Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Sport

Shqipëri-Armeni/ Si pritet të rreshtohet Kombëtarja

4 vjet ago
in Sport, Të Gjitha, W-Instant

Shqipëria do të luajë sot takimin e fundit miqësor për vitin 2022, një ditë nga fillimi i Botërorit. Në “Air Albania” kuqezinjtë do të presin Armeninë, si dhe do të tentojnë një fitore për të mbyllur sado me një rezultat pozitiv këtë vit. Kjo do të jetë edhe ndeshja e fundit e trajnerit Edi Reja në kontratën e tij dhe më pas do të vendoset e ardhmja e italianit.

Dje, 77-vjeçari ka dalë me ekipin për të bërë një ecje në fushën e stërvitjes, edhe pse nën reshjet e shiut, ai ka mbajtur përpara tyre një fjalim, si dhe ka kërkuar që ky vit të mbyllet me një fitore. Në fund Reja i këput edhe një batutë: Shkoni flini tani!

PËRGATITJET – Skuadra ka zhvilluar në orët e paraditës seancën e fundit stërvitore, teksa italiani ka evidentuar edhe gjendjen e lojtarëve, pasi disa prej tyre mund të kenë edhe shqetësime dhe mbingarkesë sepse kanë luajtur 90 minuta me Italinë.

Por ashtu siç e tha edhe në konferencën për shtyp, trajneri do të bëjë disa ndryshime, duke nisur edhe me lojtarët e Superiores, të cilët priten të marrin minuta apo edhe ta nisin si titullarë.

FORMACIONI – Sa i përket skemës, italiani i qëndron besnik 3-5-2-shit të tij dhe ndryshimi do të nisë që në portë, ku do t’i besohet Elhan Kastratit.

Në mbrojtje si titullarë pritet ta nisin Erdenis Gurishta, Adrian Bajrami i cili luajti edhe me Italinë, si dhe një balotazh mes Mihajt dhe Kumbullës, por mbrojtësi i Romës ka më pak shanse sepse është i mbingarkuar, duke qenë se nuk ka luajtur shumë kohët e fundit.

Në krahë do të rreshtohen Elseid Hysaj nga e djathta dhe Andi Hadroj i Partizanit që mund të marrë vendin e Ermir Lenjanit, i cili luajti 90 minuta me “Axurrët”.

Ndërkohë treshja e qendrës pritet të formohet nga Enis Çokaj i Panathinaikosit ose Ylber Ramadani, Kristjan Asllani dhe Qazim Laçi.

Sa i përket sulmit, në mungesë të Myrto Uzunit dhe Armando Brojës të cilët luajtën të mërkurën dhe tashmë kanë lënë grumbullimin, nga fillimi pritet që t’a nisë Xhuliano Skuka dhe Ernest Muçi. /PanoramaSport

Tags: armenikombetarjashqiperi

TË LIDHURA

Sport

Situata e Neymar dhe rikuperimi, Brazili sjell të reja për sulmuesin

22:32 | 08/06/2026
FONTANAFREDDA, ITALY - JUNE 08: Emanuele Rao of Italy and Burak Alili of Albania in action during the International Friendly match between Italy U21 and Albania U21 at Omero Tognon stadium on June 08, 2026 in Fontanafredda, Italy. (Photo by FIGC/FIGC via Getty Images)
Sport

Kombëtarja U-21 luan ndeshjen e dytë miqësore të qershorit ndaj Italisë

22:24 | 08/06/2026
Sport

Arbitri i njohur dëbohet nga SHBA, kthehet me urgjencë në Turqi.

19:49 | 08/06/2026
Next Post

“Nuk jam njeri i problemeve”, flet biznesmeni që iu dogj makina: Shteti të bëjë punën e tij

Pesë të ndaluarit për inceneratorin e Fierit mbeten në burg, gjashtë të tjerët në "arrati"

Mero Baze promovon librin e tij “Republika e Parë” (FOTO)







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Ekzekutimi në Kamëz/ 27-vjeçari u qëllua 10 herë, autori tentoi të vriste edhe shokun e tij

15:42 | 08/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026




TË FUNDIT

Screenshot
Kosovo

Numërimi i votave në Kosovë, diaspora mund të përcaktojë qeverinë e re

by mirseda
22:59 | 08/06/2026
0

Në 38 qendrat komunale të numërimit ka nisur procesi i verifikimit të votave të subjekteve politike dhe...

“Ka marrë fund”/ Protestat e vazhdueshme, Shkullaku: Ai nuk shpëton më, ka ikur

22:45 | 08/06/2026

Situata e Neymar dhe rikuperimi, Brazili sjell të reja për sulmuesin

22:32 | 08/06/2026
FONTANAFREDDA, ITALY - JUNE 08: Emanuele Rao of Italy and Burak Alili of Albania in action during the International Friendly match between Italy U21 and Albania U21 at Omero Tognon stadium on June 08, 2026 in Fontanafredda, Italy. (Photo by FIGC/FIGC via Getty Images)

Kombëtarja U-21 luan ndeshjen e dytë miqësore të qershorit ndaj Italisë

22:24 | 08/06/2026

Arlind Qori për protestën: Jam shumë i emocionuar, kjo që po ndodh është historike!

22:05 | 08/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com