E shtunë, 19 Qershor, 2021
27.5 C
Tirana

Rezultati i deritanishëm, Halim Kosova komenton situatën dhe ka një porosi

Rezultatet e deritanishme po çojnë PD-në drejt një humbjeje të thellë, me një diferencë votash prej të paktën 140 mijë.

Këto rezultate kanë shkaktuar reagime të shumta, ndërsa deputeti Halim Kosova ka zgjedhur të mos e komentojë këtë humbje të PD-së.

Në një prononcim për Abc News, Kosova tha se momentalisht gjëja më e rëndësishme dhe fokusi është numërimi i çdo vote të qytetarëve.

Ai shmangu pyetjen e gazetares nëse duhet dorëhequr Basha, teksa tha se “nuk mund të vazhdohet me procese të tjera, pa mbaruar procesi i numërimit të votave”.

Si e komentoni rezultatin  deritanishëm dhe humbjen e PD-së?

Këtë e dinë votuesit, nuk është momenti për të bërë konkluzione, mbasi të marrim numrin ekzakt të votave, kemi kohë për biseda dhe konkluzione. Porosia ime është mos u shkëpusni nga votimet deri në minutën e fundit.

Po shpresoni përmbysje/ ngushtim të rezultatit?

Për momentin jemi në fazën e numërimit, rëndësi ka të mos humbë asnjë votë. Kam dhe eksperienca të mëparshme të votimeve, kutia e votimit është thelbësore të numërohet ashtu siç është, përqendrim maksimal të numërimit të votave,bëj thirrje që askush të mos e braktisë procesin e numërimit

Po flitet dhe po kërkohet dorëheqja e Bashës, si e komentoni?

Ju thashë dhe një herë, pa mbaruar ky proces, nuk mund të vazhdojmë procese të tjera. E rëndësishme është që të numërohet çdo votë./ Tirana Today

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Gjermania ‘e dënuar’ të fitojë/ Ja ç’thonë Lëv e Santos

Gjermania duhet të bëjë mirë llogaritë për përballjen e sotme me Portugalinë, nëse dëshiron të shmangë eleminimin që në grupe. Humbja me Francën në...

Zbardhen përgjimet/ 672 telefonata për vrasjen e vëllezërve Haxhia në Durrës

Dy ditë më parë, forcat RENEA arrestuan 2 persona të akuzuar si bashkëpunëtorë në ekzekutimin e vëllezërve Besmir dhe Viktor Haxhia, në 27 prill...

Steriliteti i meshkujve, rreziku nga moskontrolli që në lindje

Një në tri meshkuj shqiptar rrezikohet të mos kenë aftësi riprodhimi si rezultat i moskurimit në moshën deri në 1 vjeç për zonën ku...

E vrau sepse e donte?

Vrasja e 20-vjeçares Caroline nga i shoqi, vijon të jetë kryefjalë e mediave greke. Analisti i njohur i Pegasus Media Group, Vassilis S. Kanellis,...

Greqia ndryshon rregullat në çastin e fundit, e mbyllur për shqiptarët

Ndonëse ishte paralajmëruar se prej ditës së sotme do të hapeshin kufijtë me Greqinë, një gjë e tillë nuk do ndodhë. Për shkaqe ende...