Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Rajoni

Qendrat humanitare ruse, baza destabilizimi në Ballkan

8 vjet ago
in Rajoni, Të Gjitha
Qendrat humanitare ruse, baza destabilizimi në Ballkan

Prof. Kristaq Muzaka/Në mediat ndërkombëtare një zë të veçantë zuri lajmi i publikuar nga agjencitë shtetërore ruse ku theksohet se Vladimir Putin ka firmosur dekretin për modernizimin e armatimit të flotës detare dhe ushtrisë ruse.

Ky veprim sipas analistëve gjeopolitik vjen menjëherë pas urdhrit të Putin të mes Nëntorit 2017 ku kërkoi angazhimin e përfaqësive diplomatike në Ballkan dhe shprehu gatishmërinë për rritjen e numrit të punonjësve të përfaqësive në Maqedoni, Shqipëri, Slloveni, Kroaci.

Sipas të përditshmet italiane “Il Mondo”: “Putin kërkon urgjentisht aktivizimin e qendrës së spiunazhit rus në Serbi”dhe dërgimin e trupave ruse në zonën në kufi me Kosovën dhe Selinë e Forcave të SHBA.

Sipas analistit italian Prof. Segui Rusia në Ballkan i ka shtuar forcat e saj speciale dhe në veçanti agjentët sekretë. Anëtarët e shërbimeve sekrete të inteligjencës ruse GRU, SVR dhe FSB realizuan mbledhjen e jashtëzakonshme në Qendrën e Drejtimit të Operacioneve sekrete me Seli në Beograd.

Në këtë takim të nivelit të lartë mendohet se morën pjesë përfaqësues të GRU dhe SVR të qendrës së 2 më të madhe në Rajon me Seli në Sofje dhe përfaqësuesit e Qendrës së spiunazhit me seli në Vjenë-Austri. Menjëherë pas takimit u shpërndanë në internet informacione që kritikojnë aksionet e ndërmarra nga diplomatët rus të Shqipërisë, Maqedonisë, Sllovenisë dhe përfaqësitë në Kosovë e Mal të Zi.

Mbledhja e Nëntorit mblodhi në Beograd jo vetëm diplomatët rus të ambasadave në vendet e Ballkanit por me urdhër presidencial duket se morën pjesë edhe disa gazetarë të Sputnik, RussiaToday, Russkimir si dhe drejtuesit e shoqatave të bashkatdhetarëve pasi Presidenti Putin e konsideron Ballkanin akoma objektiv të Rusisë.

Në datë 21 Nëntor 2017 në hotel Ambasador në Serbi dhe në Mal të Zi u mblodhën për 3 ditë rresht përfaqësuesit e Qendrave “humanitare” ruse të ardhur nga Vjena, Sofja dhe u takuan në Serbi.

Situata në Lindjen e mesme nuk po zhvillohet sipas parashikimeve të Moskës dhe kjo në vazhdën e përpjekjeve për të kontrolluar vendet e Ballkanit ku futet Shqipëria, Mal i Zi, Maqedonia konsiderohet nga specialistët gjeopolitikanët si strategjia e re e joshjes së pushtetarëve nga diplomatët rus.

Për këtë plan të ri do është rritur edhe fondi specifik i miratuar me dekret presidencial ku Shqipëria dhe vendet e Ballkanit do të jenë vende ku do të investohet para, burimi i të cilave nuk dihet.

Buxheti rus pritet të miratohet në fund të vitit 2017 dhe ekonomistët nuk e arsyetojnë dot këtë manovër të Moskës por e shohin si orvatjen e fundit të tyre për të mos humbur Shqipërinë dhe betejën me Ballkanin dhe SHBA.

Pas takimit të krerëve të Inteligjencës ruse në Ballkan filluan lëvizjet në ambasadat ruse në Mal të Zi, Kroaci, Slloveni, Maqedoni dhe në Shqipëri. Ish agjentët e dëbuar me vendim të Presidentit Putin do të zëvendësohen nga agjentë të rinj të zgjedhur nga Këshilli i përzgjedhjes në Moskë.

Agjentët e rinj janë përzgjedhur për tu infiltruar në radhët e gazetarëve që shquhen për lidhjet me Sputnik dhe Russia Today. Po ashtu, Putin duket se ka urdhëruar zëvendësimin e ambasadorit rus në Tiranë Alexandër Karpushin për performancë shumë të dobët.

Këto mendohet se janë përpjekjet e dëshpëruara të Moskës për të tentuar rritjen e influencës ruse në Ballkan dhe për të dhënë një mësim shërbimeve sekrete për të cilët nuk është i kënaqur me punën e kryer sidomos në Ballkan dhe në Shqipëri. (Faktor.al)

Tags: Ballkanbazadestabilizimihumanitareqendratruseshqiperia

TË LIDHURA

Bastisje në burgun e Malandrinos, gjendet thikë në qelinë e kriminelit famëkeq shqiptar
Rajoni

Bastisje në burgun e Malandrinos, gjendet thikë në qelinë e kriminelit famëkeq shqiptar

10:09 | 13/03/2026
Analiza e REL: Arsyet pas përçarjes Osmani-Kurti
Rajoni

Analiza e REL: Arsyet pas përçarjes Osmani-Kurti

19:56 | 12/03/2026
Pakti Rama-Meloni, gjykata e Apelit të Romës vë në pikëpyetje ligjshmërinë e protokollit për kampet
Rajoni

Pakti Rama-Meloni, gjykata e Apelit të Romës vë në pikëpyetje ligjshmërinë e protokollit për kampet

12:50 | 12/03/2026
Next Post
Demarkacioni/ Qeveria konfuze, i propozon parlamentit dy akte të kundërta

Demarkacioni/ Qeveria konfuze, i propozon parlamentit dy akte të kundërta

Kim Jong Un në “San Siro”, adhurues i Interit

Kim Jong Un në “San Siro”, adhurues i Interit

Reklamat/ Çereku i fitimeve globale shkon për Facebook dhe Google

Reklamat/ Çereku i fitimeve globale shkon për Facebook dhe Google







JU REKOMANDOJMË

Vritet 57-vjeçari në Krujë

Qëlloi veten me armë zjarri, vdes 47-vjeçari në Tiranë

22:14 | 09/03/2026
LAJM I FUNDIT/ Rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon Ambasada Gjermane

LAJM I FUNDIT/ Rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon Ambasada Gjermane

12:06 | 12/03/2026
Fortesa sekrete bërthamore e Iranit 100 m nën tokë, ekspertët: Mund t’i japë fund luftës

Fortesa sekrete bërthamore e Iranit 100 m nën tokë, ekspertët: Mund t’i japë fund luftës

17:56 | 13/03/2026
Dy herë gëzim për familjen Pojani: Motrat e Megi Pojanit në pritje të ëmbël

Dy herë gëzim për familjen Pojani: Motrat e Megi Pojanit në pritje të ëmbël

18:32 | 09/03/2026




TË FUNDIT

Nuk ka aleancë të përjetshme, “krisje e madhe” mes SHBA dhe Britanisë! Trump: Zhgënjim, refuzuan …
Bota

Nuk ka aleancë të përjetshme, “krisje e madhe” mes SHBA dhe Britanisë! Trump: Zhgënjim, refuzuan …

by mirseda
08:14 | 16/03/2026
0

Donald Trump ka shprehur zhgënjim për reagimin e Britanisë së Madhe ndaj kërkesës së tij për mobilizim...

Greqi: Hetim për vdekjen e dy të burgosurve në Korydallos

Greqi: Hetim për vdekjen e dy të burgosurve në Korydallos

22:42 | 14/03/2026
Trump: Iranin e kemi shkatërruar ushtarakisht dhe ekonomikisht

Trump: Iranin e kemi shkatërruar ushtarakisht dhe ekonomikisht

22:40 | 14/03/2026
Libani gati delegacionin për negociata me Izraelin për Hezbollahun

Libani gati delegacionin për negociata me Izraelin për Hezbollahun

22:23 | 14/03/2026
Përpjekjet për negociata në Lindjen e Mesme, Trump nuk tregon interes

Përpjekjet për negociata në Lindjen e Mesme, Trump nuk tregon interes

22:03 | 14/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com