Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Politikë

Ish-ministri britanik për Ballkanin: Merkel mund të përjashtojë Bashën nga PPE

9 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha
Ish-ministri britanik për Ballkanin: Merkel mund të përjashtojë Bashën nga PPE

Ish-ministri britanik për Ballkanin gjatë viteve 2001-2005, Denis MacShane, ka publikuar një opinion në portalin EurActiv të Brukselit lidhur me situatën politike në Shqipëri ku ka paralajmëruar një përjashtim të mundshëm të Partisë Demokratike nga Partia Popullore Europiane.
Titulli i shkrimit është “Si të mos humbasësh zgjedhjet? Refuzo të marrësh pjesë”.


MacShane thekson se Angela Merkel mund të largojë Bashën nga PPE, pas injorimit të thirrjeve të ndërkombëtarëve nga ana e tij, për të marrë pjesë në zgjedhje. 
“Partia Popullore Evropiane e Angela Merkel mund të bëhet e ashpër dhe mund të përjashtojë Bashën. Por njësoj si me njeriun e PPE në Hungari, Viktor Orban, Berlini nuk di si të trajtojë një prej partive simotra që thyen rregullat e demokracisë europiane”. 

“Ky zhvillim i pazakontë në zgjedhjet europiane po merr pak vëmendje nga Europa. Por si në Serbi, Maqedoni, Kosovë, Bosnje dhe Mal të Zi, politika e Ballkanit Perëndimor me përbërjen e saj shpërthyese plot populizëm, përfshirje të Rusisë dhe refuzim për njohje dhe bashkëpunim të përbashkët, mbetet sërish një fuçi baruti që mund të shpërthejë në flakë”.
MacShane: Akush s’e di pse Basha refuzoi zgjedhjet
Sipas tij, Bashën nuk arritën ta bindin as shtatë kongresmenët amerikanë të cilët mbërritën në Shqipëri këtë javë në një përpjekje për të negociuar krizën dhe rikthyer opozitën në zgjedhje.  
“Askush nuk di si të trajtojë këtë refuzim të Bashës për pjesëmarrje në zgjedhje. Këtë javë, shtatë anëtarë të Kongresit amerikan ishin në Shqipëri, dhe kruanin kokën për të kuptuar këtë situatë të re të mospjesëmarrjes në zgjedhje”.
“PD refuzoi SHBA dhe BE për reformën në drejtësi”
​Më tej, në shkrimin e ish-ministrit britanik, Denis MacShane thuhet se lëvizja e opozitës erdhi pas kërkesave të Brukselit për të miratuar reformën në drejtësi. 
“Uashingtoni, Brukseli dhe Berlini kanë kërkuar reformën gjyqësore në Shqipëri për të çrrënjosur korrupsionin dhe klientelizmin si një hap thelbësor nëse vendi prej 3 milionë banorë, do të fillojë të konsiderohet si një shtet anëtar i mundshëm i BE.
Por Partia Demokratike ka kundërshtuar verifikimin e gjyqtarëve”. 
“Rama ngjason me Blair, besnik i SHBA e BE”
Ish-ministri britanik, Denis MacShane, vlerëson kryeministrin Edi Rama dhe qeverisjen e tij. 
Sipas MacShane, “Rama i përket të majtës europiane të moderuar, duke ngjasuar me stilin e Toni Blair apo dhe Emmanuel Macron”. 
“Ai ka mbështetur me besnikëri politikat e SHBA dhe BE, duke dërguar trupat shqiptare për të luftuar ISIS-in në Irak, ndërsa ka paralajmëruar një reformë të ashpër gjyqësore – kundër gjyqtarëve të stilit të vjetër që duket se kurrë s’do dëshironin të vepronin kundër politikanëve dhe miqve të tyre biznesmenë, për kontratat qeveritare apo dhe lejet zhvilluese”. /Shqiptarja.com

Tags: BallkanbashaDenis MacShaneMerkelppe

TË LIDHURA

Zbulohet shtepia e barit, arrestohet shqiptari 37-vjeçar në Spanjë
Aktualitet

Zbulohet shtepia e barit, arrestohet shqiptari 37-vjeçar në Spanjë

22:03 | 29/12/2025
Meta për zgjedhjet në Kosovë: Shembull i një demokracie në rritje
Politikë

Meta për zgjedhjet në Kosovë: Shembull i një demokracie në rritje

21:48 | 29/12/2025
Shehaj nis fushatën kundër korrupsionit, synon 100 mijë firma për drejtësi
Politikë

Shehaj nis fushatën kundër korrupsionit, synon 100 mijë firma për drejtësi

20:39 | 29/12/2025
Next Post
Nis heshtja, video-skandali i merr gojën Partizanit

Nis heshtja, video-skandali i merr gojën Partizanit

Në 18 qershor sërish kandidat me dy emra

Në 18 qershor sërish kandidat me dy emra

Spitalet Britanike bien pre e sulmeve kibernetike

Spitalet Britanike bien pre e sulmeve kibernetike







JU REKOMANDOJMË

Nesër takimi Trump-Zelensky, Putin i prerë: Nëse Ukraina nuk pranon fund paqësor të luftës

Nesër takimi Trump-Zelensky, Putin i prerë: Nëse Ukraina nuk pranon fund paqësor të luftës

21:02 | 27/12/2025
Këshilli Bashkiak i Lushnjës i heq titullin ‘Qytetar Nderi’ Gjergji Velos,

Këshilli Bashkiak i Lushnjës i heq titullin ‘Qytetar Nderi’ Gjergji Velos,

19:07 | 23/12/2025
Atmosfera e Krishtlindjeve në Lezhë, kryebashkiaku Ndreu: Festë që na bashkon të gjithëve.

“Kam informacion se Balluku ka kërkuar dorëheqjen disa herë, ende mund ta japë”, Pjetrin Ndreu

22:15 | 25/12/2025
Lista e plotë/ Ja vendet ku shqiptarët udhëtojnë pa viza, por edhe ato ku viza duhet

Lista e plotë/ Ja vendet ku shqiptarët udhëtojnë pa viza, por edhe ato ku viza duhet

21:18 | 24/12/2018




TË FUNDIT

Trump pret Netanyahun: Rindërtimi i Gazës nis së shpejti
Bota

Trump pret Netanyahun: Rindërtimi i Gazës nis së shpejti

by mirseda
22:25 | 29/12/2025
0

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ndodhet në Mar-a-Lago ku edhe është pritur nga presidenti amerikan Donald Trump. Gjithashtu...

Zbulohet shtepia e barit, arrestohet shqiptari 37-vjeçar në Spanjë

Zbulohet shtepia e barit, arrestohet shqiptari 37-vjeçar në Spanjë

22:03 | 29/12/2025
Meta për zgjedhjet në Kosovë: Shembull i një demokracie në rritje

Meta për zgjedhjet në Kosovë: Shembull i një demokracie në rritje

21:48 | 29/12/2025
Rusia akuzon Ukrainën për sulm ndaj rezidencës së Putinit, Zelensky e mohon

Rusia akuzon Ukrainën për sulm ndaj rezidencës së Putinit, Zelensky e mohon

21:17 | 29/12/2025
Shehaj nis fushatën kundër korrupsionit, synon 100 mijë firma për drejtësi

Shehaj nis fushatën kundër korrupsionit, synon 100 mijë firma për drejtësi

20:39 | 29/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com