Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Të Gjitha

Ballkani midis poleve konkurrente

8 vjet ago
in Të Gjitha
Ballkani midis poleve konkurrente

Nga Javier Solana “Project Syndicate”

Madrid – Pak rajone të botës, janë më komplekse në rrafshin kulturor dhe politik, sesa Ballkani. Dhe nuk mund të ketë një ilustrim më të qartë për të shkuarën dhe të tashmen e rajonit, sesa jeta dhe trashëgimia e njërit prej djemve të saj më të jashtëzakonshëm:fizikantit dhe shpikësit Nikola Tesla.

I lindur në një familje serbe dhe ortodokse në vitin 1856, në një qytet që sot është pjesë e Kroacisë, kombësia e Teslës, mbetet ende një objekt debati në rajon. Tesla besonte se përparimet shkencore, duhet të përdoreshin për të ndërtuar ura ndërmjet vendeve, dhe përfundimisht për të arritur paqen globale. Por ka njerëz si në Kroaci ashtu edhe Serbi, që duan ta përshtasin trashëgiminë e tij në mënyra që garantojnë drejtësi.

Edhe kontributet e Tesla në fushën e fizikës, kanë ringjallur dinamikat e komplikuara politike të vendit të tij të lindjes. Në Sistemin Ndërkombëtar të Njësive, tesla është një matje për densitetin e fluksit të një fushe magnetike. Dhe ashtu si vuri në dukje Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë, Federica Mogherini, disa muaj më parë, “Ballkani mund të shndërrohet lehtësisht, në një nga ‘fushat e shahut’ ku mund të luhet loja e  madhe e fuqive”.

Në fakt, rajoni ka qenë gjithmonë në mesin e poleve konkurruese, ku secila e projektonte fuqinë e vet me anë të rrjeteve të ndërlidhura ekonomike, politike, historike dhe kulturore. Për Bashkimin Evropian, luftërat që shoqëruan shpërbërjen e Jugosllavisë në vitet 1990, nënkuptonin një dështim absolut. Pasi dhuna përfundoi, Brukseli u përpoq të përdorte tërheqjen e vet magnetike, për të bërë bashkë territoret e ish-Jugosllavisë nëpërmjet një procesi rindërtimi dhe pajtimi. Por kjo strategji, prodhoi rezultate të pabarabarta.

Ndonëse disa vende me shumicë serbe ortodokse – Greqia, Bullgaria dhe Rumania – kanë hyrë në BE, të vetmet vende post-jugosllave që do t’i bashkoheshin unionit – Kroacia dhe Sllovenia – janë kryesisht katolike, një realitet që ushqen një narrativë kundërproduktive. Kur Gjermania  dhe Vatikani, njohën shpejt pavarësinë e Kroacisë dhe Slloveninë në vitet 1991 dhe 1992, ata përforcuan kuptimin e asaj që shkencëtari politik Samuel P.Huntington, e quajti më vonë si një “përplasje qytetërimesh”.

Për Huntingtonin, luftërat Jugosllave përputhen në mënyrë perfekte me paradigmën e tij të thjeshtë, me Krishterimin Perëndimor – Katolicizmin dhe Protestantizmin – nga njëra anë, dhe pjesën tjetër të feve të Evropës në anën tjetër. Kroacia dhe Sllovenia, kanë kërkuar të dyja që “Ballkani Perëndimor 6” – Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi dhe Serbia – të bëhen gjithashtu pjesë e BE-së.

Por përparimi është penguar, nga një mori mosmarrëveshjesh politike dypalëshe, midis Ballkanit Perëndimor dhe vendeve të BE, ngjashëm me rastin kur Sllovenia, duke përfituar nga anëtarësimi në BE, e bllokoi përkohësisht pranimin e Kroacisë në union.

Për më tepër, rrethanat brenda vetë BE-së – krizat ekonomike, dhe rritja e partive politike ksenofobe gjatë viteve të fundit – e kanë vënë në plan të dytë politikën e saj të zgjerimit, me presidentin e Komisionit Evropian Jean-Claude Juncker, që deklaroi në vitin 2014, se asnjë anëtar i ri nuk do të pranohej në BE përpara vitit 2019.

Në të njëjtën kohë, normat dhe institucionet demokratike në Ballkanin Perëndimor, janë zbehur. Vende të tjera me ndikim të fortë në rajon – Rusia, Turqia dhe Hungaria, ku BE-ja nuk ka arritur të parandalojë një rrëshqitje drejt autoritarizmit nën kryeministrin Viktor Orban – po ofrojnë modele politike alternative, që mund të ndiqen nga vendet e Ballkanit Perëndimor.

Marrim marrëdhëniet mes Serbisë dhe Rusisë. Gjatë një vizite në Beograd në vitin 2014, presidenti rus Vladimir Putin, shkoi aq larg sa të deklaronte se “Rusia, ashtu siç ka qenë në të kaluarën, do ta shohë gjithmonë Serbinë si aleaten tonë më të ngushtë”.

Përveç lidhjeve të vjetra kulturore me Rusinë, Serbia varet nga furnizimet ruse e energjia, si dhe fuqia e vetos së Rusisë, si një anëtare e përhershme e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

Për sa kohë që Beogradi ka mbështetjen e fortë të Moskës, ai mund ta bllokojë anëtarësimin e Kosovës në OKB. Këta faktorë shpjegojnë faktin pse Serbia nuk iu bashkua BE-së në imponimin e sanksioneve kundër Rusisë, pas aneksimit të Krimesë në marsin e vitit 2014.

Edhe Bosnja dhe Maqedonia, zgjodhën gjithashtu të mos bëhen pjesë e sanksioneve të Brukselit, ndërsa anëtaret e NATO-s Shqipëria dhe Mali i Zi e adaptuan qasjen e Perëndimit.

Megjithatë, vendet e Ballkanit nuk janë thjesht grimca pasive, që tërhiqen drejt poleve magnetike përreth tyre.

Për shembull, Serbia gjen ende frymëzim tek trashëgimia e Marshallit Tito, i cili ka qenë president i Jugosllavisë për pjesën më të madhe të Luftës së Ftohtë.

Larg nga të qenit një aleati më i ngushtë i Bashkimit Sovjetik, Tito qe themelues i Lëvizjes së të Paangazhuarve, dhe shkëlqeu në lojën që kundërvuri përballë Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimin Sovjetik.

Në mënyrë të ngjashme, Serbia përcaktohet sot zyrtarisht si një shtet neutral. Por ajo bashkëpunon ngushtë me NATO-n përmes Partneritetit për Paqe, ndërsa në të njëjtën kohë kryen stërvitje të përbashkëta ushtarake me ushtrinë ruse.

Po ashtu, ndërsa presidenti serb Aleksandar Vuçiç, pretendon të jetë në favor të integrimit evropian, ai s’ka shfaqur asnjë vullnet për ta distancuar veten nga Rusia.  

Natyrisht, përveç Rusisë, edhe Kina e kundërshton njohjen e pavarësisë së Kosovës. Përmes nismës së “Brezit dhe Rrugës”,

Pekini ka treguar muskujt e tij ekonomikë, duke investuar miliona dollarë në projekte infrastrukturore në Serbi dhe pjesë të tjera të rajonit.

Njëra nga nismat, ka të bëjë me ndërtimin e një linje hekurudhore të shpejtësisë së lartë midis Beogradit dhe Budapestit, që synon të lidhë portin grek të Pireut me Evropën Qendrore. Komisioni Evropian po heton aktualisht mbi këtë projekt, për shkelje të mundshme të rregullave të BE-së mbi tenderimet.

Hetimi lë të kuptohet një prirje themelore: edhe pse Kina nuk ka ambiciet shkatërruese të Rusisë ndaj Evropës, veprimet e saj mund të bëjnë që vendet e Ballkanit Perëndimor, të vënë në dyshim nxitjen e tyre për të konverguar me modelin institucional dhe me rregullat shoqëruese të BE-së.

Përkundër këtyre sfidave, BE-ja ruan një qasje të favorshme përkundrejt Ballkanit Perëndimor.

Duke përjashtuar Kroacinë, 74 për qind e tregtisë totale së vendeve të Ballkanit Perëndimor kryhet me BE-në, krahasuar me vetëm 6 për qind me Kinën, 5 për qind me Rusinë dhe 4 për qind me Turqinë.

Në këtë kontekst, Brukseli nuk duhet të lejojë që sfidat aktuale, të dobësojnë strategjinë e tij të përgjithshme të zgjerimit.

Samiti BE-Ballkani Perëndimor muajin e kaluar, ishte një hap pozitiv, duke garantuar që vendet ende të etura për t’iu bashkuar unionit, të mos e lënë në harresë nevojën për të ndërmarrë reforma të thella.

BE-ja s’duhet të heqë dorë nga pritshmëritë që do të kishte pasur padyshim Tesla. Të gjithë evropianëve, duhet t’u jepet mundësia të marrin pjesë në projektin evropian dhe të përfitojnë nga potenciali transformues i tij.

Kjo është pikërisht ajo, që dëshiron ende një segment i madh i popullsisë ballkanike. Udhëheqësit e BE-së, nuk mund të garantojnë që procesi i anëtarësimit në bllok do të jetë i shpejtë dhe i lehtë. Por ata vetëm mund të sigurojnë që një rrugëtim i tillë ia vlen.

Përshtati për Tirana Today, Alket Goce

Shënim: Javier Solana, ka qenë Përfaqësuesi i Lartë i BE për Politikën e Jashtme dhe të Sigurisë dhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, dhe Ministër i Jashtëm i Spanjës. Ai është aktualisht kryetar i Qendrës ESADE, për Ekonominë Globale dhe Gjeopolitikën.

 

Tags: Ballkanibeintegrimijavier solanakosovaMaqedoniarusiaSerbiashqiperia

TË LIDHURA

U shkëput për një kohë të gjatë pas humbjes së të vëllait, Gjesti rikthehet për Krishtlindje
Të Gjitha

U shkëput për një kohë të gjatë pas humbjes së të vëllait, Gjesti rikthehet për Krishtlindje

21:45 | 25/12/2025
PS kërkon përjashtimin e deputëteve të PD,Anëtarët tërhiqen për vendimin, sherr te zyra eUlsi Manjës
Politikë

PS kërkon përjashtimin e deputëteve të PD,Anëtarët tërhiqen për vendimin, sherr te zyra eUlsi Manjës

10:38 | 23/12/2025
Ndizet” protesta e fermerëve në Greqi, policia përdor spraj lotsjellës dhe granata zhurmuese
Rajoni

Ndizet” protesta e fermerëve në Greqi, policia përdor spraj lotsjellës dhe granata zhurmuese

15:07 | 08/12/2025
Next Post
Majlinda Kelmendi kualifikohet në çerekfinale të Botërorit

Majlinda Kelmendi kualifikohet në çerekfinale të Botërorit

Javier Solana: Vonesa e integrimit në BE, Shqipëria rrezikon të bëhet si Hungaria e Viktor Orban

Javier Solana: Vonesa e integrimit në BE, Shqipëria rrezikon të bëhet si Hungaria e Viktor Orban

Basha në mbrojtje të nxënësve: Librat për arsimin e detyrueshëm duhet të jepen falas

Basha: Ja sa është shtrenjtuar paketa e librave këtë vit







JU REKOMANDOJMË

E TRISHTË! Humb jetën vëllai binjak i Ema Andrea, ishte në palestër kur pësoi…

E TRISHTË! Humb jetën vëllai binjak i Ema Andrea, ishte në palestër kur pësoi…

12:10 | 29/12/2025
Gara kthehet në tragjedi! U mbyt nga shalqiri, 37-vjeçari vdes në sy të gruas

Gara kthehet në tragjedi! U mbyt nga shalqiri, 37-vjeçari vdes në sy të gruas

09:19 | 30/12/2025
Doktor Edi Tushe jep këshillat e tij për ushqimin e të sapolindurve

Doktor Edi Tushe jep këshillat e tij për ushqimin e të sapolindurve

16:59 | 20/03/2021
Zbardhet vendimi i gjykatës që la në fuqi masën e ndalimit të kërkuar nga SPAK për zv.kryeministren

Zbardhet vendimi i gjykatës që la në fuqi masën e ndalimit të kërkuar nga SPAK për zv.kryeministren

15:21 | 30/12/2025




TË FUNDIT

“Ndjemë tym dhe aromë të djegur”/ E rëndë në Elbasan, një person gjendet thuajse i shkrumbuar
Aktualitet

Zbardhet vr*sja me lëndë eksplozive në Shkodër, arrestohen 4 persona

by mirseda
10:52 | 02/01/2026
0

Në kuadër të operacionit policor të koduar “SHADOWS”, vihen në pranga shtetasit Gerti Bushati, Ergys Ibrahimi, Edison...

Aksident masiv në Rrugën e Kombit, përmbyset një furgon

Aksident masiv në Rrugën e Kombit, përmbyset një furgon

10:36 | 02/01/2026
Viti i Ri, 8 traditat e veçanta që i bëjnë shqiptarët të dallojnë nga të tjerët

Viti i Ri, 8 traditat e veçanta që i bëjnë shqiptarët të dallojnë nga të tjerët

22:39 | 31/12/2025
Parlamenti Europian i jep Babagjyshit “identitet europian” me humor

Parlamenti Europian i jep Babagjyshit “identitet europian” me humor

21:37 | 31/12/2025
Erion Veliaj uron Vitin e Ri nga burgu: Një përqafim për familjen time

Erion Veliaj uron Vitin e Ri nga burgu: Një përqafim për familjen time

21:12 | 31/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com