Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Tërheqja pas gardhit e Edi Ramës

8 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha
Tërheqja pas gardhit e Edi Ramës

Andi Bushati/Sot jam i bindur se shumëkush mund ta quajë Ramën një frikacak.

Sot jam i bindur se të tjerë do ta asociojnë vendimin e tij për t’u tërhequr nga Kavaja, me qindra ankthet e tij të përhershme.

Sot jam i bindur se shumëkush do ta kritikojë si liderin që ka ngritur një shtet prej letre, të magjishëm në propagandë, por që nuk përballet dot me ata pak “çadramanë” që i tremben reformës në drejtësi.

Sot Edi Ramën nuk do e marrin mëri vetëm të vetët.

Më të do të tallen pëdëistët që do të bërtasin “fitore” për një ndeshje që e fituan pa e luajtur akoma.

Atë do ta përbuzin demokratë e Laçit dhe Mamurrasit si një burrë që nuk ka guxim ta ruajë kullën e tij. Mbi të do bien romuzet e atyre që u ka prishur shtëpitë, që i ka burgosur për faturën e dritave, që i ka përmbysur tezgat me prasë, duke u sjellë si një zbatues harbut i ligjit.

Sot i marr me mend të gjitha këto, e ndjej zemërthyerjen e socialistëve fanatikë, e imagjinoj triumfin ngadhënjyes të çadristëve të ndërkryer, e parandiej zhgënjimin e atyre që jetuan me iluzionin se kishin gjetur një lider i cili nuk bënte kompromis me ligjin dhe zbatimin e tij.

Por, pavarësisht nga këto, sot jam i bindur se Edi Rama duhet falënderuar.

Po, po edhe ashtu frikacak, i paburrë dhe i zbythur si mund t’u duket disave, sërish duhet falënderuar.

Ajo që ka bërë sot është e njëjtë me të vetmin akt fillestar që i është përmbajtur që prej ditës së parë të qeverisjes së tij: asaj kur hoqi gardhin e Kryeministrisë.

Duke qenë njëri nga ata që ka mbrojtur me forcë idenë se për të ruajtur atë gardh nuk mund të justifikohej vrasja; duke pasur bindjen se sado gabim ta ketë një turmë, një Kryeministër nuk mund të qëllojë me plumba për hir të nderit të vet; duke këmbëngulur se aq më pak këtë të drejtë e ka një lider kleptokrat dhe abuziv, mendoj se Edi Rama bëri këtë të premte një nga aktet më të mira të qeverisjes së tij.

Ai nuk lejoi që në Kavajë të bëhej 21 janari i tij.

Ai pranoi ta tallin si frikacak, ta përbuzin si të pabythë, ta përqeshin si ankthioz, duke refuzuar ta respektojnë si vrasës dhe t’i përkulen si i fortë. 

Por, thënë këtë, pra pavarësisht se për tërheqjen e tij aspak të lavdishme ai duhet lavdëruar, duhet pranuar gjithashtu se vendimi për të tërhequr kandidatin e Kavajës, e nxjerr zbuluar Edi Ramën.

Zmbrapsja përballë presionit për atë që mund të bënte PD-ja të dielën, na nxjerr në pah Ramën e vërtetë që kemi njohur. Atë për të cilin nuk ka rëndësi as data e zgjedhjeve dhe as zbatimi i ligjit. Ashtu si gjatë gjithë negocimit të kësaj krize, ai ka qenë i gatshëm të falë shumë gjëra. Ai ka qenë i prirur të diskutojë për President konsensual, t’i japë opozitës KQZ-në, të fusë në paketë edhe Avokatin e Popullit, të flijojë gjysmën e qeverisë, të shkatërrojë “policinë që duam”, dhe ta bëjë Kodin Zgjedhor edhe njëherë lesh e li.

Vetëm për një gjë ai nuk ka pranuar kurrë të diskutohet: për karrigen e tij.

Këtë tregon edhe tërheqja e lavdërueshme e Kavajës.

Retorikat me data kushtetuese dhe kushte të panegociueshme janë fjalë boshe. Rama fal gjithçka përpos Kryeministrit. Nga ai post ai ka frikë të largohet. Dhe ky është paradoksi i kësaj fabule: frika e tij, që rezultoi një festë për Kavajën është një tragjedi për 18 qershorin. (lapsi.al)

Tags: 21 janariANDI BUSHATIedi ramagardhikavajaPDterheqja

TË LIDHURA

‘Izraeli nuk është i vetëm’, Spahiu: Lufta me Iranin mund të çojë në anarki
Aktualitet

‘Izraeli nuk është i vetëm’, Spahiu: Lufta me Iranin mund të çojë në anarki

22:37 | 19/06/2025
A do të kthehet Irani në një fuqi bërthamore?
Editorial - Opinione

A do të kthehet Irani në një fuqi bërthamore?

20:45 | 18/06/2025
Do rritet nafta nga sulmi i Izraelit mbi Iran?
Editorial - Opinione

Do rritet nafta nga sulmi i Izraelit mbi Iran?

19:24 | 17/06/2025
Next Post
Kandidati i PS-së për Kavajën: Sfida nuk përfundon këtu, do ketë sërish një mundësi

Kandidati i PS-së për Kavajën: Sfida nuk përfundon këtu, do ketë sërish një mundësi

Kë mbështet Ambasada Amerikane, Ramën apo protestuesit?

Kë mbështet Ambasada Amerikane, Ramën apo protestuesit?

Kukësi kalon në avantazh ndaj Partizanit, shënon Dvornekoviç

Kukësi kalon në avantazh ndaj Partizanit, shënon Dvornekoviç

JU REKOMANDOJMË

Rezart Veleshnja e thotë troç: Kapa dy aktorë të Portokallisë duke bërë s*ks…

Rezart Veleshnja e thotë troç: Kapa dy aktorë të Portokallisë duke bërë s*ks…

10:34 | 16/06/2025
Irani lëshon valën e 10-të të raketave drejt Izraelit, forcat izraelite: Sulmi është zbuluar

Irani lëshon valën e 10-të të raketave drejt Izraelit, forcat izraelite: Sulmi është zbuluar

19:02 | 17/06/2025
Zysha e “Petro Ninit” në apel: Pas bashkëshortit, rrezikoj të humbas edhe dy djemtë

Zysha e “Petro Ninit” në apel: Pas bashkëshortit, rrezikoj të humbas edhe dy djemtë

19:15 | 13/06/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019




TË FUNDIT

Shqipëria merr ftesën për të pritur Samitin e NATO-s, Holanda jep dritën jeshile
Aktualitet

Shqipëria merr ftesën për të pritur Samitin e NATO-s, Holanda jep dritën jeshile

by mirseda
22:47 | 19/06/2025
0

Shqipëria pritet të konfirmohet si mikpritëse e Samitit të Organizatës së Traktatit të Atlantikut Verior (NATO) në...

‘Izraeli nuk është i vetëm’, Spahiu: Lufta me Iranin mund të çojë në anarki

‘Izraeli nuk është i vetëm’, Spahiu: Lufta me Iranin mund të çojë në anarki

22:37 | 19/06/2025
Krizë mes çiftit? DJ PM feston ditëlindjen, mungon urimi i Sarës

Krizë mes çiftit? DJ PM feston ditëlindjen, mungon urimi i Sarës

22:33 | 19/06/2025
Temperatura të nxehta deri në 40 gradë për sot

‘Çmendet’ moti në këtë vend, temperaturat arrijnë në 32.2 gradë

22:30 | 19/06/2025
34 vjet Partia Socialiste, por jo të gjithë festuan, ja kush mungoi

34 vjet Partia Socialiste, por jo të gjithë festuan, ja kush mungoi

21:51 | 19/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com