Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Politikë

Balla, thirrje të fortë KQZ-së: Skandali i PD me 1 milion dollarët, mos…

8 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha
Balla, thirrje të fortë KQZ-së: Skandali i PD me 1 milion dollarët, mos…

Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla i ka bërë thirrje KQZ-së që të mos bëjë asnjë regjistrim deklarimi shpenzime shtesë nga ana e subjektit politik PD, apo ndonjë falsifikim protokolli.

Balla akuzoi sërish Bashën lidhur me skandalin e shpenzimeve prej 1 milion dollarë për fushatë, teksa tha se kryedemokrati po fshihet nga përgjegjësia ndaj shqiptarëve.

Më tej, Balla pyet nëse Basha është financuar nga para të pista, ndërsa shton se ai e di më së miri ‘të vërtetën e përdorimit të vulës së kryetarit të PD për këtë makinacion financiar, që do të kishte tronditur çdo parti politike në çdo vend demokratik’.

FJALA E BALLËS:

Lulzim Basha po fshihet nga përgjegjësia ndaj shqiptarëve por edhe anëtarësisë së Partisë Demokratike, për të sqaruar skandalin ku e ka futur këtë parti.

Sigurisht që fillimi i hetimeve nga Prokuroria mbi kontratën e paligjshme të Lulzim Bashës me një kompani të huaj, të paguar nga një burim i padeklaruar parash, është një detyrim ligjor.

Por Lulzim Basha duhet të përgjigjet menjëherë se cili është burimi i atyre parave.

Pse nuk i ka deklaruar ato para dhe ato pagesa në KQZ, dhe si kanë përfunduar në një parajsë fiskale? I bëj thirrje Klement Zgurit dhe administratës së KQZ të mos bëjnë asnjë regjistrim deklarimi shpenzime shtesë nga ana e subjektit politik PD, apo ndonjë falsifikim protokolli për gjoja deklarim të mëparshëm, sepse është vepër e rëndë penale, prishje e provave të veprës penale.

Ku i ka gjetur Partia Demokratike dhe Lulzim Basha këto shuma marramendëse parash? 1 milion dollarë? Këta që flasin për ditë për para të pista e vota të blera, ku i kanë gjetur 1 milion dollarë?

Pse Lulzim Basha ka përdorur llogaritë e një kompanie offshore për të bërë pagesa në emër të Partisë Demokratike?

Cila është marrëdhënia mes Partisë Demokratike dhe kompanisë “Biniatta Trade LP”, e cila është në pronësi të një zinxhiri kompanish të regjistruara në Belizë, një shtet i Amerikës Qëndrore i njohur si parajsë fiskale.

Në emër të kujt janë regjistruar kompanitë offshore në Belizë?

A ka dijeni Lulzim Basha se kush janë personat nga Shqipëria që kanë transferuar para në llogaritë e kompanive offshore në Belizë dhe më pas tek Binniatta Trade, për të përfunduar në pagesa për llogari të Partisë Demokratike?

Kush janë lidhjet e Lulzim Bashës me këta persona?

A është financuar Partia Demokratike nga para të pista, nga persona të dyshuar për veprimtari kriminale?

Kujtojmë edhe një herë se Lulzim Basha ,dhe askush tjetër, e di të vërtetën e përdorimit të vulës së kryetarit të PD për këtë makinacion financiar, që do të kishte tronditur çdo parti politike në çdo vend demokratik.

 

Tags: 1 milion dollarëballabashaKQZskandalithirrje

TË LIDHURA

Salianji nis takimin me demokratët në Berat: Shqipëria më e lodhur se kurrë, rinia po largohet
Politikë

Salianji nis takimin me demokratët në Berat: Shqipëria më e lodhur se kurrë, rinia po largohet

18:00 | 18/02/2026
Arrestohet trafikanti “fantazmë” në Romë, u kap me 50 kg kokainë
Aktualitet

Arrestohet trafikanti “fantazmë” në Romë, u kap me 50 kg kokainë

17:53 | 18/02/2026
Zbardhet takimi Berisha-Gahler: “Balluku” kundër integrimit, AKSHI më e rëndë se “Epstein”
Politikë

Zbardhet takimi Berisha-Gahler: “Balluku” kundër integrimit, AKSHI më e rëndë se “Epstein”

17:48 | 18/02/2026
Next Post
DETAJET/ Masakra në Egjipt me 305 viktima, sulmuesit mbanin flamurin e ISIS

DETAJET/ Masakra në Egjipt me 305 viktima, sulmuesit mbanin flamurin e ISIS

Kupa “Pavarësia”, Korça vendi organizator për këtë vit

Kupa “Pavarësia”, Korça vendi organizator për këtë vit

Vasili i LSI krahason Ramën me Saddam Hussein

Vasili i LSI krahason Ramën me Saddam Hussein







JU REKOMANDOJMË

Nuk iu bashkua banorëve në festimet e Pavarësisë së Kosovës, Brikena zbulon arsyen

Nuk iu bashkua banorëve në festimet e Pavarësisë së Kosovës, Brikena zbulon arsyen

20:35 | 17/02/2026
Qëllohet pas sherrit në klub nate, publikohet fotoja e 25-vjeçarit të vrarë në Itali

Qëllohet pas sherrit në klub nate, publikohet fotoja e 25-vjeçarit të vrarë në Itali

16:22 | 14/02/2026
“Tani të fika”/ E papritur në Big Brother, ‘hakmerret’ Rogerti duke lagur me ujë Kristin

“Tani të fika”/ E papritur në Big Brother, ‘hakmerret’ Rogerti duke lagur me ujë Kristin

20:51 | 16/02/2026
Me armë lodër ‘ruante’ biznesin/ Kapet shqiptari në Rimini me mbi 1 kg kokainë

Me armë lodër ‘ruante’ biznesin/ Kapet shqiptari në Rimini me mbi 1 kg kokainë

17:51 | 17/02/2026




TË FUNDIT

Salianji nis takimin me demokratët në Berat: Shqipëria më e lodhur se kurrë, rinia po largohet
Politikë

Salianji nis takimin me demokratët në Berat: Shqipëria më e lodhur se kurrë, rinia po largohet

by mirseda
18:00 | 18/02/2026
0

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka nisur ditën e sotme takimin me demokratët në qytetin e...

Arrestohet trafikanti “fantazmë” në Romë, u kap me 50 kg kokainë

Arrestohet trafikanti “fantazmë” në Romë, u kap me 50 kg kokainë

17:53 | 18/02/2026
Zbardhet takimi Berisha-Gahler: “Balluku” kundër integrimit, AKSHI më e rëndë se “Epstein”

Zbardhet takimi Berisha-Gahler: “Balluku” kundër integrimit, AKSHI më e rëndë se “Epstein”

17:48 | 18/02/2026
“Krenarë që do të presim samitin e NATO-s”, zbardhet takimi i Ballës me VanHorn

“Krenarë që do të presim samitin e NATO-s”, zbardhet takimi i Ballës me VanHorn

17:23 | 18/02/2026
Ramazani i parë në Gaza pas armëpushimit sjell gëzim të brishtë

Ramazani i parë në Gaza pas armëpushimit sjell gëzim të brishtë

17:20 | 18/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com