Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Tmerret e refugjatëve përgjatë rrugës së Ballkanit

8 vjet ago
in Kryesore, Të Gjitha
Tmerret e refugjatëve përgjatë rrugës së Ballkanit

Vala e re e refugjatëve që kalojnë përmes Ballkanit për të kërkuar mbrojtje në BE, po sjell dëshmi të reja të dhunës dhe abuzimeve, veçanërisht ndaj grave dhe fëmijëve.

“Në kufirin Turqi -Bullgari, një polic bullgar më kapi për qafe dhe më flaku në dysheme. Pastaj më goditi këtu,” tha një grua nga Afganistani në mesin e 30-tave, duke treguar anën e majtë të legenit. Si pasojë e dhunës së ushtruar gruaja, e cila ishte në muajin e gjashtë të shtatzënisë, humbi fëmijën e saj.

“Ky udhëtim më mplaku,” i tha ajo BIRN-it duke psherëtirë, dhe duke folur në anonimitet.

Ajo tha se ajo iku nga Afganistani për shkak të dhunës së shfrenuar atje, për tu përballur me të njëjtat probleme gjatë rrugës “Ballkanike”, që sipas saj ishte “shumë më të këqija se jeta e përditshme në Afganistan.”

Tre gra që kanë kaluar përmes rrugës së Ballkani, duke përjetuar tmerrin e dhunës dhe abuzimeve, kanë dhënë një intervistë për reporterët e BIRN. Detaje nga intervista tregojnë se policia bullgare kufitare i ka dhunuar dhe plaçkitur refugjatët e rinj që kalojnë përmes Ballkanit për të shkuar në Evropë.

“Kur arritëm në një pikë të caktuar na u desh të prisnim në pyll, prandaj ndenjëm atje për 9 ditë. Në Bullgari nuk na dhanë as ujë e as ushqim. Nipi im është i sëmurë mendor dhe e kapën krizat. Vendosëm të iknim. Folëm me trafikantin që po na udhëhiqte dhe ai na tha të shkonim në një vend ku grupi që kishte qenë sapo ishte larguar. Kur arritëm atje, erdhën disa njerëz me maska. Ata ishin të veshur me uniforma policie por u dukeshin vetëm sytë. Ne ishim ndarë në dy grupe, burrat në njërën anë, dhe tre-katër gra në anën tjetër. Sapo hynë filluan të bërtisnin “paratë, telefonat, dokumentet!”. Mendova se policia nuk kërkonte para dhe telefona, por vetëm dokumentet. Na kontrolluan trupin, madje kërkuan edhe nëpër flokë. Kisha një telefon, që e kisha futur te rrobat e vajzës, sepse isha shumë nervoze. Kur ja gjetën telefonin, e gjuajtën me grusht në kraharor. Gjuajtën vajzën 11 vjeçe, burrin dhe gjithë të tjerët. Ne gratë kemi shumë probleme, në veçanti kemi probleme mendore. Marrim ilaçe, unë madje kaloj edhe kriza. Tani që kam probleme mendore, përdor disa drogëra psikoterapie. Marr ilaçe në mëngjes dhe pasdite. Më kanë rënë dhe dhëmbët nga stresi. Jam nëna e disa fëmijëve dhe kam humbur shtëpinë time, paratë e mia… Ky udhëtim më mplaku. Ne jetojmë nëpër kampe, nuk dimë as gjuhën e tyre, nuk dimë as të kërkojmë një batanije në të ftohtë,” thotë një grua të cilën ky udhëtim e ka lënë me probleme mendore.

Një grua tjetër, nënë e katër fëmijëve, e cila ka pësuar një tronditje të fortë gjatë këtij rrugëtimi thotë:

“Kam katër fëmijë dhe situata ime po përkeqësohet dita-ditës. Kam probleme mendore. Ndodh papritur tu ulërij fëmijëve të mi kur më afrohen. Është e vërtetë. Dal për të ecur rreth pesë minuta për tu qetësuar, por çmendem kur mendoj se kam humbur çdo gjë që kisha:shtëpinë time, jetën time… Ishte vetëm një copë buke në çantë. Duhej ecur gjashtë ose shtatë orë, pa ndaluar. U dhashë fëmijëve një copë të vogël buke, e u thashë të imagjinonin se ishte çokollatë. Ta shkrinin në gojë dhe të mos e gëlltisnin. Duhet të rrinin sa më larg vdekjes. Dyqane nuk kishte, ishin shumë larg. Vajzës po i binin thonjtë. Këpucët i ishin çarë dhe nuk mund të ecte më shumë. Ecnim nëpër gurë dhe kishim flluska nëpër këmbë. Mendova se fëmijët do të vdisnin nga uria ose etja, nga rreziqet e rrugës, nga çdo gjë, ç’të shtoj më shumë? Vetëm Zoti e di se kur i kujtoj këto gjëra më duken sikur po ndodhin tani…”

“Pasi kaluam kufirin Serbi- Bullgari, policia serbe na ktheu në Bullgari. Na lanë në mes të pyllit, në mes të errësirës. Policia bullgare kishte maska, mund tu shikoje vetëm sytë, dhe kishin veshur uniformat. Ata na kërkuan paratë, dhe ne ishim shumë larg kampit. Na pyetën ku kishim fjetur dhe unë i thashë: “Morëm një dhomë në hotel”. Ata kontrolluan burrin, Sardarin, por nuk po i mbante ai paratë. Ato i kisha fshehur unë, nën rroba. Kërkuan të më kontrollonin mua por unë bëra rezistencë, u thashë që jam myslimane. Nuk i lashë të më preknin. Pavarësisht kësaj ata donin të më kontrollonin, “hiqe xhaketën”, urdhëruan. Paratë ranë në tokë dhe unë u përpoqa ti mbuloj më këmbë. Ata i panë dhe i morën…”, njëra prej grave tregon sesi u grabitën dhe u abuzuan nga policia. /Burimi: BIRN

Përshtati redaksia Tirana Today

Tags: BallkanpoliciRefugjaterrugetmerre

TË LIDHURA

Babai akuzohet se abuzoi me të bijën 12-vjeçare, komshinjtë sulmojnë gruan dhe 6 fëmijët e tjerë: Dilni nga shtëpia!
Aktualitet

Babai akuzohet se abuzoi me të bijën 12-vjeçare, komshinjtë sulmojnë gruan dhe 6 fëmijët e tjerë: Dilni nga shtëpia!

21:32 | 15/07/2025
Dhunoi bashkëshorten, policia arreston 55-vjeçarin menjëherë pas sinjalizimit
Aktualitet

Dhunoi bashkëshorten, policia arreston 55-vjeçarin menjëherë pas sinjalizimit

21:28 | 15/07/2025
”Banorët duhej të ishin lajmëruar 15 ditë para”, Jorgo: Prishja e ndërtimeve në Theth, e jashtëligjshme
Aktualitet

”Banorët duhej të ishin lajmëruar 15 ditë para”, Jorgo: Prishja e ndërtimeve në Theth, e jashtëligjshme

21:24 | 15/07/2025
Next Post
Tragjedi në plazhin e Zvërnecit, mbyten tre të rinj

Shkodër, mbytet në plazhin e Velipojës një 35-vjeçar nga Kosova, hyri në ujë të shpëtonte gruan

Ermonela Jaho, nga kujdesi për të moshuarit në skenat botërore

Ermonela Jaho, nga kujdesi për të moshuarit në skenat botërore

Këshilli i Sigurimit, vendos sanksione të reja kundër Phenianit

OKB: Sanksione ndaj atyre që kanë lidhje me ISIS dhe al-Kaedën

JU REKOMANDOJMË

37 tërmete brenda pak orësh tronditin vendin – raportohet për viktima dhe dëme

37 tërmete brenda pak orësh tronditin vendin – raportohet për viktima dhe dëme

20:55 | 09/07/2025
Arbana Osmani rikthehet në shtator me dy projekte të reja

Arbana Osmani rikthehet në shtator me dy projekte të reja

08:31 | 14/07/2025
Shkopet: U prezantuan si policë, detaje të reja për rrëmbimin e vrasjen e Renis Dobrës

Shkopet: U prezantuan si policë, detaje të reja për rrëmbimin e vrasjen e Renis Dobrës

18:22 | 09/07/2025
‘Jepe vetë dorëhegjen’! Kryetari i Bashkisë Konispol sfidon sërish Ramën. Nuk shkarkon asnje nga vartësit!

‘Jepe vetë dorëhegjen’! Kryetari i Bashkisë Konispol sfidon sërish Ramën. Nuk shkarkon asnje nga vartësit!

14:16 | 15/07/2025




TË FUNDIT

Babai akuzohet se abuzoi me të bijën 12-vjeçare, komshinjtë sulmojnë gruan dhe 6 fëmijët e tjerë: Dilni nga shtëpia!
Aktualitet

Babai akuzohet se abuzoi me të bijën 12-vjeçare, komshinjtë sulmojnë gruan dhe 6 fëmijët e tjerë: Dilni nga shtëpia!

by mirseda
21:32 | 15/07/2025
0

Një ngjarje e rëndë u raportua disa ditë më parë në Sheqishtë të Fierit ku Zamir Meta...

Dhunoi bashkëshorten, policia arreston 55-vjeçarin menjëherë pas sinjalizimit

Dhunoi bashkëshorten, policia arreston 55-vjeçarin menjëherë pas sinjalizimit

21:28 | 15/07/2025
”Banorët duhej të ishin lajmëruar 15 ditë para”, Jorgo: Prishja e ndërtimeve në Theth, e jashtëligjshme

”Banorët duhej të ishin lajmëruar 15 ditë para”, Jorgo: Prishja e ndërtimeve në Theth, e jashtëligjshme

21:24 | 15/07/2025
Marrëveshja për ndihmat në Gaza, ministrat e BE-së takohen sot në Bruksel

Marrëveshja për ndihmat në Gaza, ministrat e BE-së takohen sot në Bruksel

15:58 | 15/07/2025
Lirohet hapësira publike e zënë në mënyrë të paligjshme te “Ali Demi”, e pësojnë babë e bir

Lirohet hapësira publike e zënë në mënyrë të paligjshme te “Ali Demi”, e pësojnë babë e bir

15:27 | 15/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com