Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Der Standard: Rama dhe Vuçiç luajnë me kufijtë e Ballkanit, Perëndimi bën “sehir”

8 vjet ago
in Kryesore, Të Gjitha, TT
Der Standard: Rama dhe Vuçiç luajnë me kufijtë e Ballkanit, Perëndimi bën “sehir”

Gazeta më e madhe austriake “Der Standard” shkruan se kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dhe presidenti serb Aleksandër Vuçiç po luajnë me kufijtë e Ballkanit, ndërkohë që Perëndimi po qëndron në heshtje dhe luan teatër.

Në analizën e saj “Der Standard” thekson se kreu i qeverisë shqiptare ka ndërhyrë në politikat e partive shqiptare maqedonase, ndërsa tani ka emëruar edhe katër zëvendësministra nga Kosova në kabinetin e tij qeveritar.

Gjithashtu, media gjermane saktëson se Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç dhe kryeministri Rama, po e shesin veten e tyre si udhëheqës të të gjithë serbëve dhe shqiptarëve, me synimin e “pajtimit historik”.

Sipas “Der Standard”, Vuçic është duke luajtur sërish me kartën e nacionalizmit, ndërsa kriminelët e luftës si ish-gjeneralët Vladimir La Zareviç dhe Nebojsha Pavkoviç, po japin leksione në akademinë ushtarake të Beogradit. E gjithë kjo situatë sipas gazetës, nuk është një sinjal aspak i mirë për arritjen e “pajtimit historik” dhe paqen në rajonin e Ballkanit.

Analiza e plotë: 

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka propozuar së fundmi që qytetarët e Kosovës duhet të marrin shtetësinë shqiptare. Kjo nuk lidhet vetëm për lirinë e udhëtimit, por edhe me popullaritetin që kërkon Thaçi.  

Loja e marrjes së nënshtetësisë në Ballkan po shoqërohet me një proces mendor të kapërcimit të kufijve. Ndërkohë edhe kryeministri shqiptar Edi Rama e ka cilësuar këtë proces si një formë e “politikës së fqinjësisë”.

Kryeministri Rama jo vetëm që ka ndërhyrë në politikat dhe problemet e partive shqiptare maqedonase, por tani ai emëruar edhe katër zëvendësministra nga Kosova në kabinetin e tij qeveritar. Ndërsa Rama bëri të ditur se do të njehsohet regjimi kufitar midis Kosovës dhe Shqipërisë. Gjithçka po ndodh në kontekstin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Marrëveshja kornizë e parashikuar ndërmjet dy vendeve synon që të bëjë të mundur njohjen indirekte të Kosovës nga Serbia. Megjithatë, kufiri midis Serbisë dhe Veriut të Kosovës, i cili banohet kryesisht nga serbët, mund të jetë shumë i depërtueshëm, për analogji si kufiri i jugut midis Greqisë dhe Shqipëria.  

Megjithatë, kjo do të theksonte afinitetet etnike dhe jo integritetin territorial të shteteve. Dhe mbi të gjitha janë dy politikanët: Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç dhe kryeministri Rama, të cilët po e shesin veten si udhëheqës të të gjithë serbëve dhe shqiptarëve, me synimin e “pajtimit historik” siç e cilëson Vuçiç.

Kjo është vlerësuar edhe nga përfaqësuesit e BE-së, nisur nga vizitat e dy liderëve në vendet e tyre respektive. Perëndimi vazhdon të luajë teatër. Kjo është vërtet interesante po të mendosh se në dukje marrëdhëniet midis Serbisë dhe Shqipërisë nuk ka pasur kurrë probleme.

Ndërkaq, kohët e fundit lideri i opozitës në Kosovë Albin Kurti është shprehur se nuk e kupton “dialogun për pajtimin historik me serbët”

“Serbët këtu në Kosovë kurrë nuk kanë bërë asgjë ndaj meje. Por, ka qenë regjimi i Beogradit ai që na shtypur brutalisht. Sipas Kurtit, në qendër të konfliktit të Kosovës ishte një regjim autoritar që iu kundërvu njerëzve të tij. Ka kosovarë që janë prekur nga ndërhyrjet e Shqipërisë. 

Analisti Lumir Abdixhiku thotë se as Rama dhe as Shqipëria nuk kanë të drejtë që flasin që të dialogojnë rreth pajtimit midis shqiptarëve dhe serbëve. Kosova është shtet i pavarur dhe nëse ka një çështje rreth së cilës u duhet pajtuar apo falur, duhet ta bëjë vetë shteti i Kosovës.

Ndërkaq, Vuçiç tashmë që ka marrë postin e Presidentit po mbështet iniciativën nacionaliste për të “mbrojtur mbijetesën e identitetit kulturor serb” , identitetin e dikurshëm në Ish-Jugosllavi. Përveç kësaj, kriminelët e luftës si ish-gjeneralët Vladimir La Zareviç dhe Nebojsha Pavkoviç, të cilët kanë qenë në burg për shumë vite, tani janë lejuar të japin leksione në akademinë ushtarake të Beogradit. Ministri i Mbrojtjes Aleksandar Vulin tha se “Kjo është mënyra se si po rikthehet padrejtësia atyre viteve të fundit”. Padyshim, kjo fjali nuk është aspak një sinjal i pajtimit.  Përgatiti Tirana Today

Tags: “sehir”BallkanitDer StandardkufijtëluajnëPerendimiramaVucic

TË LIDHURA

“Afera ‘Balluku’/ Protestë para Kryeministrisë, qytetarët mblidhen”
Kryesore

“Afera ‘Balluku’/ Protestë para Kryeministrisë, qytetarët mblidhen”

17:53 | 31/01/2026
U qëllua me armë zjarri në derë të shtëpisë, ndërron jetë 45-vjeçari nga Shijaku
Aktualitet

U qëllua me armë zjarri në derë të shtëpisë, ndërron jetë 45-vjeçari nga Shijaku

17:07 | 31/01/2026
“Durrës/ Dhunë ndaj çiftit 55-vjeçar, nën hetim 44-vjeçari, 2 në kërkim”
Aktualitet

“Durrës/ Dhunë ndaj çiftit 55-vjeçar, nën hetim 44-vjeçari, 2 në kërkim”

16:31 | 31/01/2026
Next Post
Shqipëria, hambar i kokainës në rajon, tani mbjell dhe Britaninë me drogë

Shqipëria, hambar i kokainës në rajon, tani mbjell dhe Britaninë me drogë

‘Gangsteri’ shqiptar sulmon keq 30-vjeçarin në tren. Arsyeja është qesharake

‘Gangsteri’ shqiptar sulmon keq 30-vjeçarin në tren. Arsyeja është qesharake

Burg përjetë autorit/ Krimi ‘kafshëror’, agresori la të vdekur shqiptaren një javë në banesë

Burg përjetë autorit/ Krimi ‘kafshëror’, agresori la të vdekur shqiptaren një javë në banesë







JU REKOMANDOJMË

Korçë/ I moshuari humb jetën teksa pinte kafe, dyshohet se…

Korçë/ I moshuari humb jetën teksa pinte kafe, dyshohet se…

21:10 | 28/01/2026
“Bomba dhe zjarr në Torino, Meloni: U godit shteti

“Bomba dhe zjarr në Torino, Meloni: U godit shteti

21:45 | 31/01/2026
Kosovë, dënohet ish-truproja e Rugovës për vrasjen e 20 viteve më parë

Kosovë, dënohet ish-truproja e Rugovës për vrasjen e 20 viteve më parë

17:42 | 26/01/2026
DJ Gimbo hap zemrën për banoren e “BBVA”: Është më e mira në shtëpi, ka energji shumë të mirë

DJ Gimbo hap zemrën për banoren e “BBVA”: Është më e mira në shtëpi, ka energji shumë të mirë

19:54 | 27/01/2026




TË FUNDIT

“Bomba dhe zjarr në Torino, Meloni: U godit shteti
Bota

“Bomba dhe zjarr në Torino, Meloni: U godit shteti

by mirseda
21:45 | 31/01/2026
0

Ata pritën rënien e errësirës për t’u shkëputur nga marshimi kombëtar i Askatasuna-s në Torino dhe për...

Mbyllet protesta ‘Shqipëria Bëhet’: thirrje për dorëheqje dhe denoncime për korrupsion”

Mbyllet protesta ‘Shqipëria Bëhet’: thirrje për dorëheqje dhe denoncime për korrupsion”

20:37 | 31/01/2026
“Akuza të forta nga Lapaj: 53 mln € te Balluku, 100 mln € te AKSHI”

“Akuza të forta nga Lapaj: 53 mln € te Balluku, 100 mln € te AKSHI”

19:43 | 31/01/2026
“Tarifat e naftës ndaj Kubës, presidentja e Meksikës alarmon për krizë”

“Tarifat e naftës ndaj Kubës, presidentja e Meksikës alarmon për krizë”

19:21 | 31/01/2026
Protesta kombëtare para Kryeministrisë/ Deputeti i PD Besart Xhaferi i bashkohet Adriatik Lapajt

Protesta kombëtare para Kryeministrisë/ Deputeti i PD Besart Xhaferi i bashkohet Adriatik Lapajt

19:17 | 31/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com