrohej propagandës komuniste.

TIRANA TODAY

Tags: “Nëntori i Dytë”enver hoxhafilminpropagandaRroftëSKANDALthirretVideo

TË LIDHURA

Nisin zjarret në Bulqizë, flakët përfshijnë zonën e Krajkës
Aktualitet

Nisin zjarret në Bulqizë, flakët përfshijnë zonën e Krajkës

17:13 | 17/03/2026
Autoboti i UKT përplas për vdekje gruan në Tiranë, zbardhen pamjet
Aktualitet

Autoboti i UKT përplas për vdekje gruan në Tiranë, zbardhen pamjet

16:56 | 17/03/2026
Mungon gjyqtari/ Shtyhen seancat në GJKKO për Berberin dhe ish-drejtorin e Tiranës
Aktualitet

Mungon gjyqtari/ Shtyhen seancat në GJKKO për Berberin dhe ish-drejtorin e Tiranës

16:54 | 17/03/2026
Next Post
Strarova e lë jashtë, Sukaj bisedime me Tiranën

Strarova e lë jashtë, Sukaj bisedime me Tiranën

Shqiptarët blejnë më shumë “lodra” se sa produkte mishrash

Shqiptarët blejnë më shumë “lodra” se sa produkte mishrash

Ofendoi Albin Kurtin, largohet nga Vetëvendosja

Ofendoi Albin Kurtin, largohet nga Vetëvendosja







JU REKOMANDOJMË

Irani shpalos 3 kushte për fundin e luftës pas bisedës me Putin

Irani shpalos 3 kushte për fundin e luftës pas bisedës me Putin

21:19 | 11/03/2026
LAJM I FUNDIT/ Rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon Ambasada Gjermane

LAJM I FUNDIT/ Rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon Ambasada Gjermane

12:06 | 12/03/2026
Fortesa sekrete bërthamore e Iranit 100 m nën tokë, ekspertët: Mund t’i japë fund luftës

Fortesa sekrete bërthamore e Iranit 100 m nën tokë, ekspertët: Mund t’i japë fund luftës

17:56 | 13/03/2026
Egli Tako në një romancë të re me ish-banorin e Big Brother?

Egli Tako në një romancë të re me ish-banorin e Big Brother?

20:33 | 11/03/2026




TË FUNDIT

Trump: Iranit do i duhen 10 vite për t’u rimëkëmbur
Bota

Trump: Iranit do i duhen 10 vite për t’u rimëkëmbur

by mirseda
17:56 | 17/03/2026
0

Presidenti amerikan, Donald Trump, deklaroi se Shtetet e Bashkuara nuk janë ende gati të tërhiqen nga përfshirja...

Trump: Marrëdhënia SHBA-Britani ishte perfekte deri në momentin ‘që erdhi Starmer’

Trump: Marrëdhënia SHBA-Britani ishte perfekte deri në momentin ‘që erdhi Starmer’

17:55 | 17/03/2026
Von der Leyen: BE do të ndihmojë në rihapjen e tubacionit të naftës “Druzhba” në Ukrainë

Von der Leyen: BE do të ndihmojë në rihapjen e tubacionit të naftës “Druzhba” në Ukrainë

17:34 | 17/03/2026
Trump për dorëheqjen e zyrtarit të antiterrorit: Bëri mirë që u largua, ishte i dobët

Trump për dorëheqjen e zyrtarit të antiterrorit: Bëri mirë që u largua, ishte i dobët

17:32 | 17/03/2026
Nisin zjarret në Bulqizë, flakët përfshijnë zonën e Krajkës

Nisin zjarret në Bulqizë, flakët përfshijnë zonën e Krajkës

17:13 | 17/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com