Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

8 Janari… A do të guxojë Berisha?

4 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Dje lindi “partia” berishiste dhe anti-amerikane, nuk u rrëzua Basha

Nga: Artur Ajazi

Dita e 8 Janarit 2022, mbetet afati i fundit dhe pika më kulmore e “revolucionit demokratik” të Sali Berishës. Duke parë vendosmërinë e Lulzim Bashës për të mos lëshuar asnjë “pëllëmbë tokë të partisë në 5 Janar”, pritet të shohim se çfarë do të ndodhë në 8 Janar. Eshtë pikërisht dita, kur Sali Berisha dhe “ushtria e demokratëve të lirë” do të mësyjnë në selinë blu, për të rimarrë zyrat e Partisë Demokratike.

Padurimi i Sali Berishës, lidhet me “trokitjet” e forta që vijnë nga selia në Rrugën e Elbasanit, apo dhe ankthi i ardhjes së ndonjë “fashikulli” me prova të forta për korrupsionin, apo dhe marifete të tjera të dikurshme. Pas Kuvendit të 11 Dhjetorit 2021, dhe votimit “plebishitar” të anëtarësisë për shkarkimin e kryetari Basha, nuk ka kuptim që Sali Berisha të presë jashtë selisë, dhe të futet si ilegal në zyrat e partisë.

Ndaj ai ka vendosur ti japë “mësimin e duhur Lulit”. Paralajmërimin e fundit për 2021, Sali Berisha e ka rreshtuar natën e 31 Dhjetorit, apo dhe duke i dërguar atij “fonograme” presioni se “nëse nuk më liron zyrën deri në 5 Janar, do të përballesh me uraganin më të fuqishëm”.

Por edhe Lulzim Basha, nuk ka ndenjur “urtë”. Edhe ai i ka kthyer përgjigje “babait politik”. E ka injoruar paralajmërimin e tij, dhe ka deklaruar se “nuk tërhiqem nga fjala ime dhe jemi të pergatitur për çdo skenar të mundshëm”. Në pamjen e parë duket sikur, në 8 Janar nuk do të ndodhë asgjë. Por duke e njohur Sali Berishën, mendoj se në 8 Janar, falangat e tij, mbështetësit dhe ajo pjesë e anëtarësisë që e beson prej 30 vitesh, do të shkojnë në selinë blu, do të futen atje, do të kthejnë gjithçka përmbys, dhe pse jo, do të ketë edhe skena dhune dhe përplasje mes palëve.

Deri tani, Sali Berisha e ka akuzuar Lulzim Bashën se “mban në selinë e partisë njerës të armatosur”, ndërkohë që këtë “zanat” e ka pasion më tepër Doktori, se kryetari aktual. Por gjithsesi, mbetet të shohim skenarin e të dyve, dhe ajo që do të fundoset më shumë në këtë betejë donkishoteske, është Partia Demokratike,imazhi dhe morali i saj në sytë e shqiptarëve dhe ndërkombëtarëve. Më e pranueshme do të ishte natyrisht, largimi i të dyve nga drejtimi i asaj partie. Sot ajo forcë politike, ka denigruar në pikën e hallit. Baza e saj ka mbetur si e hutuar, pasi njëri nuk del nga zyra, dhe tjetri po bëhet gati ta nxjerrë me dhunë të “shkarkuarin me 44 mijë vota”. Dita e 8 Janarit 2022, do të mbahet mënd gjatë, si pika më kulmore në historinë e Partisë Demokratike, pasi varet fati dhe ecuria e mëtejshme e dy “gjelave blu”. I pari përfundimisht mbetet pa bazën e partisë (nëse del nga zyra si i shkarkuar), kurse i dyti luan me “zjarrin” sepse e di fare mirë se koha e tij ka mbaruar. Ai kërkon të marrë me vehte edhe Lulin, pasi nuk mund ta lërë partinë në dorën e “besprerit”.

Zhvillimet e fundit, flasin për mungesë maturie dhe humbje ekuilibri logjik nga Sali Berisha, duke mos ngurruar të themi se, atij i mungon edhe “nuhatja” politike. Edhe pse është i bindur, se përballë SHBA-së nuk mund të fitojë asnjë betejë, sërish Berisha do të guxojë të futet në selinë e partisë në 8 Janar, edhe sikur atë ditë ai mund të arrestohet. Guximi i tij nuk lidhet me të drejtën statutore, apo zbatimin e “verdiktit” të shumicës së anëtarësisë. Veprimi i Berishës ka më tepër ngjyrime kanunore dhe krahinore, pasi ndjehet i “prerë në besë” nga Lulzim Basha.

Gjithsesi ajo ç’ka mbetet të shohim, natyrisht nuk do ti ngjasë një “14 Shtatori 1998”, pasi gjithçka sot ka shkuar në vendin e vet, dhe Berisha e ndjen shpejt “flladin e Atlantikut” që paralajmëron torrnado…

Tags: Artur AjazibashaBerisha

TË LIDHURA

Reagon BE: Lufta ndaj korrupsionit, thelbësor për integrimin e vendit
Editorial - Opinione

Reagon BE: Lufta ndaj korrupsionit, thelbësor për integrimin e vendit

14:25 | 12/03/2026
Reagon ambasada e Holandës në Tiranë: Drejtësia duhet të jetë në gjendje të hetojë korrupsionin
Aktualitet

Reagon ambasada e Holandës në Tiranë: Drejtësia duhet të jetë në gjendje të hetojë korrupsionin

14:05 | 12/03/2026
Trump: SHBA shkatërroi 42 anije iraniane në 3 ditë
Të Gjitha

Trump: SHBA shkatërroi 42 anije iraniane në 3 ditë

17:48 | 07/03/2026
Next Post
Italia mban zgjedhjet presidenciale më 24 janar

Italia mban zgjedhjet presidenciale më 24 janar

Tirana me pagat më të larta, Lezha më të ulëtat

Tirana me pagat më të larta, Lezha më të ulëtat

Tirana si zonë “lufte!” Breshëria e plumbave i merr jetën 35-vjeçarit

Tirana si zonë “lufte!” Breshëria e plumbave i merr jetën 35-vjeçarit







JU REKOMANDOJMË

Vritet 57-vjeçari në Krujë

Qëlloi veten me armë zjarri, vdes 47-vjeçari në Tiranë

22:14 | 09/03/2026
LAJM I FUNDIT/ Rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon Ambasada Gjermane

LAJM I FUNDIT/ Rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon Ambasada Gjermane

12:06 | 12/03/2026
Fortesa sekrete bërthamore e Iranit 100 m nën tokë, ekspertët: Mund t’i japë fund luftës

Fortesa sekrete bërthamore e Iranit 100 m nën tokë, ekspertët: Mund t’i japë fund luftës

17:56 | 13/03/2026
Dy herë gëzim për familjen Pojani: Motrat e Megi Pojanit në pritje të ëmbël

Dy herë gëzim për familjen Pojani: Motrat e Megi Pojanit në pritje të ëmbël

18:32 | 09/03/2026




TË FUNDIT

Shpërthim në rafineri nafte në Erbil, Hamasi thirrje Iranit të ndalojë sulmet
Bota

Shpërthim në rafineri nafte në Erbil, Hamasi thirrje Iranit të ndalojë sulmet

by mirseda
21:00 | 14/03/2026
0

Një zjarr ka shpërthyer në rafinerinë Lanaz në rajonin verior të Irakut, Erbil, pasi u godit nga...

Lufta në Lindjen e Mesme, Franca harton propozimin për paqe: Libani të njohë Izraelin

Lufta në Lindjen e Mesme, Franca harton propozimin për paqe: Libani të njohë Izraelin

20:56 | 14/03/2026
Ambasada e SHBA në Bagdad u kërkon amerikanëve të largohen nga Iraku pas sulmit me raketë.

Ambasada e SHBA në Bagdad u kërkon amerikanëve të largohen nga Iraku pas sulmit me raketë.

20:23 | 14/03/2026
Frikë në Vlorë, portieri i Elbasanit pëson dëmtim horror dhe dërgohet me urgjencë në spital

Frikë në Vlorë, portieri i Elbasanit pëson dëmtim horror dhe dërgohet me urgjencë në spital

20:09 | 14/03/2026
Kanosje me armë në Sarandë: 31-vjeçari dhunon ish-bashkëjetuesen, zbardhet ngjarja

Kanosje me armë në Sarandë: 31-vjeçari dhunon ish-bashkëjetuesen, zbardhet ngjarja

19:38 | 14/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com