Debati për Teatrin vijon edhe në rrjetet sociale. Rama ka ndarë me qytetarët një video, ku protagonist është regjisori Leka Bungo, ku teksa ka qenë i ftuar në emisionin Zonë e Lirë të Arian Çanit në TV Klan, thotë se Teatri Kombëtar duhet prishur dhe duhet ndërtuar një i ri.
Më herët, Rama citoi edhe aktoren Rajmonda Bulku, e cila sipas tij, kërkonte prishjen e Teatrit Kombëtar, diçka që u përgënjeshtrua menjëherë nga vetë artistja.
Rama vijon t’i quajë “një minorancë” protestuesit dhe kundërshtuesit e projektit për ndërtimin e Teatrit të ri.
Teksa kjo çështje është ende e nxehtë, qytetarët kanë shpërthyer me një mori komentesh, ku disa prej tyre kanë marrë edhe vemendjen e kryeministrit Rama.