Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Të Gjitha

Si ta bëjmë Amerikën sërish të domosdoshme

9 vjet ago
in Të Gjitha
Si ta bëjmë Amerikën sërish të domosdoshme

Nga Alana Moceri “Huffingtonpost”

Udhëtimi i Donald Trump, la shumë mbresa tek aleatët tanë evropianë. Aq shumë, sa që kancelarja gjermane Angela Merkel ktheu faqe, dhe njoftoi në një tubim elektoral se “kohët kur mund të mbështeteshim plotësisht tek të tjerët, në një fare mase kanë marrë fund”. Ne e dimë shumë mirë se kush janë “të tjerët” që ajo i referohet.

Dhe më pas kancelarja vazhdoi: “E kam përjetuar këtë ditët e fundit, dhe për këtë arsye unë vetëm mund të them se ne evropianët duhet të marrim realisht në duar tona fatin tonë, natyrisht duke ruajtur miqësinë me Shtetet e Bashkuara dhe Britaninë e Madhe, dhe si fqinj të mirë kudo që është e mundur, edhe me Rusinë dhe me të gjitha vendet e tjera, por ne kemi nevojë të dimë se duhet të luftojmë vetë për të ardhmen dhe fatin tonë si evropianë”.

Shtyrja e Tramp ndaj kryeministrit malazez, ngurrimi dhe me pas një shtrëngim disi nervoz i duarve me Emanuel Makron, përbëjnë turbullirat e bujës që shkaktoi Trump në mediat tradicionale dhe ato sociale. Por Merkel, që i njeh shumë mirë sjelljet e Trump, ishte duke folur në lidhje me pozicionet e presidentit amerikan.

Ai ishte president i Jo-ve: nuk dha mbështetje për mbrojtjen e ndërsjellë të aleatëve të NATO-s, sidomos me një Rusi gjithnjë e më agresivë, dhe s’pati asnjë mirëkuptim për të mbështetur marrëveshjen e Parisit mbi ndryshimet klimatike dhe tregtinë e lirë në deklaratën e përbashkët të G7-ës.

Kështu, ndërsa disa nga optikat mund të ketë qenë qesharake, unë druaj se kjo e tallur nuk vjen vetëm mbi kurrizin e Donaldit por mbi atë të amerikanëve: bota po e bën të qartë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk janë më kombi i domosdoshëm. Fakti që Merkel i bëri këto deklarata gjatë një tubimi, mund t’i nxisë disa ta etiketojnë atë si retorikë thjeshtë elektorale, por ajo flet shumë pasi rezonon me popullin gjerman.

Politikanët luajnë me emocionet e opinionit publik, shumë më tepër nga sa e ndikojnë atë.  Të suksesshmit janë folësit zë lartë, që transmetojnë emocionin e kohës. Pra, nuk është për t’u habitur që shumica prej nesh janë duke e menduar se deklarata e Merkelit, mund të shënojë një epokë para dhe pas në drejtim të vendit të Amerikës në botë.

Politikanët amerikanë kanë qejf t’i bëjnë jehonë mendimit, se amerikanët janë kombi i domosdoshëm. Dhe për pjesën më të madhe, bota e ka pranuar këtë, megjithëse në një lloj qasje dashuri-urrejtje. Në fund të fundit, politika botërore sillet rreth nesh, për të mos përmendur pjesën më të madhe të kulturës popullore: pjesa tjetër e botës na njeh, por ata nuk na kuptojnë gjithmonë.

Në të njëjtën kohë, do të ketë gjithmonë mëri ndaj çdo vendi që ka një pushtet të tillë. Unë jam mjaft e vetëdijshme, se mund të jem një nga amerikanët e paktë me të cilin studentët e mi do të kalonin një kohë konsiderueshme me të, ndaj dhe përpiqem për të dhënë pak humanizëm dhe po, përulësi. Pse duhet të kemi kujdes se çfarë mendojnë politikanët dhe qytetarët e huaj për ne?

Për shkak se një imazh pozitiv në botë, përkthehet në atë që shkencëtarët politikë dhe diplomatët e quajnë fuqia e butë. Ambasadat tona në mbarë botën, i kalojnë një pjesë të mirë të ditëve të vitit në punën e përditshme të aktiviteteve të diplomacisë publike, të përqendruara rreth kulturës, sportit, arsimit, teknologjisë dhe mediave, të cilat përpiqen të krijojnë një përshtypje të mirë mbi SHBA-të në mesin e publikut të huaj.

Teoria e Joseph Nye, është se kur qytetarët e një vendi tjetër kanë një pikëpamje pozitive për SHBA-në, kjo përmirëson shanset dhe aftësinë tonë për të arritur qëllimet tona të politikës së jashtme në atë vend. Kjo fuqi e butë, fuqia e tërheqjes në kontrast me fuqinë e ashpër, fuqinë e shtrëngimit, si fuqia ushtarake dhe sanksionet ekonomike.

Është për të ardhur keq që këto terma janë bërë të njohura si fuqia e fortë dhe e butë, përderisa ne të gjithë mund të imagjinojmë me lehtësi disa këshilltarë të ngratë, të cilët përpiqen t’i shpjegojnë hollësitë e tyre Trump-it. Është e lehtë të imagjinohet kjo në të gjitha dërdëllitjet e tij në Twitter: Çfarë lloj ideje humbëse është fuqia e butë? Unë ju garantoj, asgjë e butë nuk po ndodh këtu!

Buxheti i Trump, reflekton një politikë të jashtme që mbështetet ekskluzivisht tek fuqia e ashpër. Ai rrit shpenzimet ushtarake me 10 për qind, ndërsa redukton shpenzimet për departamentin e shtetit dhe ndihmën e huaj, për të mos përmendur rrjetin delikat të sigurisë të shpenzimeve të mirëqenies sociale, që i mban më të varfrit e Amerikës vetëm një hap larg rrugëve. Kjo nuk na ndihmon në imazhin tonë jashtë vendit, dhe thjesht na bën të dukemi të vrazhdë.

Fuqia e butë qe kritike gjatë Luftës së Ftohtë, aq shumë sa që britma e huaj gjatë krizës së Little Rock të viti 1957, ishte pjesë e asaj që shtyu në fund Presidentin Eisenhower të dërgonte Gardën Kombëtare për të mbrojtur 9 studentët zezakë që ndiqnin një shkollë me ndarje racore.

Në këtë pikë, SHBA ishte e mbërthyer në një betejë me Bashkimin Sovjetik, që përfshinte një garë armatimi, por në masë të madhe varet nga tërheqja e aleatëve nga e gjithë bota ndaj markës tonë të demokracisë. Jetike ka qenë edhe forca jonë ekonomike dhe ushtarake, por ajo që na ka bërë të domosdoshëm është joshja ndaj asaj që në duam – paqe, siguri dhe stabilitet – është ajo që duan aleatët tanë në mbarë botën.

Politika e jashtme kaotike, e paparashikueshme, ngacmuese dhe transaksionale e presidentit Trump është duke bindur shumë nga miqtë tanë, se nuk mund të mbështetemi më tek SHBA-ja.

Ai nuk mund të sillet me ta me arrogancë, dhe ata të besojnë sërish tek ne. Jo. Në vetëm pak muaj ai arriti të fillojë shthurjen e rendit botëror, që SHBA-ja dhe Evropa e kanë ndërtuar me shumë kujdes që nga Lufta e Dytë Botërore. Një Amerikë që injoron fuqinë e butë, me siguri do të bëhet e parëndësishme. Urime zoti President.

Përshtati për Tirana Today, Alket Goce 

Tags: Amerikae domosdoshmeevropaMerkelSHBATrump

TË LIDHURA

Trump: SHBA shkatërroi 42 anije iraniane në 3 ditë
Të Gjitha

Trump: SHBA shkatërroi 42 anije iraniane në 3 ditë

17:48 | 07/03/2026
Koçiu me gjuhë të ashpër: Protestë me militantë të paguar që të krijohet ideja e revoltës!
Të Gjitha

Koçiu me gjuhë të ashpër: Protestë me militantë të paguar që të krijohet ideja e revoltës!

13:07 | 11/02/2026
Rama njofton skemë financiare për familjet që kujdesen për fëmijët jetimë.
Të Gjitha

Rama njofton skemë financiare për familjet që kujdesen për fëmijët jetimë.

12:25 | 11/02/2026
Next Post
Zgjedhjet/ Pacolli: Synimi im, Prishtina të bëhet qendër e rëndësishme ekonomike

Zgjedhjet/ Pacolli: Synimi im, Prishtina të bëhet qendër e rëndësishme ekonomike

Zbulohen 24 biznese me evazion fiskal  26 mln euro

Ekonomia rritet, por 1200 biznese mbyllin aktivitetin çdo muaj

Nisi armë me postë, mbrohet Çullhaj: Nuk e dija ç’kishte në pako

Nisi armë me postë, mbrohet Çullhaj: Nuk e dija ç’kishte në pako







JU REKOMANDOJMË

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

18:19 | 07/03/2026
Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

18:04 | 07/03/2026
Vritet 57-vjeçari në Krujë

Qëlloi veten me armë zjarri, vdes 47-vjeçari në Tiranë

22:14 | 09/03/2026
“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

19:05 | 04/03/2026




TË FUNDIT

Edi Rama mbledh Kryesinë e Partisë Socialiste, ja çfarë pritet të diskutohet
Aktualitet

Edi Rama mbledh Kryesinë e Partisë Socialiste, ja çfarë pritet të diskutohet

by mirseda
09:36 | 11/03/2026
0

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur kryesinë e Partisë Socialiste në selinë e saj. Mësohet se, mbledhja ka...

Rënia e dronëve pranë Aeroportit të Dubait, katër persona të plagosur

Rënia e dronëve pranë Aeroportit të Dubait, katër persona të plagosur

09:27 | 11/03/2026
Shqipëria ka naftën më të shtrenjtë në Europë sipas fuqisë blerëse, të paktën dyfishi i rajonit

Shqipëria ka naftën më të shtrenjtë në Europë sipas fuqisë blerëse, të paktën dyfishi i rajonit

09:08 | 11/03/2026
Plas sh*rri mes të rinjve në Bulqizë, konfliktohen edhe familjarët e tyre në komisariat,

Plas sh*rri mes të rinjve në Bulqizë, konfliktohen edhe familjarët e tyre në komisariat,

08:40 | 11/03/2026
Trump paralajmëron Iranin: Nuk do të lejojmë bllokimin e Ngushticës së Hormuzit

Trump paralajmëron Iranin: Nuk do të lejojmë bllokimin e Ngushticës së Hormuzit

20:42 | 10/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com