Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Shqiptarët në mesin e përplasjes SHBA-Rusi në Ballkan

9 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha
Ndërkombëtarët: Dënojmë sulmin, kriza të zgjidhet përmes institucioneve demokratike

Nehat Hyseni

Dita e enjte e 27 prillit 2017 do të mbahet mend gjatë në kujtesën e shqiptarëve të Maqedonisë për dhunën e tmerrshme të huliganëve dhe kriminelëve sllavo-maqedonas të ushtruar në Parlament.

Menjëherë pas zgjedhjes së Talat Xhaferit, si kryetari i parë shqiptar i Kuvendit të Maqedonisë, u sulmuan në mënyrë brutale deputetët e Kuvendit, duke u rrezikuar seriozisht jetën dhe duke iu shkaktuar lëndime të rënda trupore.

Më së shumti e pësuan disa deputetë të LSDM-së, me në krye liderin e saj Zoran Zaev, si dhe deputeti shqiptar, kreu i LRPDSH, Zijadin Sela, të cilët u gjakosën dhe iu rrezikua jeta.

Një pjesë e policisë lejuan kriminelët që të hyjnë brenda Parlamentit të Maqedonisë, gjë që e konfirmoi edhe ministri i Brendshëm, Agim Nuhiu, i cili theksoi se “një pjesë e efektivëve të policisë nuk e kanë kryer punën si duhet”.

Në vend  që të respektojnë ligjet dhe t’i kryejnë detyrat e tyre, policët vepruan nën urdhrat e udhëheqësve politikë të VMRO-DPMNE-së së Nikolla Gruevskit dhe presidentit Ivanov, që janë nën ndikimin e drejtpërdrejtë të Rusisë së diktatorit Putin dhe të pasuesve të Sheshelit, me në krye kryeministrin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç.

Yryshi ruso-serbo-sllavo-maqedonas

Yryshi ruso-serbo-sllavo-maqedonas ndaj Parlamentit të Maqedonisë ishte njëjtë me puçin ruso-serb kundër fitores së Gjukanoviçit në zgjedhjet parlamentare në Mal të Zi, që është i njohur për orientimin e tij proevropian e proamerikan. Pra, lufta midis pansllavizmit rus dhe influencës euroatlantike  e amerikane në Ballkan është duke u zhvilluar aktualisht me intensitet të lartë dhe shumë të ashpër në Ballkan. Prania e madhe evropiane dhe amerikane në Maqedoni dhe Mal të Zi, si dhe në Kosovë, është faktor dominues dhe garanci që situata të mos përshkallëzohet.

Qëndrimi i pabesë i Lëvizjes “Besa”

Qëndrimi i Lëvizjes “Besa” karshi zgjedhjes së Talat Xhaferit, kryetar i Kuvendit të Maqedonisë, dëshmon se në tentimin për destabilizim të Maqedonisë kanë dorë edhe diktatorët nga vendet e lindjes. Kjo Lëvizje hapur doli dhe e pabesë karshi institucioneve demokratike  dhe interesave të shqiptarëve të Maqedonisë! Ky ishte një “test politik”, praktik për të parë pozicionimin e gjithsecilit në politikë: se kush është për të mbrojtur e kush kundër interesave dhe ekzistencës së popullsisë së atjeshme shqiptare. Ky “testim”, pra, dëshmoi qartë se Lëvizja “Besa” u rreshtua në mënyrë eksplicite në krahun sllavo-maqedon, prorus të VMRO-DPMNE-së, dhe kundër partive politike të shqiptarëve, duke mos e votuar kandidatin shqiptar Talat Xhaferin për kryetar të Kuvendit të Maqedonisë, si dhe simpatia dhe kujdesi i huliganëve dhe kriminelëve fashistë, të cilët nuk i sulmuan ata, madje dhe i mbrojtën sikur të ishin “të shenjtë”, madje  i mbrojtën edhe më mirë se deputetët pro-rus, sllavo-maqedonas të VMRO-DPMNE-së?!

Simotra e “Besës” – APN në Luginë të Preshevës

Ashtu si simotra e saj Lëvizja “Besa” në Maqedoni, është APN në Luginën e Preshevës, që u deklarua dhe u angazhua publikisht kundër Referendumit të shqiptarëve “për autonomi politike e territoriale, me të drejtë bashkimi me Kosovën”; nuk e përfilli Lapidarin e UÇPMB-së; nuk e uroi kreun shtetëror e politik të Shqipërisë për Festën e Flamurit; nuk e uroi kreun shtetëror e politik të Kosovës për Ditën e Pavarësisë; lavdëroi publikisht Serbinë para opinionit evropian “për ndihmat dhe mbështetjen ndaj shqiptarëve”, duke i kritikuar partitë politike shqiptare dhe duke i fajësuar shqiptarët e Luginës së Preshevës, si “fajtorë për gjendjen e vështirë dhe ngecjen ekonomike” dhe për gjendjen e mjerueshme në të cilën aktualisht gjenden shqiptarët në Luginën e Preshevës etj.!

Për këtë arsye, kryeministri i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, para pak ditësh hodhi helm e vrer kundër kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, kundër presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit, kundër ish-kryeministrit Ramush Haradinaj dhe në veçanti kundër PVD-së dhe Riza Halimit dhe partive e liderëve të tjerë politik të shqiptarëve në Luginën e Preshevës.

Por, Vuçiç e lavdëroi dhe “e ngriti në qiell” Shqipërim Arifin dhe partinë e tij APN, duke i lavdëruar e duke i quajtur si “shqiptarë të mirë”!

Mjerisht, është e qartë se në Maqedoni, Lëvizja “Besa” e Kasam Bilallit dhe, në Luginën e Preshevës APN e Shqipërim Arifit, janë radhitur në shërbim të devotshëm dhe argatllëk të pansllavizmit ruso-serbo sllavo-maqedonase dhe kundër interesave dhe pranisë euroatlantike dhe kundër interesave gjeostrategjike e gjeopolitike të shqiptarëve në Ballkan.

Tags: Aleksandër Vuçiçgruekskilevizja besaputinrusiSHBAsllavo-maqedonasVMRO-DPMNEzaev

TË LIDHURA

Reagon BE: Lufta ndaj korrupsionit, thelbësor për integrimin e vendit
Editorial - Opinione

Reagon BE: Lufta ndaj korrupsionit, thelbësor për integrimin e vendit

14:25 | 12/03/2026
Reagon ambasada e Holandës në Tiranë: Drejtësia duhet të jetë në gjendje të hetojë korrupsionin
Aktualitet

Reagon ambasada e Holandës në Tiranë: Drejtësia duhet të jetë në gjendje të hetojë korrupsionin

14:05 | 12/03/2026
Trump: SHBA shkatërroi 42 anije iraniane në 3 ditë
Të Gjitha

Trump: SHBA shkatërroi 42 anije iraniane në 3 ditë

17:48 | 07/03/2026
Next Post
Përçahet PD, Bregu: Basha të hyjë në zgjedhje

Përçahet PD, Bregu: Basha të hyjë në zgjedhje

Tiranë, Bashkia nis ndërtimin e një këndi lojërash për fëmijët me aftësi ndryshe

Tiranë, Bashkia nis ndërtimin e një këndi lojërash për fëmijët me aftësi ndryshe

BSH: Rritet rezerva valutore e vendit me mbi 150 milionë euro

BSH: Rritet rezerva valutore e vendit me mbi 150 milionë euro







JU REKOMANDOJMË

Vritet 57-vjeçari në Krujë

Qëlloi veten me armë zjarri, vdes 47-vjeçari në Tiranë

22:14 | 09/03/2026
LAJM I FUNDIT/ Rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon Ambasada Gjermane

LAJM I FUNDIT/ Rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon Ambasada Gjermane

12:06 | 12/03/2026
Fortesa sekrete bërthamore e Iranit 100 m nën tokë, ekspertët: Mund t’i japë fund luftës

Fortesa sekrete bërthamore e Iranit 100 m nën tokë, ekspertët: Mund t’i japë fund luftës

17:56 | 13/03/2026
Dy herë gëzim për familjen Pojani: Motrat e Megi Pojanit në pritje të ëmbël

Dy herë gëzim për familjen Pojani: Motrat e Megi Pojanit në pritje të ëmbël

18:32 | 09/03/2026




TË FUNDIT

Greqi: Hetim për vdekjen e dy të burgosurve në Korydallos
Bota

Greqi: Hetim për vdekjen e dy të burgosurve në Korydallos

by mirseda
22:42 | 14/03/2026
0

Një hetim është duke u zhvilluar mbi rrethanat e vdekjes së dy të burgosurve në burgun e...

Trump: Iranin e kemi shkatërruar ushtarakisht dhe ekonomikisht

Trump: Iranin e kemi shkatërruar ushtarakisht dhe ekonomikisht

22:40 | 14/03/2026
Libani gati delegacionin për negociata me Izraelin për Hezbollahun

Libani gati delegacionin për negociata me Izraelin për Hezbollahun

22:23 | 14/03/2026
Përpjekjet për negociata në Lindjen e Mesme, Trump nuk tregon interes

Përpjekjet për negociata në Lindjen e Mesme, Trump nuk tregon interes

22:03 | 14/03/2026
Ambasada e SHBA-së në Irak i bën thirrje qytetarëve të saj: Largohuni që aty, kaloni nga Turqia

Ambasada e SHBA-së në Irak i bën thirrje qytetarëve të saj: Largohuni që aty, kaloni nga Turqia

22:01 | 14/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com