E diel, 23 Janar, 2022
0.5 C
Tirana

OKB: Sanksione ndaj atyre që kanë lidhje me ISIS dhe al-Kaedën

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara ka votuar unanimisht për imponimin e sanksioneve kundër tetë individëve dhe bizneseve, të ndërlidhur me grupin ekstremist, Shteti Islamik (ISIS), dhe me al-Kaedën.

Këta tetë individë të përfshirë në listën e zezë të sanksioneve të Kombeve të Bashkuara, janë liderët e IS-it në pjesën lindore të Azisë, grupet e ndërlidhura me IS-in në Siri, luftëtarët e jashtëm nga Kaukazi dhe bizneset këmbimore me të holla të pista.

Kjo propozimrezolutë e Shteteve të Bashkuara, e miratuar sot, po ashtu, kërkon bashkëpunim më të madh ndërkombëtar për ndaljen e fondeve të grupeve ekstremiste, parandalimi i tyre nga furnizimi me armatim dhe shtimin e bashkëpunimit për shqyrtimin e çështjeve të luftëtaarëve të ISIS-it dhe al-Kaedës, që kthehen në shtëpitë e tyre, raporton agjencia AP.

Zëvendësambasadorja amerikane në OKB, Michele Sison, vlerësoi se kjo rezolutë është “një hap tjetër i rëndësishëm” për tu shkaktuar disfatë dy grupeve ekstremiste dhe se “për Shtetet e Bashkuara nuk ekziston prioritet më i lartë”.

Sison tha se “do të ketë më tepër të përfshirë” në këtë listë të zezë të sanksioneve.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Sulm ajror në burgun e Jemenit, të paktën 70 të vrarë

Të paktën 70 njerëz u vranë në një sulm ajror në një burg, dhe të paktën tre fëmijë vdiqën në një bombardim të veçantë,...

Shtetet e Bashkuara pezullojnë 44 fluturime të linjave ajrore kineze

Qeveria e Shteteve të Bashkuara njoftoi të premten pezullimin e 44 fluturimeve ajrore të katër kompanive kineze nga Shtetet e Bashkuara drejt Kinës. Pezullimi...

Caktohet data për zgjedhjet në FSHF

FSHF u ka dhënë fund dilemave, pasi është caktuar data e zgjedhjeve për president. Federata Shqiptare e Futbollit, i ka dhënë fund dyshimeve rreth...

Kosova sërish vend i rrezikut të lartë për Gjermaninë

Varianti Omikron ka shtuar ndjeshëm shifrat e infektimeve në Kosovë. Nga dita e dielë (23.01; 00:00) Kosova futet sërish në listën e vendeve të...

Armët vdekjeprurëse amerikane mbërrijnë në Ukrainë

Rreth 90 ton "ndihma vdekjeprurëse" nga SHBA-ja kanë mbërritur në Ukrainë, mes tensioneve për grumbullimin e trupave ruse në kufi. Kjo ishte dërgesa e...