Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Saimir Tahiri, “viktima” e parë e trafikut të drogës

8 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha
Saimir Tahiri, “viktima” e parë e trafikut të drogës

Përgjimet e dy banditëve shqiptarë dhe kapardisjet e tyre në telefon, duke përdorur emrin e një ministri të plotpushtetshëm nuk më impresionojnë. Kam dëgjuar plot të tilla. Kam parë përgjimet e bandës Lushnjës kur përmendin Fatos Nanon, dhe deputetë socialist, kam parë lazaratasit që përmendin Sali Berishën, edhe kur flinin me gruan, kam parë të tjerë që përmendnin ryshfetet e Lulzim Bashës për leje ndërtimi.

Kam dëgjuar histori të fortësh nga  ata që flasin në emër të Edi Ramës, apo nga Balilajt që flasin në emër të Metës. Dhe mbi të gjitha nuk dua të debatoj për një dosje të ofruar për t’u përdorur, por për dosjen e plotë. Në këtë pikë, vetë Saimir Tahiri ofroi gatishmërinë e tij për një hetim të thellë të çdo pikëpyetje rreth tij dhe ky debat mbyllet këtu. Ai është sot njeriu më i papushtetshëm në Shqipëri dhe mund të hetohet lirshëm, duke e dorëzuar vetë imunitetin e deputetit.

Saimir Tahiri nuk ishte fajtor për përhapjen e drogës në Shqipëri. Viti 2015 kur droga filloi të mbillej pas goditjes së Lazaratit, ishte viti kur Koço Kokëdhima, u bë predikuesi i liberalizmit të hashashit, biles dhe me një përpjekje për të krijuar një lob parlamentar pro tij. Tek shqiptarët të cilët e shihnin Kokëdhimën si njeri të afërt të Edi Ramës, ky ishte një sinjal që ata mund të mbillnin. Është e qartë se ministri Saimir Tahiri e humbi betejën me kanabisin, e humbi mbajtjen larg të policisë ndaj tij dhe mbi të gjitha duket që ka humbur dhe kontrollin e disa banditëve mbi policinë.

Ajo që është evidente dhe që është përgjegjësi e ish-ministrit Saimir Tahiri, është se këta dy banditë dhe ndoshta dhe të tjerë ja kanë dalë ta përdorin policinë e Saimir Tahirit për punët e tyre. Fakti që ata kanë arritur të eksportojnë drogë, të ruajnë kontaktet me mafien italiane dhe të vazhdojnë të punojnë si trafikantë droge, duke qenë të afishuar si të afërm të ministrit, tregon se ish-ministri Tahiri, është më fajtor se sa qytetari Saimir Tahiri në këtë histori.

Defekti i tij serioz, lidhet me mënyrën se si ai filloi ta perceptojë policinë si një dashuri të tij, të cilën jo vetëm e besonte, por dhe nuk të lejonte t’ia prekje. 12 drejtorët e tij, ishin si 12 dishepuj të tij, por në fakt rezulton se idhulli i tyre në shumë raste ka qenë më shumë ndonjë tip si Habilaj, se sa Tahiri. Dhe kjo e bën përgjegjës si ministër Saimir Tahirin, sidomos në betejën kundër drogës. Ai është sot një viktimë e majme e saj.

Dhe i vetmi debat në këtë rast është nëse do të vendoset një standard i përgjegjësisë politike bazuar në fakte të tilla. Koha ka treguar që standarde të tilla të forta janë shumë morale, por shpesh ato janë përdorur më shumë për larje hesapesh. Në vitin 2007, ish-zëvendëskryeministri Ilir Rusmali dhe dorëheqje nga detyra edhe si ministër drejtësie, pasi njerëz të lidhur me djalin e Berishës, publikuan një regjistrim, ku vëllai i tij, po i kërkonte një zyrtari të favorizohej në një tender që nuk u bë kurrë.

Rusmali dha dorëheqje dhe më pas iku dhe nga politika, duke tentuar të vendosë një stekë shumë të lartë në standardin moral të asaj shumice dhe politikës shqiptare. Ditën që ka dhënë dorëheqje, kam shkruar dhe komentuar në një studio televizive që ky është një standard shumë i lartë për t’u respektuar nga kryeministri, nëse del që djali i tij merret me armë diku afër Vorës, apo dikush tjetër del që keqpërdor pushtetin….

Dhe gjashtë muaj më vonë, shpërtheu Gërdeci dhe ne pamë se si Berisha shkatërroi shtetin për të mbrojtur djalin, i cili dilte së paku në tabulate, se gjysmë ore pas tragjedisë, kishte folur 25 minuta me “ortakun”  Mihal Delijorgji, duke qarë hallin që i gjeti. Pra, shteti u tall me standardin Rusmali dhe më vonë Luzim Basha, e mbylli procesin gjyqësor për “Rrugën e  Kombit” me procedure, Fatmir Mediu u shpëtoi gjashtë viteve burg, kërkuar nga prokuroria, duke djegur afatet e gjyqit, më 21 Janar Berisha dhe Basha vranë katër vet dhe as u paraqitën fare në prokurori e kështu me radhë.

Rasti Tahiri po duket interesant pasi në katër vite që shkuan nuk pati asnjë ministër të qeverisë Rama nën akuzë pasi asnjë prej tyre nuk bën ato që bënë ministrat e Berishës, përfshi Bashën e Mediun në mandatin e parë.

Tani zgjidhni çfarë do të bëni me këtë histori nëse do ta vendosni si standard ndëshkimin përgjime të tilla. Duhet të jemi gati të respektojmë tani e tutje këtë standard për çdo politikan të përfolur. Duhet të zbardhin tabulatet e çdo krimineli dhe kushdo që ata përflasin, mund ta kryqëzojmë. Ja vlen të debatojmë nëse këtë histori do ta marrim për standard akuze. Por mos e bëni si Berisha me Rusmalin, që i tha bëj si të them unë, por mos bëj si bëj unë. (TemA)

Tags: bashaBerishadrogësndëshkiminparëpërgjimeTahiritrafikutviktima

TË LIDHURA

“Gjoba për ministrat që s’japin informacion”, Komisioneri Dervishi: Nuk është zgjidhje
Editorial - Opinione

“Gjoba për ministrat që s’japin informacion”, Komisioneri Dervishi: Nuk është zgjidhje

13:00 | 16/12/2025
Ndizet” protesta e fermerëve në Greqi, policia përdor spraj lotsjellës dhe granata zhurmuese
Rajoni

Ndizet” protesta e fermerëve në Greqi, policia përdor spraj lotsjellës dhe granata zhurmuese

15:07 | 08/12/2025
Ambasadori Gonzato i përgjigjet ‘akuzave’ për njëanshmëri: Raporti i progresit është busulla ime
Editorial - Opinione

Ambasadori Gonzato i përgjigjet ‘akuzave’ për njëanshmëri: Raporti i progresit është busulla ime

09:04 | 02/12/2025
Next Post
Tottenham zhbllokon sfidën në Madrid, City leksion Napolit (Video)

Tottenham zhbllokon sfidën në Madrid, City leksion Napolit (Video)

Dritan Zagani i uron suksese në jetë Saimir Tahirit, ja çfarë shkruan ish-shefi i antidrogës

Dritan Zagani i uron suksese në jetë Saimir Tahirit, ja çfarë shkruan ish-shefi i antidrogës

Champions League/ Ja supersfidat e javës së tretë

Champions League/ Mbyllen pjesët e para, shumë gola dhe spektakël







JU REKOMANDOJMË

Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

10:35 | 14/11/2019
Zbulohet kush e shoqëron nesër në Këshill prokurorin Prençi për mandatin e Ballukut

Zbulohet kush e shoqëron nesër në Këshill prokurorin Prençi për mandatin e Ballukut

18:50 | 18/12/2025
Aeroport: E moshuara vdes para fluturimit, familjarët përpiqen ta “maskojnë” si të gjallë

Aeroport: E moshuara vdes para fluturimit, familjarët përpiqen ta “maskojnë” si të gjallë

20:04 | 19/12/2025
Putin kërcënon: Nëse Kaliningradi bllokohet, do të ketë përshkallëzim të paparë ndonjëherë!

Putin kërcënon: Nëse Kaliningradi bllokohet, do të ketë përshkallëzim të paparë ndonjëherë!

20:40 | 19/12/2025




TË FUNDIT

Do të ishte pjesë e BBVIP 5, por u nda nga jeta/ Ledion Liço homazh Shpat Kasapit: Lamtumirë artist!
Showbizz

Do të ishte pjesë e BBVIP 5, por u nda nga jeta/ Ledion Liço homazh Shpat Kasapit: Lamtumirë artist!

by mirseda
00:22 | 21/12/2025
0

“Do të doja që sot të isha duke prezantuar klipin e tij hyrës. Do të prezantoja dhe...

“Nuk i them Ilir, por Vrenozi”/ Kryemadhi me batuta: E kam më kollaj

“Nuk i them Ilir, por Vrenozi”/ Kryemadhi me batuta: E kam më kollaj

23:59 | 20/12/2025
42-vjeçari në Lezhë u gjet i pajetë në dyqanin e tij, e ëma i jep fund jetës pasi merr lajmin

42-vjeçari në Lezhë u gjet i pajetë në dyqanin e tij, e ëma i jep fund jetës pasi merr lajmin

22:38 | 20/12/2025
U rrëzua tek blloqet e betonit, lëndohet rëndë në kokë 35-vjeçarja në Vlorë

U rrëzua tek blloqet e betonit, lëndohet rëndë në kokë 35-vjeçarja në Vlorë

21:32 | 20/12/2025
Aksident i rëndë në Bradashesh, katër persona mbeten të plagosur

Aksident i rëndë në Bradashesh, katër persona mbeten të plagosur

21:02 | 20/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com