Në qytetin e Vlorës sapo kane nisur ceremonitë festive për 105-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë.
Në këtë ceremoni, marrin pjesë presidenti Ilir Meta, presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, kryeministri Edi Rama dhe përfaqësues të qeverive të Shqipërisë dhe Kosovës.
Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj e anulloi pjesmarrjen e tij në këtë ceremoni për shkak të angazhimeve që ka në Kosovë.
Ai sot pritet të takohet me zëvendësndihmës Sekretaren e Mbrojtjes së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Laura Coope. Ndërsa të gjithë anëtarët e qeverisë së Kosovës ndodhen në Vlorë.
Ata një dite më parë ishin në Korçë në mbledhjen e përbashket të dy qeverive e cila u mbyll me firmosjen e 12 marrëveshjeve dhe memorandume mes dy vendeve. Të dy kryeministrat u zotuan të bëjnë më shumë për integrimin ekonomik të dy vendeve.