Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Kosova në krizë për punëtorë

3 vjet ago
in Kryesore, Rajoni, Të Gjitha, W-Instant
Kosova në krizë për punëtorë

Kosova përballet me mungesë punëtorësh të profileve të ndryshme. Interesimi i qytetarëve për të punuar, sidomos në sektorin privat, ka rënë për disa arsye, që lidhen me mungesën e kontratës, punën në fundjavë, pagën e ulët e të tjera. Mungesën e punëtorëve janë duke shfrytëzuar qytetarët e shteteve të huaja. Në treg po vijnë turq, bullgarë dhe indianë.

Nga: Fatos Shala

Bizneset në Kosovë po përballen me sfidën me të madhe që nga paslufta. Qytetarët, të cilët dikur ëndërronin të ndërtonin vendin e tyre, tani po e braktisin atë.

Në këtë situatë aspak të lakmueshme, pronarët e kompanive të ndryshme kanë filluar të mendojnë për alternativa se si të mbajnë aktiv procesin e punës. Tashmë kanë gjetur një zgjidhje.

Vendin e punëtorëve vendas po e zënë punëtorët nga Turqia, Bullgaria dhe India. Dyshohet se janë rreth 2 mijë punëtorë që kanë ardhur në Kosovë nga vendet e botës, pothuajse asnjë i kualifikuar.

Mbi 65 mijë punëtorë lanë punën

Kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të Sektorit Privat, Jusuf Azemi, shprehet i shqetësuar për situatën aktuale. Sipas tij, ardhja e fuqisë punëtore nga jashtë e vështirëson gjendjen në tregun e Kosovës.

“Punëtorë të rinj të shumtë në Kosovë po ikin jashtë vendit. Nuk duan të jetojnë më me shpresën se do të bëhet mirë. Nuk duan të punojnë në kushte jo të mira të punës e me paga të ulëta”.

Azemi deklaroi se deri në qershor, mbi 65 mijë persona kanë lënë punën në sektorin privat.

“Në vitin 2021, mbi 42 mijë, kurse deri në qershor të këtij viti, numri ka kaluar mbi 65 mijë. Është numër i madh i mungesës së punëtorëve të kualifikuar, por megjithatë, punëtorët e kualifikuar i kemi obliguar të dalin jashtë vendit.

Lëvizjet e punëtorëve po bëhen në gjithë botën dhe më tej. Tek ne po ndodh, sepse me një pagë 170 euro dhe mosofrimi i kushteve të përshtatshme dhe shumë çështje të tjera me ligjin e punës i bëjnë të pasigurt këta punëtorë”.

Kurse, drejtori i Klubit të Prodhuesve të Kosovës, Berat Mustafa, thotë se për shkak të mungesës së punëtorëve, Kosova po merr punëtorë nga Turqia dhe nga India. Ai tha se këta punëtorë janë të specializuar dhe kryejnë shumë punë.

“Ka që i kanë marrë nga Turqia, ka edhe shumë kërkesa nga India. Për shkak se ka shumë fuqi punëtore, por edhe janë shumë të trajnuar, të specializuar dhe kryejnë shumë punë”. Mustafa thotë se çdo prodhues ka mungesë të fuqisë punëtore, duke theksuar se tani po ikin edhe punëtorët që kanë një vend pune e një pagë mesatare.

“Çdo prodhues ka mungesë të fuqisë punëtore. Po çka është edhe më shqetësuese është se para disa viteve ne e kemi pasur problem që kanë ikur një pjesë të njerëzve që kanë qenë të papunësuar, kurse tani, kanë ikur njerëz, të cilët kanë një vend pune dhe kanë pagë”.

Punëtorë nga jashtë

Drejtori i Klubit të Prodhuesve të Kosovës, Berat Mustafa, thotë se për shkak të mungesës së punëtorëve, Kosova po merr punëtorë nga Turqia dhe nga India. Ai tha se këta punëtorë janë të specializuar dhe kryejnë shumë punë. “Ka që i kanë marrë nga Turqia, ka edhe shumë kërkesa nga India. Për shkak se ka shumë fuqi punëtore, por edhe janë shumë të trajnuar, të specializuar dhe kryejnë shumë punë”.

Tre sektorët më të prekur për mungesë punëtorësh

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, ka thënë se sektorët më të prekur nga kjo dukuri janë sektori i ndërtimtarisë, gastronomisë dhe ai i prodhimit.

Sipas tij, të rinjtë janë duke ikur nga vendi për shkak të një jete më të mirë.

“Sektorët më të atakuar për mungesë të punëtorëve janë sektori i ndërtimtarisë, gastronomisë dhe sektori i prodhimit. Këta janë tre sektorët që na kanë shfaqur shqetësimin e madh për mungesë punëtorësh.

Ka disa arsye pse janë duke ikur punëtorët; e para sepse janë në kërkim të një jete më të mirë; e dyta, ne duhet të punojmë shumë me institucionet e vendit që të kemi një strategji të re se si ta parandalojmë ikjen e të rinjve”.

Rafuna thotë se nga mungesa e punëtorëve do t’u shfaqen probleme shumë të mëdha bizneseve të cilat, sipas tij, do të detyrohen të importojnë fuqi punëtore nga jashtë vendit.

“Problemet do të shfaqen në mungesë të punëtorëve, sepse kompanitë do të jenë të detyruara të riorganizohen, do të jenë të detyruara që të importojnë fuqi punëtore prej vendeve të tjera. Tashmë kanë filluar të vijnë, sidomos prej Turqisë duke importuar fuqi punëtore, e cila nuk është një zgjidhje për biznesin”.

Skënder Krasniqi, drejtor i organizatës joqeveritare Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë, thotë se shteti duhet të rishikojë Ligjin për punësimin e të huajve dhe t’i lehtësojë procedurat për leje. Por, veprimet, sipas tij, duhet të bëhen në raport me kërkesat e tregut të punës.

“Shteti duhet të japë leje pune për sektorë, për profesione që mungojnë në tregun e punës. Ne përballemi me një papunësi të lartë dhe nëse do të ketë një trend të rritjes së ardhjes së punëtorëve nga shtetet tjera, atëherë për punëtorët në Kosovë do të jetë më vështirë”.

Sipas informacioneve nga bizneset, thotë ai, shumë prej tyre synojnë të sigurojnë fuqi punëtore nga vendet aziatike.

“Punëtorët nga vendet aziatike punojnë me paga më të ulëta sesa mesatarja që është në Kosovë dhe kjo u përshtatet bizneseve”.

Sipas hulumtimeve të bëra nga Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë, bizneset në sektorin e gastronomisë, ndërtimit dhe bujqësisë kanë më së shumti vështirësi në gjetjen e punëtorëve.

Ligj parasheh edhe masa ndëshkimore

Punësimi i shtetaseve të huaj në Kosovë rregullohet me Ligjin për dhënien e lejes për punë dhe punësimin e shtetasve të huaj, i cili është në fuqi nga viti 2009.

Sipas këtij ligji, personat fizikë, që nuk janë shtetas të Kosovës, kur dëshirojnë të punojnë në territorin e Kosovës, për një afat prej së paku tre muajsh, duhet të pajisen me leje pune.

Në anën tjetër, Qeveria e Kosovës, në përputhje me politikën e migracionit dhe gjendjen në tregun e punës, cakton në fund të çdo viti, numrin e lejeve të punës për shtetas të huaj, për vitin e ardhshëm.

Ligji në Kosovë parasheh edhe masa ndëshkimore. Nëse punëdhënësi punëson një shtetas të huaj pa e pajisur me leje pune, ai dënohet me gjobë nga 1.500 deri në 3.000 euro.

Po ashtu, nëse një shtetas i huaj punon pa leje pune, ai gjobitet me 500 deri në 1.000 euro.

Për leje-qëndrim në Kosovë, me qëllim pune, shtetasi i huaj duhet të grumbullojë një varg dokumentesh – në mesin e tyre: kontrata e punës, dëshmia që nuk është i dënuar, dëshmia për arsimimin dhe kualifikimin që ka, sigurimi shëndetësor e të tjera. Mbledhja dhe procedimi i tyre shpesh marrin muaj të tërë kohë.

 

Paga minimale 170 euro

Paga minimale në Kosovë, nga viti 2011, është 130 euro për personat nën moshën 35 vjeç dhe 170 euro për ata mbi 35 vjeç. Paga mesatare bruto për vitin 2021, sipas ASK-së, ka qenë 484 euro.

Sipas Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat, një tjetër arsye që ka çuar në krizë për punëtorë është emigrimi i qytetarëve. Të dhënat e ASK-së flasin për mbi 42.000 qytetarë të larguar nga Kosova në vitin 2021, për arsye të ndryshme.

Deri në qershor të këtij viti, punën e kanë lënë mbi 65 mijë qytetarë. Një anketë e Institutit Republikan Ndërkombëtar, me seli në SHBA, e publikuar në nëntor të vitit të kaluar, tregon se 78% e kosovarëve të moshës 18 deri në 35 vjeç do të largoheshin “përfundimisht” ose “ndoshta” nga vendi i tyre, nëse do të kishin mundësi.

Sipas Agjencisë së Kosovës për Punësim, në të gjithë territorin e Kosovës janë mbi 60 mijë punëkërkues aktivë.

Kjo agjenci ka një platformë në internet, në të cilën qytetarët mund të gjejnë punë.

Kamerierë, shitëse, punëtorë administrativë, edukatorë, kujdestarë, punëtorë për sektorin e ndërtimtarisë dhe punëtorë në sektorin e përpunimit të metalit, aktualisht janë profesionet më të kërkuara.

Në Kosovë, brenda 10 viteve, vendin e kanë braktisur 529.647 qytetarë ose 30% e popullsisë së përgjithshme. Popullsia në Kosovë për vitin 2021 vlerësohet të jetë 1,773. 971 banorë rezidentë. /Monitor

Tags: fuqi punetorekosovepagat

TË LIDHURA

“Tifozat Kuq e Zi” bojkotojnë ndeshjen Shqipëri–Serbi, zbulojnë arsyet
Aktualitet

“Tifozat Kuq e Zi” bojkotojnë ndeshjen Shqipëri–Serbi, zbulojnë arsyet

21:59 | 02/06/2025
Profesor italian që kërcënoi vajzën e kryeministres Giorgia Meloni tentoi të vetëvritej
Aktualitet

Profesor italian që kërcënoi vajzën e kryeministres Giorgia Meloni tentoi të vetëvritej

20:43 | 02/06/2025
I nxehti pushton vendin, temperaturat nesër arrijnë nivele ekstreme
Kryesore

I nxehti pushton vendin, temperaturat nesër arrijnë nivele ekstreme

19:35 | 02/06/2025
Next Post
Emri/ Digjet makina e biznesmenit të hidrokarbureve në Lezhë

Emri/ Digjet makina e biznesmenit të hidrokarbureve në Lezhë

Nga spitali, Gjergj Luca replikon me Spartak Ngjelën: Duan që BE të na shohë si “njerëz me bisht”

Nga spitali, Gjergj Luca replikon me Spartak Ngjelën: Duan që BE të na shohë si "njerëz me bisht"

Shqipëri-Armeni/ Si pritet të rreshtohet Kombëtarja

Shqipëri-Armeni/ Si pritet të rreshtohet Kombëtarja

JU REKOMANDOJMË

Motori ua preu ëndrrat në mes, kush janë dy të rinjtë që humbën jetën dje në Vlorë

Motori ua preu ëndrrat në mes, kush janë dy të rinjtë që humbën jetën dje në Vlorë

10:46 | 02/06/2025
Egli nuk ndalet, ben paralajmërimin e papritur, ja për çfarë bëhet fjalë

Egli nuk ndalet, ben paralajmërimin e papritur, ja për çfarë bëhet fjalë

19:50 | 29/05/2025
“Etrit Berisha hero: Pret dy penallti dhe shënon, fiton Kupën”

“Etrit Berisha hero: Pret dy penallti dhe shënon, fiton Kupën”

19:55 | 29/05/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019




TË FUNDIT

Xheneta Fetahu rrëfen marrëdhënien e tensionuar me ish-vjehrrën: “Ishte xheloze”
Showbizz

Xheneta Fetahu rrëfen marrëdhënien e tensionuar me ish-vjehrrën: “Ishte xheloze”

by mirseda
23:08 | 02/06/2025
0

Xheneta Fetahu, tashmë e njohur edhe si opinioniste në emisionin “E Diell” në Top Channel, ka ndarë...

Probleme muskulore për Brojën, situata e sulmuesit kuqezi

Probleme muskulore për Brojën, situata e sulmuesit kuqezi

23:00 | 02/06/2025
“Tifozat Kuq e Zi” bojkotojnë ndeshjen Shqipëri–Serbi, zbulojnë arsyet

“Tifozat Kuq e Zi” bojkotojnë ndeshjen Shqipëri–Serbi, zbulojnë arsyet

21:59 | 02/06/2025
Bashkë apo të ndarë? Alba tregon raportin me Limin

Bashkë apo të ndarë? Alba tregon raportin me Limin

21:44 | 02/06/2025
Cristian Shpendi në modë, 3 skuadra në garë për shërbimet e tij

Cristian Shpendi në modë, 3 skuadra në garë për shërbimet e tij

21:10 | 02/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com