Vëllai i ish-deputetit Arben Ndoka është ekzekutuar me armë zjarri në orët e para të mëngjesit. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Nënë Tereza”, rreth orës 04:00. Aleksandër Ndoka është gjetur i vrarë me armë zjarri në mjetin e tij tip “Mitsubish” me traga AA 382 SE. Policia është njoftuar për ngjarjen nga banorët e zonës, ndërsa menjëherë pas krimit është vënë në ndjekje të autorëve. Kujtojmë se Aleksandër Ndoka është edhe anëtar i këshillit bashkiak të Lezhës.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorit ndodhet në vendin e ngjarjes ku po vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Janë ngritur pika kontrolli si dhe po bëhet krehja e zonës me qëllim kapjen e autorëve. Në mbështetje të veprimeve që po kryhen nga Drejtoria e Policise Lezhë për kapjen e autorëve, janë dërguar edhe dy grupe të FNSH Shkodër.
NJOFTIMI I POLICISË
Informacion paraprak
Me datë 09.12.2017, rreth orës 04:25, Salla Operative është njoftuar se në Lagjen “Nënë Tereza” ka ndodhur një vrasje me armë zjarri.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në Lagjen “Nënë Tereza”, ku kanë konstatuar se në mjetin tip “Mitsubish”, me traga AA 382 SE, ndodhej trupi i pajetë i shtetasit A. N, 48 vjeç, banues në lagjen “Nënë Tereza” Lezhë, i vrare me arme zjarri nga persona akoma të paidentifikuar.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorit ndodhet në vendin e ngjarjes ku po vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Janë ngritur pika kontrolli si dhe po bëhet krehja e zonës me qëllim kapjen e autorëve.
Në mbështetje të veprimeve që po kryhen nga D.V.P. Lezhë për kapjen e autorëve, janë dërguar edhe dy grupe të F.N.SH. Shkodër .