Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Manjani: Çadra çau koalicionin. Meta dhe Rama, në armiqësi të thellë midis tyre

8 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha
Manjani: Çadra çau koalicionin. Meta dhe Rama, në armiqësi të thellë midis tyre

Kryetari i Parlamentit, Ilir Meta, Kryeministri, Edi Rama, dhe Ministri i Drejtesise, Ylli Manjani, gjate seances parlamentare, ku pak pas mesnate eshte votuar me konsensus Reforma ne Drejtesi./r/n/r/nParliament Speaker Ilir Meta, Albanian Prime Minister Edi Rama and Justice Minister Ylli Manjani, during a parliamentary session, which was voted by consensus the Judicial Reform.

Ish-ministri i Drejtësisë dhe njëherësh anëtari i kryesisë së Lëvizjes Socialiste për Integrim,Ylli Manjani thekson se Çadra që ngriti Basha e çau koalicionin dhe se kryeministri Rama dhe presidenti i sapozgjedhur, Ilir Meta, janë në armiqësi të thellë me njëri-tjetrin.

Duke diskutuar në rrjetin social Facebook, me akademikun Artan Fuga, mbi analizën që ky i fundit i bën krizës politike, Manjani vë në dukje se LSI dhe PS përveçse garojnë të ndara janë edhe në përplasje të vazhdueshme midis tyre.

Manjani sugjeron se Partia Demokratike duhet të hyjë në zgjedhje për t’u përballur me kryeministrin Rama, dhe sistemin e tij të korruptuar.  

“Nuk ka asnjë dyshim që pika e ekuilibrit të dy anëve janë zgjedhjet. Zgjedhjet ku marrin pjesë të dy krahët, sigurisht! PD duhet të hyjë në zgjedhje me gjithë Ramën aty ku është, që ka kohë që s’është e me gjithë drogë, që thonë s’është, por në fakt është aty!  Votuesit nuk janë budallenj! Ata e dinë tashmë se sa vlen secili. Mendoj se Çadra i dha PD-së disa beteja të fituara, përveç konsolidimit të Bashës si kryetar! Çadra konfirmoi policinë e drogës, e ndërkombëtarizoi atë!  Çadra e çau koalicionin qeverisës sepse sot PS e LSI përveç se garojnë të ndara, janë në armiqësi të thellë, pavarësisht se ç’ thonë drejtuesit”, shkruan Manjani.

Manjani sugjeron se kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha duhet ta vijojë kauzën e tij politike dhe për të arritur objektivat e duhura sipas Manjanit, ai duhet të regjistrohet në zgjedhje.

“Çadra ishte ngjarja politike më e rëndësishme e PD dhe e vendit gjithë këtë kohë. Ndaj nuk ka pse PD ta mbyllë çadrën duke e mbajtur hapur! Mendoj se duhet ta hapë duke e mbyllur! Kjo arrihet vetëm duke u regjistruar menjëherë në zgjedhje, pa pritur as amerikanë, as evropianë e as kinezë të ndërmjetësojnë. Duhet të hyjnë të paktën në votimet e kësaj radhe që të punojë për zgjedhjet e ardhshme, ashtu siç thoni dhe Ju, Profesor! Dhe jo t’i shtyjnë votimet, por mundësisht t’i afrojnë. Pastaj fillon puna, sistematikisht për reformën politike. Ka shumë gjëra për të bërë aty! Kështu e shoh zgjidhjen e kësaj çështje, por jo ende të krizës politike”, përfundon anëtari i kryesisë së LSI-së Ylli Manjani.

(TIRANA TODAY)

Tags: bashacadrakoalicioniMetaPDramaylli manjani

TË LIDHURA

Korçë/ Ushtroi dhunë ndaj nënës së saj, policia arreston vajzën 30-vjeçare
Aktualitet

Korçë/ Ushtroi dhunë ndaj nënës së saj, policia arreston vajzën 30-vjeçare

15:47 | 12/07/2025
Gjykata lë në burg të arrestuarit e kapur me urdhër të SPAK, mes tyre edhe një polic
Aktualitet

Gjykata lë në burg të arrestuarit e kapur me urdhër të SPAK, mes tyre edhe një polic

15:34 | 12/07/2025
Paralajmërimi i Kryeministrit Rama për tregtarët: Stop qumështit, mishit dhe prodhimeve të bulmetit pa faturë!
Aktualitet

Paralajmërimi i Kryeministrit Rama për tregtarët: Stop qumështit, mishit dhe prodhimeve të bulmetit pa faturë!

15:01 | 12/07/2025
Next Post
Goli më i çuditshëm i Realit të Madridit këtë sezon (Video)

Goli më i çuditshëm i Realit të Madridit këtë sezon (Video)

Kinezët do të ndërtojnë linjën hekurudhore Tiranë-Rinas-Durrës

Kinezët do të ndërtojnë linjën hekurudhore Tiranë-Rinas-Durrës

Projekti “Veliera”, 14 palë shkojnë në Gjykatën Administrative

Projekti “Veliera”, 14 palë shkojnë në Gjykatën Administrative

JU REKOMANDOJMË

“Vrasja në Mat, autorët dyshohet se erdhën me 2 Range Rover nga Rrësheni”

“Vrasja në Mat, autorët dyshohet se erdhën me 2 Range Rover nga Rrësheni”

18:09 | 10/07/2025
Shkopet: U prezantuan si policë, detaje të reja për rrëmbimin e vrasjen e Renis Dobrës

Shkopet: U prezantuan si policë, detaje të reja për rrëmbimin e vrasjen e Renis Dobrës

18:22 | 09/07/2025
Pasuria milionëshe që la pas Diogo Jota pas tragjedisë fatale

Pasuria milionëshe që la pas Diogo Jota pas tragjedisë fatale

18:31 | 05/07/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019




TË FUNDIT

Korçë/ Ushtroi dhunë ndaj nënës së saj, policia arreston vajzën 30-vjeçare
Aktualitet

Korçë/ Ushtroi dhunë ndaj nënës së saj, policia arreston vajzën 30-vjeçare

by mirseda
15:47 | 12/07/2025
0

Dhuna në familje vijon të mbetet një plagët e shoqërisë shqiptare. Tashmë nuk kemi vetëm raste të...

Gjykata lë në burg të arrestuarit e kapur me urdhër të SPAK, mes tyre edhe një polic

Gjykata lë në burg të arrestuarit e kapur me urdhër të SPAK, mes tyre edhe një polic

15:34 | 12/07/2025
Letra e Trump: Nga 1 gushti 2025, aplikojmë tarifë 30% ndaj produkteve të BE-së

Letra e Trump: Nga 1 gushti 2025, aplikojmë tarifë 30% ndaj produkteve të BE-së

15:14 | 12/07/2025
Paralajmërimi i Kryeministrit Rama për tregtarët: Stop qumështit, mishit dhe prodhimeve të bulmetit pa faturë!

Paralajmërimi i Kryeministrit Rama për tregtarët: Stop qumështit, mishit dhe prodhimeve të bulmetit pa faturë!

15:01 | 12/07/2025
Vendparkim privat dhe bar-kafe në hapësira publike, procedohen penalisht 2 persona në Tiranë

Vendparkim privat dhe bar-kafe në hapësira publike, procedohen penalisht 2 persona në Tiranë

14:46 | 12/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com