E shtunë, 21 Nëntor, 2020
13 C
Tirana

Vokshi: Shkolla ‘’Emin Duraku’’ vatër e koronavirusit, 8 mësues të infektuar

Më të lexuarat

KUJDES/ Pamje të rënda: Morgu përtej kapacitetit, trupat lihen përtokë

KUJDES! PAMJE TË RËNDA! Syri.net ka publikuar foto ekskluzive të siguruara nga brenda Morgu i Tiranës, ku trupat e viktimave nga Covid-19 janë vendosur në...

Ky është qyteti që nuk do e shohë dritën e diellit për 2 muaj

Një qytet në Alaska, i ka thënë ''lamtumirë'' dritës së diellit për dy muajt e ardhshëm. Dielli u ngrit dhe perëndoi në Utqiagvik, Alaska, i...

Vdekja e Sokol Olldashit/Dyshimet që mbeten edhe 7 vite më pas

Sokol Olldashi, një nga ministrat kryesorë të Partisë Demokratike, vdiq mbrëmjen e 20 nëntorit 2013 në një aksident rrugor në aksin Tiranë-Elbasan. Prokuroria e Tiranës...

Basha publikon dokumentin: Në morg, 923 të vdekur nga Covid por u raportuan 509

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka thënë se vdekjet e shkaktuara nga Covid-19 në Shqipëri nuk janë raportuar me vërtetësi. Basha tha se në...

Drejt kaosit: Mbi 800 raste të reja me Covid, 15 viktima

Shqipëria regjistron një tjetër rekord sa i takon të rasteve të reja me Covid-19 në 24 orët e fundit. Ministria e Shëndetësisë informon se 836...

Avokatit të Trump-it i del boja e flokëve gjatë fjalimit (FOTO)

Dje presidenti i zgjedhur amerikan Joe Biden sulmoi Donald Trump, për mos pranimin e humbjes së zgjedhjeve të 3 nëntorit, dhe për bllokimin e...

Një tjetër lajm i hidhur/ Aktori i njohur shqiptar humb betejën me virusin

Koronavirusi nuk kursen askënd! Një tjetër humbje e madhe për artin shqiptar, pasi nuk e ka fituar dot betejën me koronavirusin aktori fierak Fatmir...

Shqiptarit i zënë pritë në Spanjë, ekzekutohet me 6 plumba (Emri)

Një shtetas shqiptar ka mbetur i vrarë pasi ra pre e një atentati. Shqiptari i njohur si Trisas mbeti i vdekur pasi ndaj tij u...

‘Janë fshehur gjysma e viktimave nga COVID-i’, paralajmërimi i Ramës për nesër

Kryeministri Rama ka reaguar sot në lidhje me akuzat e parashtruara një ditë më parë nga kryedemokrati Basha, se janë fshehur gjysma e viktimave...

7 vjet nga humbja e Sokol Olldashit, ja çfarë bën Astrit Patozi (VIDEO)

Ish-numri dy i Partisë Demokratike, tashmë kryetari i partisë Bindja Demokratike, Astrit Patozi, ka rikujtuar kolegun e mikun e tij të ndjerë Sokol Olldashi....

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi nga shkolla 9-vjeçare “Emin Duraku” në kryeqytet, denoncoi qeverinë se po fsheh shifrat e vërteta të mësuesve të infektuar duke mos lajmëruar prindërit dhe rrezikuar jetën e qytetarëve.

Sipas saj, në këtë shkollë, janë aktualisht 8 mësues të infektuar dhe 20 të karantinuar nga COVID-19.

Vokshi shprehet se shkollat janë kthyer në vatra infeksioni dhe se deri tani rezultojnë 320 mësues dhe nxënës të prekur, por sipas saj shifrat reale po fshihen.

Deklarata e plotë e Albana Vokshit

Informacione shqetësuese vazhdojnë të vijnë çdo ditë në Partinë Demokratike. Numri i rasteve të mësuesve dhe të nxënësve që janë infektuar me virusin Covid-19 është në rritje eksponenciale. Ajo çka i frikoheshim dhe kishim paralajmëruar ne si Parti Demokratike, shumë ditë para fillimit të vitit të ri shkollor, po ndodh. Shkollat po shndërrohen në vatra të rrezikshme të përhapjes së përhapjes së Covid -19. Situata është krejt jashtë kontrollit dhe qeveria duket se e ka lënë atë në rënie të lirë dhe nuk po merr asnjë masë.

Shkollat në 90% të tyre janë pa kushtet minimale higjieno sanitare, janë pa ujë të rrjedhshëm, janë pa sapun, mësuesit janë të lodhur, janë të rraskapitur, janë të keqtrajtuar, janë të shfrytëzuar me dhjetëra orë  të papaguar në javë, pavarësisht se ato sikurse edhe mjekët janë në vijën e parë të betejës me virusin Covid-19 duke rrezikuar çdo orë mësimore shëndetin dhe jetën e tyre.

Vetëm pak ditë më parë për fat të keq një mësues, një tjetër prind, një drejtues i shkollës në Paskuqan humbi jetën. Pikërisht kjo humbje jete e një mësuesi, kjo rritje eksponenciale e numrit të mësuesve dhe të nxënësve të rezultuar pozitiv me Covid-19 duhet t’u shërbente si kambanë alarmi për qeverinë, për Ministrinë e Arsimit, për ministren Kushi për t’u shkundur, megjithëse e marrë me shumë vonesë, masat e duhura për të krijuar ambientet e përshtatshme dhe të sigurta për mësimdhënie për mësuesit dhe për nxënësit.

Por qeveria, Edi Rama, nuk ka prioritet as mësuesit, as nxënësit, prioriteti i vetëm është që paratë e buxhetit të shtetit të dërgohen në parajsa fiskale, të dërgohen në xhepat e oligarkëve, të dërgohen në pagesa për inceneratorët me kompani fantazëm dhe jo të mbështeten e mësuesve, për mbështetjen e nxënësve  dhe për mbështetjen e mësimdhënies cilësore.

Unë jam sot para shkollës “Emin Duraku”, njërës prej shkollave që është shndërruar në një vatër të rrezikshme  të pandemisë Covid-19. Nga informacionet që kemi marrë rezulton që janë 8 mësues kanë rezultuar pozitiv me Covid-19 dhe 20 mësues të karantinuar.

Por çfarë ka ndodhur?

Asnjë njoftim i bërë nga drejtoria e shkollës për prindërit e nxënësve, në mënyrë që prindërit vetë, përtej masave që merr shkolla, përtej masave që merr qeveria, të mund të marrë masat e duhura për të siguruar mirëqënien dhe shëndetin e fëmijëve të tyre.

Pavarësisht kërkesave të njëpasnjëshme nga ana e prindërve, nga ana e Këshillit të Prindërve, drejtoria ka refuzuar që t’u japë në vijimësi informacion për mësuesit që rezultonin pozitivë në “Shkollën Emin Duraku”.

Zëvendësimi i mësuesve të karantinuar apo mësuesve që kanë rezultuar pozitivë me mësues në dispozicion, nuk është zgjidhje.

Kjo jo vetëm se ka çorientuar dhe ka sjellë amulli në programin mësimor të nxënësve të kësaj shkolle, me orë të tepërta shtesë të panevojshme, por nuk është bërë asnjë tamponim, nuk është marrë asnjë masë për tamponimin e nxënësve të klasave ku kanë rezultuar mësues pozitivë dhe gjithashtu asnjë prind nuk është kontaktuar nga institucionet përkatëse, nga ISHP-ja, mjeku i familjes.

Kështu nuk dihet ku janë vatrat e përhapura të Covid 19 ndër nxënës apo tek familjet dhe tek prindërit e tyre.

Në këtë mënyrë nuk mund të izolohen rastet dhe nuk mund të ndërpritet zinxhiri i infeksionit. Virusi është përhapur kudo.

Vetëm javën e fundit, nga informacionet që vijnë në PD, janë me dhjetëra rastesh mësuesish, dhjetëra raste nxënësish, duke e çuar numrin total në më shumë se 320 mësues dhe nxënës të infektuar me Covid 19, të izoluar dhe të karantinuar.

Sigurisht ky numër është shumë herë më i madh, por drejtorët militantë duke zbatuar urdhrin për kodin e heshtjes, nuk bëjnë publike rastet dhe nuk informojnë jo vetëm mësuesit por edhe prindërit e nxënësve që mësojnë në shkollat e tyre.

Unë dua të sjell në vëmendje për të gjithë ata drejtues të cilët nuk bëjnë publik rastet e mësuesve apo të stafit të shkollave që janë pozitiv, dua të sjell në vëmendje që pikërisht që ndryshimet e fundit të Kodit Penal i konsiderojnë përhapjen me qëllim apo pa qëllim të pandemisë Covid 19, si vepra penale e cila dënohet me burgim.

Për PD, jeta dhe shëndeti i çdo mësuesi, jeta dhe shëndeti i çdo nxënësi është i shenjtë, ndaj jam sot këtu për të përsëritur kërkesën e PD që qeveria dhe Edi Rama të zbatojnë menjëherë të paktën për shkollat, pikën 2 të planit prej 5 pikash të rimëkëmbjes së vendit nga kriza.

Kështu kërkojmë që të bëhen testime masive për çdo mësues në çdo shkollë të Shqipërisë. Kjo është mënyra e vetme për të krijuar hartën e përhapjes së Virusit të Covid 19 dhe për të ndërprerë zinxhirin e infeksionit.

Së dyti të krijohen kusht higjieno – sanitare në çdo shkollë, të ketë ujë të rrjedhshëm, të ketë sapun, të ketë dezinfektantë, të bëhet dezinfektimi i përshtatshëm i ambienteve midis orëve të mësimit.

Ato shkolla që nuk plotësojnë kushtet minimale higjieno – sanitare, apo nuk respektojnë protokollin e sigurisë, duhet të mbyllen dhe të sigurojë ambiente të tjera për kushte të sigurta për mësimdhënie për fëmijët dhe mësuesit.

Të sigurohen maska falas dhe dezinfektant për mësues dhe nxënës. Është e rëndësishme që qeveria të reagojë sot sepse nesër mund të jetë shumë vonë.

Kjo për faktin se pjesa më e madhe e mësuesve janë në fashën moshore më të prekur nga virusi Covid 19. Shto edhe faktin që një pjesë e tyre mund të jenë të sëmurë kronikë, mund të kenë sëmundje bashkëshoqëruese.

Cdo orë që qeveria nuk merr masat e nevojshme për respektimin e protokollit të sigurisë, mund të rrezikojë shëndetin dhe jetën e mësuesve, jetën dhe shëndetin e nxënësve, prindërve e dhe familjarëve të tyre.

Qeveria duhet të reagojë sot sepse kostoja sociale dhe kostoja humane mund të jetë shumë e madhe nesër dhe mund të jetë e pariparueshme.

 

Lexo edhe :   Maqedonia e Veriut në kaos nga koronavirusi
Lexo edhe :   ''Koha nuk pret''/ Meta thirrje Ramës: Trajtim financiar për mjekët

 

 

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Shkencëtarët sfidojnë natyrën, prodhojnë diamante në temperaturën e mjedisit

Një ekip ndërkombëtar shkencëtarësh, ka sfiduar natyrën duke prodhuar diamantë brenda disa minutash në një laborator në temperaturën e dhomës, një proces që normalisht...

Vuçiç kërkon leje për të vizituar Kosovën, Ministria e Jashtme nuk e lejon

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka dërguar një kërkesë në institucionet qeverisëse së Kosovës, për të kryer një vizitë së bashku me kreun e...

Prej ditësh në Infektiv, Covid-19 i merr jetën ish-futbollistit të njohur

Ish-futbollisti i njohur lezhjan Nikolin Lorenci, ka ndërruar jetë si pasojë e Covid-19. Ai ka qenë prej disa ditësh i shtruar në Spitalin Infektiv...

Xhelozi në “Përputhen”, Ana braktis studion pasi i jep një shuplakë Fatjonit

Puntatën e djeshme në “Përputhen”, janë shkaktuar debate të forta, e po kështu nuk kanë munguar as skenat e zhelozisë. Dje është shkaktuar një...

Të vdekurit imagjinar nga Covidi, nuk e fshehin dot kasetën e Krushës

Nga: Alfred Peza Pandemia globale megjithëse është një nga katastrofat më të rënda shëndetësore të 100 viteve të fundit, është e pafuqishme për të mbuluar...