Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

(VIDEO) Samiti i G-20-ës, shpërthen dhuna në Hamburg; Protestuesit djegin makinat dhe përplasen me policinë

8 vjet ago
in Bota, Kryesore, Të Gjitha, Video Galeri
(VIDEO) Samiti i G-20-ës, shpërthen dhuna në Hamburg; Protestuesit djegin makinat dhe përplasen me policinë

https://www.facebook.com/tiranatodaycom/videos/318241251953952/

Protesta të dhunshme përfshinë sot Hamburgun, ndërkohë  që zhvillohen punimet e Samitit të G-20-ës.

Autoritetet thanë se protestuesit sulmuan një stacion policie, ndërsa u vunë zjarrin disa makinave policore.

Liderët e G20-ës janë duke diskutuar sot për një tërësi çështjesh, përfshirë tregtinë dhe ndryshimet klimatike.

“Të gjithë i dimë sfidat e mëdha globale dhe të gjithë e dimë presionin e kohës. Prandaj, zgjidhjet shpesh mund të arrihen vetëm nëse jemi të gatshëm të biem në kompromis”, tha kancelarja gjermane, Angela Merkel, si nikoqire e samitit.

Gjatë samitit, presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka takuar presidentin e Rusisë, Vladimir Putin.

Presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, u tha gazetarëve se udhëheqësit botërorë në samit nuk janë “as të verbër, as të shurdhër” ndaj trazirave në rrugët e Hamburgut.

Policia, për të dytën ditë me radhë, ka përdorur topat e ujit kundër protestuesve të dhunshëm.

Gjatë ushtrimit të dhunës dhe përpjekjeve për ta ndalur po ashtu janë plagosur dhjetëra policë dhe protestues anti-kapitalistë.

Rreth 13,000 njerëz kanë protestuar të enjten, përfshirë rreth 1,000 anarkistë të maskuar dhe të veshur në të zeza. Policia tha se pret që rreth 100,000 protestues të mblidhen sot dhe nesër. Autoritetet kanë aktivizuar rreth 20,000 policë për të garantuar siguri.

Bisedimet midis Trumpit dhe Putinit janë të parat sy më sy qëkur presidenti amerikan ka marrë detyrën në muajin janar.

Dy liderët do të përpiqen të qetësojnë raportet e tensionuara dypalëshe për shkak të konflikteve në Siri dhe Ukrainë, si dhe ndërhyrjes së dyshuar të Rusisë në zgjedhjet presidenciale në SHBA.

Trump, vazhdimisht, ka bërë thirrje për përmirësimin e marrëdhënieve me Moskën, edhe pse administrata e tij, publikisht, ka vazhduar presionin mbi Rusinë, për shkak të aneksimit të gadishullit ukrainas të Krimesë dhe mbështetjes për separatistët në lindje të Ukrainës.

Të enjten, në një fjalim në Varshavë, Trump i ka bërë thirrje Rusisë “të ndalojë aktivitetet destabilizuese në Ukrainë dhe gjetkë”, si dhe ka theksuar përkushtimin e Uashingtonit ndaj NATO-s, të cilën Putin, prej kohësh, e akuzon për rritje të tensioneve në lindje të Evropës.

Trump, më herët, e ka vënë në pikëpyetje rëndësinë e NATO-s dhe përkushtimin e Uashingtonit ndaj kësaj aleance.

Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk, u tha gazetarëve në Hamburg se fjalët e presidentit amerikan në Varshavë kanë qenë “çuditërisht premtuese”.

“Kemi pritur gjatë t’i dëgjojmë këto fjalë nga presidenti Trump. Por, lind pyetja nëse ato kanë qenë rastësore apo politikë e re”, tha Tusk.

Trump, të enjten, ka takuar edhe kancelaren gjermane, Merkel, me të cilën ka diskutuar për Korenë e Veriut, Ukrainën, Lindjen e Mesme dhe ndryshimet klimatike.

Tags: Angela MerkeldhuneDonald TrumpG-20protestasamiti g-20vladimir putin

TË LIDHURA

Plazhi në Lungomare i kthehet qytetarëve, Rama fton profesionistët: Bëhuni pjesë e kësaj përpjekjeje
Aktualitet

Plazhi në Lungomare i kthehet qytetarëve, Rama fton profesionistët: Bëhuni pjesë e kësaj përpjekjeje

20:44 | 12/07/2025
Zjarr në kodrat e Rrogozhinës, banorët: Kemi shpëtuar për pak
Aktualitet

Zjarr në kodrat e Rrogozhinës, banorët: Kemi shpëtuar për pak

20:40 | 12/07/2025
Ndërron jetë një 50-vjeçar në makinë, dyshimet e para
Aktualitet

Ndërron jetë një 50-vjeçar në makinë, dyshimet e para

20:19 | 12/07/2025
Next Post
Duro: Skuadrat shqiptare dështuan, iu mungon një projekt i qartë

Duro: Skuadrat shqiptare dështuan, iu mungon një projekt i qartë

ANALIZA/Schmitt: Rama-Vuçiç, grupi klientelist i Bashkimit Evropian

ANALIZA/Schmitt: Rama-Vuçiç, grupi klientelist i Bashkimit Evropian

Gjashtë tipat e shkrimtarëve sipas Ezra Pound

Gjashtë tipat e shkrimtarëve sipas Ezra Pound

JU REKOMANDOJMË

“Vrasja në Mat, autorët dyshohet se erdhën me 2 Range Rover nga Rrësheni”

“Vrasja në Mat, autorët dyshohet se erdhën me 2 Range Rover nga Rrësheni”

18:09 | 10/07/2025
Shkopet: U prezantuan si policë, detaje të reja për rrëmbimin e vrasjen e Renis Dobrës

Shkopet: U prezantuan si policë, detaje të reja për rrëmbimin e vrasjen e Renis Dobrës

18:22 | 09/07/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Fifi konfirmon ndarjen nga bashkëshorti në TikTok: “Do të doja të mos të të kisha njohur kurrë”

Fifi konfirmon ndarjen nga bashkëshorti në TikTok: “Do të doja të mos të të kisha njohur kurrë”

14:35 | 08/07/2025




TË FUNDIT

Plazhi në Lungomare i kthehet qytetarëve, Rama fton profesionistët: Bëhuni pjesë e kësaj përpjekjeje
Aktualitet

Plazhi në Lungomare i kthehet qytetarëve, Rama fton profesionistët: Bëhuni pjesë e kësaj përpjekjeje

by mirseda
20:44 | 12/07/2025
0

Në Lungomaren e Vlorës një tjetër sipërfaqe plazhi publik i është rikthyer turistëve dhe qytetarëve. Kryeministri Edi...

Situata në merkato, drejtuesit e Elbasanit e konsiderojnë skuadrën të konsoliduar

Situata në merkato, drejtuesit e Elbasanit e konsiderojnë skuadrën të konsoliduar

20:41 | 12/07/2025
Zjarr në kodrat e Rrogozhinës, banorët: Kemi shpëtuar për pak

Zjarr në kodrat e Rrogozhinës, banorët: Kemi shpëtuar për pak

20:40 | 12/07/2025
Ndërron jetë një 50-vjeçar në makinë, dyshimet e para

Ndërron jetë një 50-vjeçar në makinë, dyshimet e para

20:19 | 12/07/2025
Rinovim galaktik te Juventus, rritje page dhe kontratë e re për Yildiz

Rinovim galaktik te Juventus, rritje page dhe kontratë e re për Yildiz

20:04 | 12/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com