E enjte, 20 Janar, 2022
10.5 C
Tirana

Kalo: Mbajtja e maskës ul depërtimin e virusit

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, ka publikuar në rrjetin social Facebook, mesazhin e mjekut të njohur infeksionist, Tritan Kalo.

Kalo thotë se një nga mënyrat për pakësuar rrezikun e infeksionit është mbajtja e një maske ose e një mbulesë për hundën dhe gojën.

Sipas tij, është më e lehtë të parandalosh se sa të mjekosh.

”Për të mbyllur vendin është kollaj. Problemi është për të mbyllur mundësinë e përhapjes së infeksionit në popullatë. Dhe një nga këto mënyra për të mbyllur, ose për të pakësuar rrezikun e infeksionit, është pikërisht mbyllja e hyrjes së mikroorganizmit që quhet Sars-Cov 2 në rrugët tona të sipërme respiratore dhe mbajtja e një maske ose një mbulese të këtyre vijave për të pakësuar sasinë e dëpërtimit të virusit në organizmin tonë, por dhe mundësinë e largimit të këtij virusi nëpërmjet këtij filtri që quhet mbulesëe fytyrës. Është më kollaj të parandalosh sesa të mjekosh”, tha Kalo.

🗣#ZëriEkspertit PYETJES: Përse dhe si duhet të mbajmë maskën❓I PËRGJIGJET: Prof. Tritan Kalo, i cili na jep disa këshilla të vlefshme për rëndësinë dhe mënyrën e mbajtjes së barrierës mbrojtëse😷#KufizojmëPërhapjenEVirusit🤜Covid🤛

Publiée par Ogerta Manastirliu sur Lundi 19 octobre 2020

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Basha pritet me protesta në Laç, ndërhyn menjëherë policia

Kreu i PD-së, Lulzim Basha, është pritur me protesta në qytetin e Laçit. Simpatizantë të Partisë Demokratike që nuk janë dakord me të, kanë...

Meta ia merr këngës me Bujar Qamilin në Shkodër (VIDEO)

Për pak çaste, kreu i shtetit ka harruar zhvillimet politike, duke iu dedikuar pak vetes. Presidenti Meta ia ka marrë këngës me këngëtarin e...

Përplasja te “5 Maji”, Rama: E mira e përbashkët nuk merret peng nga askush

Dje nisi aksioni për shembjen e banesave në lagjen “5 maji” në Tiranë. Forcat policore rrethuan zonën, pasi një pjesë e banorëve kundërshtuan shembjen...

Donaldi shpallet banori më i padëshiruar në “Big Brother” (VIDEO)

Dje në "Big Brother Vip", banorët zhvilluan një spektakël, ku secili rrëmbeu nga një çmim. Pas spektaklit, Egzona si moderatore i ndau çmimet, ku...

Shpërthimi në Tonga, 500 herë më i fuqishëm se bomba atomike e Hiroshimës

Kombi i vogël ishullor i Tongës humbi një nga ishujt e tij më të vegjël, pasi një shpërthim gjigant vullkanik copëtoi tokën në copa...