Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Të Gjitha

Pse është kaq e vështirë për Lulzim Bashën të tregojë faturën e vilave?

5 vjet ago
in Të Gjitha
Një shëtitje në boshllëk

Nga: Mero Baze

Dje ishte një moment në “Opinion”, kur Lulzim Basha në pamundësi për të sqaruar punën e vilave ku jeton (jo atyre dy të rejave në Hamallaj ku pushon), tha: “Unë jam zhvendosur në një vilë për një arsye familjare dhe e kam sqaruar qartë këtë…”

-E ke sqaruar, e kemi sqaruar tre herë, bollë më…., ndërhyri Fevziu.

-Po patjetër e kemi sqaruar, se ndryshe është shumë e lehtë, do ma kishin nxjerrë…., vazhdonte Basha.

Për të gjithë ata që po bëhen konfuz, është fjala për dy vila që familja e Lulzim Bashës dhe vjehrrit të tij, kanë marrë tek një zonë rezidenciale në periferi të Tiranës prej vitit 2019.

Në fillim e fshehu që jeton atje, por pasi u botuan fotografitë e veturës para vilës, e pranoi. Tani ka dy vjet që gënjen pa pikë turpi dhe thotë e dinë të gjithë, e kam bërë të qartë, që jetoj aty me qira.

E para, nuk e ka bërë kurrë të qartë që jeton me qira. Për ta bërë të qartë që jeton me qira, ai duhet të botojë kontratën e qirasë, nga kush e ka marrë me qira, dhe sa lekë paguan në muaj. Pastaj ne të verifikojmë sa taksë paguan ai që e ka dhënë me qira, si tatim fitimi nga qiraja.

Ka dy vjet që nuk e bën këtë.

Nuk e ka bërë as tek Fevziu, që është gati ta mbulojë me trup vilën kur del në ekran. Është shumë e thjeshtë për t’u bërë. Është vetëm një kontratë që botohet dhe thuhet ja nga kush e kam marrë dhe ja sa paguaj.

Nuk e bën dot, pasi vila është pronë reale e familjes së gruas së tij, e blerë me një emër që e vë atë në siklet, se aq lekë “blerësi” si numëron dot gjithë jetën.

Nuk e bën dot, se pastaj do t’i shtrohen pyetje të tjera, atij dhe blerësit, që mund ta vënë në halle më të mëdha.

Por nga ana tjetër, siç thotë edhe vetë, nuk është e vështirë që një ditë ajo të bëhet publike. Nëse Qeveria ka interes, çon një grup verifikimi në rezidencë dhe i zë vilat me radhë.

Nuk e bën dhe kjo është për të parë përse nuk e bën, nga dashuria për Lulzimin, apo se ka dëshirë ta dëgjojë Lulzim Bashën publikisht të gënjejë, që e ka marrë vilë me qira për një arsye ekstreme familjare, dhe që pastaj Fevziu që bën zërin e dytë të korit, vazhdon “e dimë, e dimë, e ke sqaruar tre herë”.

Asnjëherë se ka sqaruar dhe nuk e sqaron dot gjithë jetën. Po të ishte e thjeshtë për ta sqaruar, do ta sqaronte doemomos.

Por ajo histori fsheh një gënjeshtër të rëndë të tij dhe  e implikon atë në konflikte të tjera interesi.

Ndaj Lulzim Basha  e ka më të lehtë të na durojë ne që ja përmendim përditë vilën dhe mungesën  e transparencës, se sa të bëjë transparencën e saj dhe të tregojë, ose që e ka blerë në emër të dikujt, ose që e ka marrë me qira.

Ai vazhdon të thotë përditë: “Ju e dini shumë mirë, e dini shumë mirë”. E dimë Lulzim, por dimë që ti po gënjen. Dhe jemi të kënaqur që halli që të shtyn të gënjesh, është më i madh se halli që ke blerë dy vila përmes një të treti, që bën sikur t’i jep me qira e që ti nuk nxjerr dot letrat.

Tags: lulzim bashamero bazeopinionvilat

TË LIDHURA

PS kërkon përjashtimin e deputëteve të PD,Anëtarët tërhiqen për vendimin, sherr te zyra eUlsi Manjës
Politikë

PS kërkon përjashtimin e deputëteve të PD,Anëtarët tërhiqen për vendimin, sherr te zyra eUlsi Manjës

10:38 | 23/12/2025
Ndizet” protesta e fermerëve në Greqi, policia përdor spraj lotsjellës dhe granata zhurmuese
Rajoni

Ndizet” protesta e fermerëve në Greqi, policia përdor spraj lotsjellës dhe granata zhurmuese

15:07 | 08/12/2025
“Më jep postin e rëndësishëm ose kam një regjistrim me Metën”Berisha tregon bisedën me Dritan…
Politikë

“Më jep postin e rëndësishëm ose kam një regjistrim me Metën”Berisha tregon bisedën me Dritan…

13:59 | 26/11/2025
Next Post
Mutacioni i Covid-19, Britania e Madhe mbyll kufijtë

Mutacioni i Covid-19, Britania e Madhe mbyll kufijtë

Nuk mbajti premtimin për ujësjellësin, banorët lidhin te pema kreun e komunës

Nuk mbajti premtimin për ujësjellësin, banorët lidhin te pema kreun e komunës

Vllaznia me njërën dorë te titulli, Teuta zhyt Bylisin në krizë

Vllaznia me njërën dorë te titulli, Teuta zhyt Bylisin në krizë







JU REKOMANDOJMË

Zbulohet kush e shoqëron nesër në Këshill prokurorin Prençi për mandatin e Ballukut

Zbulohet kush e shoqëron nesër në Këshill prokurorin Prençi për mandatin e Ballukut

18:50 | 18/12/2025
Putin kërcënon: Nëse Kaliningradi bllokohet, do të ketë përshkallëzim të paparë ndonjëherë!

Putin kërcënon: Nëse Kaliningradi bllokohet, do të ketë përshkallëzim të paparë ndonjëherë!

20:40 | 19/12/2025
Goditet grupi i drogës në Greqi, mes tyre edhe këngëtari 22-vjeçar nga Tepelena

Goditet grupi i drogës në Greqi, mes tyre edhe këngëtari 22-vjeçar nga Tepelena

19:13 | 18/12/2025
Këshilli Bashkiak i Lushnjës i heq titullin ‘Qytetar Nderi’ Gjergji Velos,

Këshilli Bashkiak i Lushnjës i heq titullin ‘Qytetar Nderi’ Gjergji Velos,

19:07 | 23/12/2025




TË FUNDIT

Dh*noi vëllanë dhe dajën e tij, arrestohet 51-vjeçari në Patos
Aktualitet

Dh*noi vëllanë dhe dajën e tij, arrestohet 51-vjeçari në Patos

by mirseda
16:19 | 25/12/2025
0

Policia ka arrestuar ditën e sotme një 51-vjeçar. Ai është arrestuar nga forcat blu, pasi ka dhunuar...

SHBA: Faza e dytë e marrëveshjes për Gazën mes palëve fillon në janar

SHBA: Faza e dytë e marrëveshjes për Gazën mes palëve fillon në janar

13:47 | 25/12/2025
“Firmosa nën trysni”, dëshmia tronditëse e vartëses së Ballukut. SPAK: Zv.kryeministrja e frikësoi

“Firmosa nën trysni”, dëshmia tronditëse e vartëses së Ballukut. SPAK: Zv.kryeministrja e frikësoi

12:43 | 25/12/2025
Zelensky për Krishtlindje: Të gjithë kemi një ëndërr, që Putin të vdesë

Zelensky për Krishtlindje: Të gjithë kemi një ëndërr, që Putin të vdesë

09:51 | 25/12/2025
Rama shpërndan foton e Pjetër Bogdanit nga “Çeta e Profetëve”: Ju uroj gëzuar Krishtlindjen

Rama shpërndan foton e Pjetër Bogdanit nga “Çeta e Profetëve”: Ju uroj gëzuar Krishtlindjen

08:28 | 25/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com