Qeveria e Ramush Haradianajt nuk mund të mbajë një qëndrim të vetëm ndaj demarkacionit. Qeveria ka dërguar dy akte të kundërta në parlament. Lajmi është thënë nga monitoruesi i punës së Kuvendit Albert Krasniqi. Ai ka shpjeguar konfuzionin rreth demarkacionit.
“Qeveria e ka miratuar marrëveshjen si të tillë dhe e ka dërguar në Kuvend. Në anën tjetër i ka bashkëngjitur një raport i cili e thotë të kundërtën e asaj që parashihet në këtë marrëveshje. Kështu ka miratuar dy akte që janë në kundërshtim me njëra-tjetrën”, tha Krasniqi. Ai deklaroi më tutje se Kuvendi nuk miraton raporte, por marrëveshje.
Nga rtv21.tv janë bërë llogaritë për numrin e deputetëve që do ta votojnë marrëveshjen e demarkacionit të vitit 2015 dhe ata që do të jenë kundër saj në bazë të deklarimeve të deritashme të deputetëve dhe subjekteve politike. Doli se 57 deputetë pritet ta votojnë marrëveshjen, ndërsa 47 do të jenë kundër, derisa Lista Serbe nuk është deklaruar për këtë çështje.
Për ta ratifikuar marrëveshjen e demarkacionit duhet votat e dy të tretave të parlamentit.