Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Trump po luan me zjarrin

8 vjet ago
in Bota, Kryesore, Të Gjitha
Trump po luan me zjarrin

A mund t’ia marrë mendjen me diçka ndonjëri presidentit të SHBA? Ndoshta me ndonjë objekt që shkëlqen? Qoftë edhe me ndonjë video për të qeshur në YouTube ose me ndonjë pseudoshfaqje fushate elektorale në provincat e SHBA. Sepse kur merret me temat e politikës së jashtme Donald Trumpi, me Korenë e Veriut dhe me Iranin për shembull, atëherë partnerët e tij i zë tmerri. Para së gjithash në Evropë.

Pas viteve të përgatitjes, partnerët e negociatave diskutuan edhe 20 muaj për marrëveshjen atomike me Iranin. Bashkimi Evropian u ndodh në tryezë dhe suksesin e llogariti qartësisht edhe si vepër të tij. Në fund të fundit, këtu dha fryte ajo me të cilën evropianët preferojnë t’i zgjidhin krizat: diplomacia klasike. Që atëherë, Organizata e Energjisë Atomike ka kontrolluar tetë herë, nëse iranianët i plotësojnë vërtet kushtet. Përgjigja gjithmonë qe “Po”! Kaq bindëse qenë rezultatet, sa kancelarja gjermane vetë propozoi që kjo marrëveshje të merret si projekt për ta përdorur për hapat e mëtejshëm në çështjen e Koresë së Veriut.

Konfrontim i drejtpërdrejtë me Evropën

Tani vjen Donald Trumpi dhe kërcënon me prishjen e suksesit më të madh të diplomacisë ndërkombëtare dekadat e fundit. Për se? Për një premtim elektoral të çmendur. Ai e përmend Korenë e Veriut dhe Iranin me një frymë dhe tingëllon sikur të dy duhet të trajtohen me të njëjtën ashpërsi. Që t’i hedhin të dyja këto vende në të njëjtën tenxhere, kjo nuk do t’u ndodhte evropianëve. Ata e dinë se çfarë pasojash shkatërrimtare do të sillte përpara derës së tyre prishja e marrëveshjes atomike me Iranin: destabilizimin e Lindjes së Afërt, një kthim të Iranit në drejtim të Kinës dhe Rusisë, një forcim të forcave antiperëndimore dhe kështu me radhë.

Çfarë mund të bëjë Bashkimi Evropian? Ai me siguri që do t’i përmbahet marrëveshjes – këtë e ka bërë tashmë të ditur kryediplomatja e BE, Mogherini. Pavarësisht nëse SHBA do t’i përmbahen ose jo marrëveshjes. Në praktikë kjo mund të kishte pamjen që amerikanët  të vendosin sërish sanksione, por jo evropianët. Me këtë ata do të ishin në kurs të drejtpërdrejtë konfrontimi. Si do të reagonte presidenti i SHBA ndaj kësaj është e paqartë. Njëkohësisht Perëndimi do të humbiste çdo besueshmëri si njësi morale dhe politike dhe dëmet do të linin gjurmë. Kur SHBA dhe BE nuk janë më në gjendje të veprojnë së bashku, ato as i merr më njeri seriozisht. Pra BE nuk do t’i mbetet më gjë tjetër, se të shfrytëzojë atë ndikim që i ka mbetur ndaj qeverisë Trump. Evropianët duhet të përpiqen që t’i mbajnë në marrëveshje amerikanët.

Diplomaci e vështirë

Për sa i përket Koresë së Veriut, shpresat janë më errëta se për Iranin. Këtu ndikimi i evropianëve është shumë i vogël. Bubullimat atomike të Donald Trumpit dhe të Kim Jong Uns-it, BE nuk mundet dhe nuk do t’i ndjekë pas. Kërkesa e BE që këtu të shfrytëzohen vetëm mjete politike dhe diplomatike duket sikur evropianët ta godisnin problemin me pambuk. Kjo megjithatë është rruga e drejtë dhe e vetmja që mund të ndjekë BE. Edhe këtu del sërish në pah sa i madh është bërë hendeku midis Evropës dhe Amerikës në çështje delikate politike.

Një goditje të verbër ushtarake shumë besojnë se presidenti i SHBA edhe mund ta ndërmarrë. Për negociata të baraspeshuara dhe komplekse, burrit të zemëruar në Shtëpinë e Bardhë i mungon durimi, ekspertët dhe kompetenca. Të gjitha këto i ka Evropa.

Tags: bediplomaciaIranikinakoreja e veriutrusiaSHBATrumpZjarri

TË LIDHURA

Trump në rolin e “biznesmenit”, i kërkon presidentit të Koresë së Jugut tokat ku ndodhen bazat amerikane
Bota

Trump në rolin e “biznesmenit”, i kërkon presidentit të Koresë së Jugut tokat ku ndodhen bazat amerikane

22:38 | 25/08/2025
Trump: Kina të na japë lëndën e magnetit, përndryshe tarifa 200%
Bota

Trump: Kina të na japë lëndën e magnetit, përndryshe tarifa 200%

22:09 | 25/08/2025
Aksident fatal në Vorë, shoferi përplas për vdekje këmbësorin
Aktualitet

Aksident fatal në Vorë, shoferi përplas për vdekje këmbësorin

21:57 | 25/08/2025
Next Post
Hapja e negociatave me BE-në, Fleckenstein: Nuk ka kushte shtesë!

Hapja e negociatave me BE-në, Fleckenstein: Nuk ka kushte shtesë!

Shtohen rastet me kancer të prostatës për meshkujt mbi 50 vjeç

Shtohen rastet me kancer të prostatës për meshkujt mbi 50 vjeç

May: Nga BE dalim pas dy viteve

May: Nga BE dalim pas dy viteve

JU REKOMANDOJMË

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Familjarët gjejnë 33-vjeçarin pa shenja jete në oborrin e banesës në Bulqizë

Familjarët gjejnë 33-vjeçarin pa shenja jete në oborrin e banesës në Bulqizë

14:52 | 21/08/2025
“Po më arrestojnë”/ U zhduk pa lënë gjurmë, zbulohet mesazhi i fundit i Daniel Shimës para se familja të humbte kontaktet

“Po më arrestojnë”/ U zhduk pa lënë gjurmë, zbulohet mesazhi i fundit i Daniel Shimës para se familja të humbte kontaktet

19:27 | 20/08/2025
Gjendet pa shenja jete një 37-vjeçar në Këlcyrë, ja çfarë dyshohet

Gjendet pa shenja jete një 37-vjeçar në Këlcyrë, ja çfarë dyshohet

13:39 | 18/08/2025




TË FUNDIT

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani për mediat polake: Rusia, Kina dhe Irani po përpiqen të destabilizojnë Ballkanin
Politikë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani për mediat polake: Rusia, Kina dhe Irani po përpiqen të destabilizojnë Ballkanin

by mirseda
22:45 | 25/08/2025
0

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë qëndrimit në Poloni, në një intervistë për televizionin polak “TVP ëorld”...

Trump në rolin e “biznesmenit”, i kërkon presidentit të Koresë së Jugut tokat ku ndodhen bazat amerikane

Trump në rolin e “biznesmenit”, i kërkon presidentit të Koresë së Jugut tokat ku ndodhen bazat amerikane

22:38 | 25/08/2025
Trump: Kina të na japë lëndën e magnetit, përndryshe tarifa 200%

Trump: Kina të na japë lëndën e magnetit, përndryshe tarifa 200%

22:09 | 25/08/2025
Aksident fatal në Vorë, shoferi përplas për vdekje këmbësorin

Aksident fatal në Vorë, shoferi përplas për vdekje këmbësorin

21:57 | 25/08/2025
Krizë politike në Francë! Kryeministri mund të rrëzohet nga detyra, vendi rrezikon të shkojë në zgjedhje të parakohshme

Krizë politike në Francë! Kryeministri mund të rrëzohet nga detyra, vendi rrezikon të shkojë në zgjedhje të parakohshme

21:43 | 25/08/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com