Klodjan Shehi, kandidati i Partisë Socialiste për Bashkinë e Kavajës, pas tërheqjes së shefit të selis rozë, Kryeministrit Rama, për moskandidimin e tij, ai është shprehur se do të ketë një sfidë tjetër për të dhe PS-në në këtë qytet.
“Ndjehem i privilegjuar për kandidimin por është një krizë që nuk përfundon këtu. Jam kandidati de juro dhe de facto i Kavajës. Do ketë sërish një sfidë që PS të mbajë bashkinë e Kavajës”,- tha Shehu.
Nuk dihet ende nëse do të ketë tërheqje edhe të kandidatit të pavarur, apo nëse do të ketë një datë tjetër, që do të mbahen zgjedhjet e ardhshme në këtë qytet.