Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Të Gjitha

Evropa përballë koalicionit të madh gjerman  

8 vjet ago
in Të Gjitha
Evropa përballë koalicionit të madh gjerman   

Nga Jeffrey D. Sachs “Project Syndicate”/Nju Jork – Miqtë e Gjermanisë dhe Evropës anembanë botës, lëshuan një psherëtimë lehtësimi, me vullnetin e ri të shprehur nga kristiandemokratët dhe socialdemokratët gjermanë, për të diskutuar mundësinë e ribashkimit të tyre në një qeveri të madhe koalicioni. Bota ka nevojë për një Gjermani të fortë dhe largpamëse, në një Bashkim Evropian dinamik.

Një koalicion i ri i madh, që punon së bashku me qeverinë e presidentit francez, Emmanuel Macron, do ta bënte këtë të mundur. Vendimi fillestar i SPD-së, për të dalë në opozitë pas rezultatit të dobët në zgjedhjet parlamentare të shtatorit, mund të ketë qenë i sinqertë, dhe madje edhe strategjik. Por i marrë në kohën e gabuar. Thuajse kudo diplomacia ka marrë të çara. Shtetet e Bashkuara, janë duke u përballur me një president psikologjikisht të paqëndrueshëm, një kabinet plutokratik, dhe një shumicë republikane në Kongres. Evropa gjendet në prag të krizave të shumta ekonomike, sociale, politike dhe institucionale.

Kina nga ana tjetër, është dinamike dhe largpamëse – duke siguruar arsye të forta për BE-në që të ketë një udhëheqje të fuqishme, dhe të angazhohet në partneritete konstruktive me Kinën për nismat kryesore (si infrastruktura e qëndrueshme në të gjithë Euroazinë). Më pak fjalë, kjo është një periudhë kritike për Gjermaninë dhe Evropën për të ofruar vizion, stabilitet dhe udhëheqje globale.

Dhe ky imperativ shtrihet tek Unioni Kristian Demokrat i kancelares Angela Merkel (CDU), simotrës së saj bavareze, Unionit Kristian Social (CSU) dhe SPD-së. Por CDU/CSU dhe SPD, duhet të bëjnë më shumë sesa thjesht të zgjerojnë qeverisjen e mëhershme, e cila ishte tejet e cekët në fushëpamje dhe temperament.

Bota dhe Evropa kanë nevojë për një Gjermani që sheh jashtë vetes, që ofron më shumë inovacione institucionale dhe financiare, në mënyrë që Evropa të jetë një homologe e vërtetë e SHBA-së dhe Kinës në çështjet globale. E them këtë si dikush që beson fuqimisht në angazhimin e Evropës për udhëheqje globale, kur është fjala për zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik, kërkesën kryesore të kohës sonë.

Rritja ekonomike që është socialist gjithëpërfshirëse dhe e qëndrueshme në rrafshin mjedisor, është një ide shumë evropiane, e cila tashmë është përqafuar globalisht në “Axhendën 2030” të Kombeve të Bashkuara, në 17 Objektivat e saj të Zhvillimit të Qëndrueshëm, si dhe në marrëveshjen klimatike të vitit 2015.

Përvoja evropiane me social demokracinë dhe demokracinë kristiane, e bëri të mundur këtë vizion global. Por tani që axhenda e saj është adoptuar në të gjithë botën, udhëheqja e Evropës në realizimin e saj është bërë jetike. Një qeveri e madhe e koalicionit në Gjermani, duhet ta ndihmojë Evropën të jetë në pozitën për të udhëhequr.

Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka ofruar disa ide të rëndësishme:një ministër evropian të Financave; eurobono për financimin e një programi të ri evropian të investimeve; një theks më të madh tek risitë; një taksë transaksionesh financiare për të financuar rritjen e ndihmës financiare për Afrikën, ku Evropa ka një interes strategjik në zhvillimin afatgjatë; si dhe harmonizim të sistemit të taksave në përgjithësi, përpara se SHBA-ja të nxisë një garë globale mbi taksimin e korporatave dhe të pasurve.

Në kundërshtim me gjermanët që i kundërshtojnë ide të tilla, një ministër evropian i Financave dhe eurobonove, nuk duhet dhe nuk do të çojë drejt një përkeqësimi fiskal, por në një ringjallje të rritjes së investimeve në Evropë. Kina ka propozuar Nismën e Brezit dhe Rrugës, për të ndërtuar infrastrukturën e gjelbër që lidh Azinë Juglindore dhe Azinë Qendrore me Evropën.

Ky është momenti kur Evropa duhet të ofrojë të njëjtin vizion të guximshëm, duke krijuar një partneritet me Kinën për të përtërirë infrastrukturën e Euroazisë, drejt një të ardhme me emetime të ulëta të karbonit në atmosferë. Nëse Evropa luan si duhet kartat e saj, përsosmëria shkencore dhe teknike e Evropës (dhe Kinës), do të lulëzonte nën një vizion të tillë.

Në të kundërt, ne të gjithë do të ngasim në të ardhmen makinat elektrike kineze të furnizuara me qelizat fotovoltaike, ndërsa industria e automobilave në Gjermani do të mbetej pas në analet e historisë. Gjithashtu një ministër evropian i Financave, do t’i japë fund agonisë së vetë Evropës pas krizës financiare të vitit 2008.

Ndonëse është e vështirë të besohet, kriza greke vazhdon edhe sot, në shkallën e Depresionit të Madh, 10 vjet pas fillimit të krizës. Kjo për shkak se Evropa s’ka qenë në gjendje, dhe Gjermania nuk dëshiron të pastrojë rrëmujën financiare (duke përfshirë borxhet e papaguara të Greqisë) në një mënyrë të drejtë dhe largpamëse (ngjashëm me Marrëveshjen e Londrës të vitit 1953, mbi borxhet e jashtme gjermane, siç e kanë përmendur vazhdimisht miqtë e Gjermanisë).

Nëse Gjermania nuk do të ndihmojë për të udhëhequr këtë çështje, Evropa do të përballet në tërësi me një krizë të stërzgjatur me pasoja të rënda sociale, ekonomike dhe politike. Pas 3 javësh, Macron do të mbledhë liderët botërorë në Paris në përvjetorin e dytë të marrëveshjes së klimës. Gjatë kryesimit gjerman të G20-ës, Merkel arriti të mbajë 19 nga 20 anëtarët e G20-ës, të vendosur fort për marrëveshjen e Parisit, pavarësisht përpjekjes së turpshme të presidentit amerikan Donald Trump për ta rrëzuar atë.

Po, korrupsioni i politikës amerikane (sidomos financimi i fushatës nga industria e naftës dhe gazit), e kërcënoi konsensusin global mbi ndryshimet klimatike. Por Gjermania qëndroi e fortë. Koalicioni i ri, duhet gjithashtu të sigurojë që tranzicioni energjitik i vendit të përmbushë synimet e vitit 2020, të caktuara nga qeveritë e mëparshme. Këto angazhime të arritshme dhe të rëndësishme, s’duhet të shërbejnë si një mollë sherri në bisedimet e koalicionit. Një aleancë e CDU / CSU-SPD, që bashkëpunon me Francën dhe pjesën tjetër të Evropës, mund dhe duhet të bëjë shumë më tepër për ndryshimet klimatike.

Më e rëndësishmja, Evropa ka nevojë për një plan gjithëpërfshirës energjetik, për të dekarbonizuar plotësisht sistemin deri në vitin 2050. Kjo do të kërkojë një rrjet energjetik që bazohet në burime alternative si era dhe energjia diellore, jo vetëm të Evropës Jugore, por edhe në Afrikën e Veriut dhe atë Lindore.

Një aleancë e tillë do të mundësonte gjithashtu një politikë të re të jashtme për Evropën, e cila promovon paqen dhe zhvillimin e qëndrueshëm, të mbështetur mbi angazhimet e reja të sigurisë që nuk varen aq shumë nga SHBA-ja. Evropa, një magnet për qindra miliona emigrantë të mundshëm ekonomikë, mund, duhet, dhe besoj se do të rifitojë kontrollin e kufijve të saj.

Sic po shihet, kushtet politike të një koalicioni të ri të madh qeveritar janë të qarta. SPD duhet të kërkojë drejtimin e ministrive kyçe në politikën ekonomike dhe financiare, ndërsa CDU/CSU të mbajë postin e kancelares.

Ky do të ishte një koalicion i vërtetë, jo ai që mund të varrosë politikisht SPD-në, apo t’i mohojë asaj mekanizmin për të nxitur një agjendë zhvillimi të qëndrueshëm, të gjerë, gjithëpërfshirëse dhe të qëndrueshëm në të gjithë BE-në. Me Angela Merkel dhe Martin Schulz në krye, qeveria gjermane do të ishte në duar të shkëlqyera, të përgjegjshme dhe me përvojë. Miqtë dhe admiruesit e Gjermanisë, dhe të gjithë mbështetësit e zhvillimit të qëndrueshëm global, shpresojnë që kjo të ndodhë sa më shpejt.

Shënim: Jeffrey D. Sachs, është Profesor i Zhvillimit të Qëndrueshëm dhe i Politikave Shëndetësore  në Universitetin e Kolumbias në Nju Jork. Librat e tij përfshijnë: Fundi i Varfërisë, Pasuria e Përbashkët, Epoka e Zhvillimit të Qëndrueshëm, dhe së fundmi “Ndërtimi i Ekonomisë së Re Amerikane”.

Përshtati për Tirana Today, Alket Goce 

Tags: CDUevropagjermankoalicionitmadhMerkelpërballë

TË LIDHURA

Dëmet nga zjarret, Rama: Qeveria do të ofrojë një paketë mbështetëse në fushën e bujqësisë, banesave apo nevojave të tjera
Të Gjitha

Dëmet nga zjarret, Rama: Qeveria do të ofrojë një paketë mbështetëse në fushën e bujqësisë, banesave apo nevojave të tjera

16:21 | 31/07/2025
Balluku nën hetim nga SPAK për tenderin e Llogarasë, lidhje me biznesmenin turk në Stamboll
Politikë

Balluku nën hetim nga SPAK për tenderin e Llogarasë, lidhje me biznesmenin turk në Stamboll

10:47 | 30/06/2025
Dështon seanca për dëshminë e Erjon Alibej në GJKKO, munguan tre avokatë
Të Gjitha

Dështon seanca për dëshminë e Erjon Alibej në GJKKO, munguan tre avokatë

12:49 | 03/06/2025
Next Post
Alarmante në Delvinë/ Bllokohet furgoni në rrugë, 10 persona në rrezik

Alarmante në Delvinë/ Bllokohet furgoni në rrugë, 10 persona në rrezik

Njihuni me teknologjinë e makinave të së ardhmes

Njihuni me teknologjinë e makinave të së ardhmes

Handanoviç-Inter, bashkëjetesa do të vazhdojë deri në vitin 2021

Handanoviç-Inter, bashkëjetesa do të vazhdojë deri në vitin 2021

JU REKOMANDOJMË

“Ditë historike”, Braçe për Veliajn: Hera e parë që Këshilli Bashkiak shkarkon kryebashkiakun. Çështja s’duhej bërë kaq publike

“Ditë historike”, Braçe për Veliajn: Hera e parë që Këshilli Bashkiak shkarkon kryebashkiakun. Çështja s’duhej bërë kaq publike

14:57 | 23/09/2025
Flet personi që “spiunoi” zv.ministrin e Brendshëm me cigare: Si u ndjeva kur e pushuan nga puna

Flet personi që “spiunoi” zv.ministrin e Brendshëm me cigare: Si u ndjeva kur e pushuan nga puna

14:54 | 23/09/2025
Spekulimet në media me shifra marramendëse për dasmën, reagon djali i Jozefina Topallit

Spekulimet në media me shifra marramendëse për dasmën, reagon djali i Jozefina Topallit

16:48 | 17/09/2025
“Ose do ishim më të forte, ose do ndaheshim”, rrëfen mes lotëve Blerta Celibashi per lidhjen me Princ Leken

“Ose do ishim më të forte, ose do ndaheshim”, rrëfen mes lotëve Blerta Celibashi per lidhjen me Princ Leken

20:19 | 25/09/2025




TË FUNDIT

“Shkëlqyeshëm”, Trump e përshkruan pozitivisht vizitën e parë të Erdoganit në Shtëpinë e Bardhë pas gjashtë vitesh
Bota

“Shkëlqyeshëm”, Trump e përshkruan pozitivisht vizitën e parë të Erdoganit në Shtëpinë e Bardhë pas gjashtë vitesh

by mirseda
22:47 | 25/09/2025
0

Presidenti turk, Tayyip Erdogan, vizitoi Shtëpinë e Bardhë këtë pasdite për herë të parë pas gjashtë vitesh...

Ngritën rrjet me “shtëpi bari”, dënohen me 40 vite burg 7 shqiptarë në Britani

Ngritën rrjet me “shtëpi bari”, dënohen me 40 vite burg 7 shqiptarë në Britani

22:29 | 25/09/2025
“U morën celularët e vartësve”/ Lala tregon si ra në “rrjetën” e SPAK kryebashkiaku i Kolonjës

“U morën celularët e vartësve”/ Lala tregon si ra në “rrjetën” e SPAK kryebashkiaku i Kolonjës

22:18 | 25/09/2025
Izraeli vijon sulmet kundër rebelëve Houthi, 2 të vdekur dhe 48 të plagosur nga goditja e fundit në Jemen

Izraeli vijon sulmet kundër rebelëve Houthi, 2 të vdekur dhe 48 të plagosur nga goditja e fundit në Jemen

22:16 | 25/09/2025
Aksident në Rrugën e Portit, automjeti përplas këmbësorin 71-vjeçar në Durrës

Aksident në Rrugën e Portit, automjeti përplas këmbësorin 71-vjeçar në Durrës

21:59 | 25/09/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com