E diel, 16 Janar, 2022
10.5 C
Tirana

Rama: Ata që e lanë vendin me male plehrash në çdo qytet, tani vënë kujën

Kryeministri Edi Rama, ka publikuar në rrjetin social Facebook, disa shifra të shkallës së mbulimit të popullsisë me shërbime për menaxhimin e mbetjeve.

Sipas raportit, vetëm 50.7% e popullsisë mbulohej me shërbime grumbullimi mbetjesh në vitin 2013, ndërkohë që sot në vitin 2020, rreth 87.9% e popullsisë mbulohet me shërbime grumbullimi mbetjesh.

Rama shkruan se ata që e lanë vendin me male plehrash në çdo qytet, vënë kujën për të mbuluar diellin me shoshë.

Postimi i Ramës në Facebook

“Mirëmëngjes dhe me këto të dhëna kuptimplota të përparimit që kemi bërë në drejtim të ngritjes së një sistemi grumbullimi e përpunimi të mbetjeve, duke vazhduar përpjekjet më tutje ndërkohë që ata të cilët e lanë vendin në gjendjen e mosozotshme me male plehrash në çdo qytet, kanë vënë kujën për ta mbuluar diellin me shoshë, ju uroj një javë të mbarë”.

MIRËMËNGJES 😊dhe me këto të dhëna kuptimplota të përparimit që kemi bërë në drejtim të ngritjes së një sistemi…

Publiée par Edi Rama sur Dimanche 18 octobre 2020

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Shuhet legjenda e futbollit shkodran, e mundi sëmundja

Një sëmundje e rëndë ka mposhtur legjendën e futbollit shkodran, Ramazan Rragami, i cili u shua në moshën 77-vjeçare. Rragami vuante prej vitesh nga një...

Falsifikimi i dokumenteve/Gjykata liron nga burgu vëllain e Sheila Haxhiraj

DVP Lezhë në bashkëpunim me DVP Tiranë dhe atë të Elbasanit, finalizuan operacionin “Identiteti”. Nga finalizimi i operacionit, pas tre muajsh hetime, u zbulua...

Misteri afrikan: Pse C*vid-19 ka shkaktuar më pak vdekje se kudo tjetër?

Nga: Federico Giuliani “Il Giornale Është një kontinent i madh, rreth 7 herë më i madh sesa Bashkimi Evropian, dhe i banuar nga pothuajse 1.5 miliardë...

“Basha është pronar i basteve”/PD ia kthen Berishës: Mashtrues kronik!

Partia Demokratike ka përgënjeshtruar akuzat e ish-kryeministrit Berisha, ku tha se kryedemokati Basha është pronar i basteve. Shigjetimet e Berishës ndaj Bashës erdhën nga...

Zgjedhjet lokale, kurthi pervers i Metës për Bashën

Nga: Andi Bushati Pak kohë përpara se Gjykata Kushtetuese të vendosë nëse Presidenti i Republikës e ka tejkaluar rolin e tij për të qënduar mbi...