Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Fitorja e një arroganti dhe humbja e dordolecit

8 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha
Tërheqja pas gardhit e Edi Ramës

Andi Bushati/ Edi Rama e rrëmbeu i vetëm timonin. Këto zgjedhje që u bojkotuan nga ata që kanë braktisur me kohë Shqipërinë, nga ata që nuk patën besim tek një opozitë e kalbur që deshi të sillet si qeveri apo tek një parti qeveritare që deshi të bëjë si opozitë, treguan disa gjëra.

Ato treguan se në mjedisin shqiptar mjafton të heqësh një muaj kravatën dhe të vishesh me tuta; të mos bësh premtime, por të thuash batuta; të mos sjellësh asnjë investim të huaj, por të bojatisësh fasadat; të thellosh borxhin pa ndërtuar asnjë vepër madhore, pra mjaftojnë vetëm këto, për të thelluar rezultatin dhe për të qëndruar në pushtet.

E përsëri ja ku jemi tek pyetja: mos vallë votuan shqiptarët gabim? Si është e mundur që fitoi Edi Rama? Si është e mundur që ai mori shumë më tepër deputetë se katër vite më parë?
Përpara se t’i jepte jetë teorisë të gabuar të një populli që i kupton me vonesë gjëmat e pushtetit, duhen eksploruar disa shkaqe të tjera.

Edi Rama fitoi si pasojë e bojkotit masiv dhe këtë e tregon fakti se në numër votash ai nuk ka pësuar asnjë ngritje të ndjeshme në raport me katër vite më parë.

Edi Rama fitoi sepse partia me të cilën u ndesh më ashpër se kushdo në fushatë, pra LSI-a, ishe një forcë politike, që qe po aq përgjegjëse sa ai për këtë periudhë të ushtrimit të pushtetit. Çuditërisht njësoj si Rilindja edhe partia e mbetur jetim pa Ilir Metën e rriti numrin e deputetëve.

Edi Rama fitoi sepse partitë e reja dështuan. Cinikë deri në ekstrem, të zhgënjyer deri në kockë dhe të lodhur nga politika, ajo pjesë e elektoratit të lëvizshëm që kthen kamp, zgjodhi më parë pazarxhinjtë që blejnë votën me para, sesa politikanët që u ofrohen me projekte ndryshimi.

Por, mbi të gjitha Edi Rama fitoi pasi ai ia mbërriti qëllimit që ta shndërrojë Lulzim Bashën në një dordolec qesharak. Ky i fundit ia doli t’i bëjë PD-së atë që nuk ia ka bërë dot as byroja politike, as vrasësit e 1 prillit, as Zani Çaushi dhe as Jaho Salihi. Lulzim Basha do të hyjë në histori si ekzekutori i pamëshirshëm i një partie që lindi si shpresë dhe po kalbet si kufomë.

Ai e zvarriti për katër vite opozitën nën hijen e errët të trashëgimisë së Berishës dhe tregoi, në kulm të fushatës, atëherë kur shumëkush priste fitoren, se qe i gatshëm ta vyshkte edhe katër vitet e ardhshme nën errësirën e Ramës.

Ai nuk bëri gjë tjetër, veçse na tregoi të gjithëve së bashku, se ai kishte vlerë vetëm i fshehur në çadër. Se po të dilte cullak, në sytë e gjithë botës do të rezultonte si tani: një butafori e mjerë.

Megjithatë, pavarësisht nga dështimet e të tjerëve, Edi Rama fitoi edhe për meritë të tij. Në katër vite ai arriti të konsolidoi një pushtet oligarkik, i cili punoi në fund vetëm për të. Të gjithë përfituesit e koncesioneve marramendëse, të lejeve të ndërtimit, të gjithë trafikantët e mëdhenj të hashashit që i shpëtuan ndëshkimit që në Lazarat, të gjithë bosët e televizioneve të mëdha që kanë shumëfishuar pasurinë, u vunë në shërbim të tij.

Me këtë pushtet të madh financiar dhe propagandistik në dispozicion, Edi Rama nuk mund të mos t’ia dilte të krijonte një realitet të rremë për qeverisjen e tij 2013-2017.
Por, pyetja që shtrohet tani pas kësaj fitoreje dërrmuese është: Ç’do të ndodhë më pas ? Ç’drejtim do të marrë vendi tani që Timonieri i vetëm do të ketë një mbështetje të gjerë në parlament ?
Rreziku i parë është zbehja e thellë e opozitës.

Nga njëra anë LSI-a e zmadhuar në numra, nuk dihet se sa do t’i rezistojë faktit që pas tetë vitesh nuk do të jetë më një parti e pushtetit. Ajo kërcënohet nga avullimi i votës klienteliste dhe ndryshimi i mënyrës së financimit. Po t’i shtohet kësaj edhe fakti se ajo do ta ketë liderin e saj real me duar të lidhura në presidencë, askush nuk mund të vërë bast për forcën e saj reaguese.

Gjendja është edhe më keq në një parti në prag të katastrofës si PD-ja. Këto zgjedhje treguan se recetat e plakut Sali i përkasin shekullit të shkuar, po aq sa servilizmi dhe pafuqia e Bashës i përket një modeli të dështuar. PD-së përpara se të men dojë për opozitën do i duhet një kohë e gjatë të merret me veten.

Do i duhet të kalojë nëpër kalvarin e një prerje kokash dhe ndryshimi radikal, nëse do vërtet që një ditë të rigjallërohet. Por ky proces riskon ta mbajnë larg misionit vendimtar të të bërit opozitë. Për t’u bërë e besueshme për shqiptarët PD duhet të fillojë të besojë së pari tek vetvetja.

E gjitha kjo situatë rrezikon që ta lërë Timonierin e madh fare pa frena. Ai tani mund të realizojë gjithçka kishte në kokë. Ta japë gjithë shtetin me koncesion. Të mbushi Shqipërinë me plehra të importuara. Të dendësojë Tiranën me kullat që planifikoi që kur kryesonte bashkinë.

Pra, shkurt, të realizojë projektin e tij final, për ta qeverisur vendin duke e akumuluar të gjithë pushtetin ekonomik dhe financiar në duart e pak oligarkëve.

Ai rrezikon të ndjekë të njëjtën skemë, me të cilën akaparoi PS, përmes klientëve të tij të pasur, me të cilën kontrolloi parlamentin e shkuar, përmes kriminelëve që futi aty.

Në të njëjtën mënyrë Rama planifikon të kontrollojë Shqipërinë e nesërme duke e ndarë atë në pak duar të super të pasurve pranë tij.

Në këtë mënyrë zgjedhjet e katër viteve më pas do të jenë vetëm lojë. Gremina e një sistemi alla Putin apo Erdogan duket me e afërt se kurrë. (Lapsi.al)

Tags: arrogantibashadordoleciilir metaPDPSrama

TË LIDHURA

Dëmet reale dhe ato kolaterale të drejtësisë
Analizë

Dëmet reale dhe ato kolaterale të drejtësisë

21:10 | 11/07/2025
A do ta çojë SPAK deri në fund luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri?
Editorial - Opinione

A do ta çojë SPAK deri në fund luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri?

22:35 | 05/07/2025
Skllevërit e Sali Berishës dhe pse nuk ka shpresë për PD
Editorial - Opinione

Skllevërit e Sali Berishës dhe pse nuk ka shpresë për PD

20:59 | 02/07/2025
Next Post
Rezultati i deritanishëm, Halim Kosova komenton situatën dhe ka një porosi

Rezultati i deritanishëm, Halim Kosova komenton situatën dhe ka një porosi

PS-ja gjunjëzon PD-në edhe në Lezhë

PS-ja gjunjëzon PD-në edhe në Lezhë

Pollo pranon humbjen e PD-së, ja mesazhet që jep

Pollo pranon humbjen e PD-së, ja mesazhet që jep

JU REKOMANDOJMË

‘Jepe vetë dorëhegjen’! Kryetari i Bashkisë Konispol sfidon sërish Ramën. Nuk shkarkon asnje nga vartësit!

‘Jepe vetë dorëhegjen’! Kryetari i Bashkisë Konispol sfidon sërish Ramën. Nuk shkarkon asnje nga vartësit!

14:16 | 15/07/2025
Arbana Osmani rikthehet në shtator me dy projekte të reja

Arbana Osmani rikthehet në shtator me dy projekte të reja

08:31 | 14/07/2025
”Banorët duhej të ishin lajmëruar 15 ditë para”, Jorgo: Prishja e ndërtimeve në Theth, e jashtëligjshme

”Banorët duhej të ishin lajmëruar 15 ditë para”, Jorgo: Prishja e ndërtimeve në Theth, e jashtëligjshme

21:24 | 15/07/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019




TË FUNDIT

Kufiri i pataksueshëm për bagazhet e udhëtarëve, Doganat sqarojnë limitet e lejuara
Ekonomi

Kufiri i pataksueshëm për bagazhet e udhëtarëve, Doganat sqarojnë limitet e lejuara

by mirseda
20:40 | 17/07/2025
0

Dogana shqiptare sqaroi sot se udhëtarët që hyjnë në Republikën e Shqipërisë përjashtohen nga detyrimet doganore për...

Loredana pa doreza për Egli Takon: “Atë që më ka bërë, nuk e fshij dot”

Loredana pa doreza për Egli Takon: “Atë që më ka bërë, nuk e fshij dot”

20:36 | 17/07/2025
“Gjalpi është margarinë, qumështi me ujë” – Kamera e fshehtë e Vetting zbulon skandalin me ushqimet në azile. Dhoma të mbipopulluara e dhunë

“Gjalpi është margarinë, qumështi me ujë” – Kamera e fshehtë e Vetting zbulon skandalin me ushqimet në azile. Dhoma të mbipopulluara e dhunë

20:32 | 17/07/2025
Sarandë, 2 të plagosurve u gjendet një armë zjarri. Në vendin e ngjarjes gjenden 4 gëzhoja

Sarandë, 2 të plagosurve u gjendet një armë zjarri. Në vendin e ngjarjes gjenden 4 gëzhoja

19:58 | 17/07/2025
Tirana përfiton nga ndryshimi i FSHF-së, projektohet me tetë të huaj në formacion

Tirana përfiton nga ndryshimi i FSHF-së, projektohet me tetë të huaj në formacion

19:30 | 17/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com